G.Nimanbegu: Urim me rastin e Vitit të Ri 2023!

Të nderuar bashkëkombës!

Po e përmbyllim vitin 2022 me vazhdimësinë e aktiviteteve dhe nismave të ndërmarra me përgjegjësi dhe përkushtim ndaj komunitetit e qytetit tonë.

Përkundër pengesave në realizimin e programit tonë politik, arritëm të sigurojmë mjete në vlerë mbi 2 milionë euro për realizimin e projektit kryesor për qendrën sportive dhe stadiumin në Ulqin, vazhdimin e fazës së dytë të kalldrëmit në Qytetin e Vjetër- Kalaja, për shpronësimin e tokës për të lidhur dy bulevardet (Gj. K. Skenderbeu dhe Teuta), duke krijuar parakushtet që Ulqini të fitoj dy institucione të reja arsimore (qendrën e inovacionit dhe universitetin). Po çojmë përpara projekte të panumërta në rikonstruksionin e rrugëve dhe objekteve kulturore për ta bërë qytetin tonë qendër të turizmit në Mesdhe.

Nata e ndërrimit të viteve është moment bashkimi, feste e gëzimi për shëndetin, punën dhe angazhimin tonë gjatë vitit 2022 që po e mbyllim. Duke ju përcjell urimet më të përzemërta në emrin tim dhe në emër të Forcës së Re Demokratike, uroj që viti 2023 të jetë një vit i shëndetshëm, i mbarë dhe i suksesshëm për të gjithë.

Le të shpresojmë e urojmë që viti 2023 të jetë vit i mirëqenies, i angazhimit tonë kolektiv dhe i forcimit të kohezionit politik! Më shumë shpresë, paqe sociale, dhe begati për të gjithë!

 

Gëzuar!

Kryetar

Genci Nimanbegu

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Presidentja e Kosovës në Mal të Zi: SOT NË PODGORICË, NESËR NË ULQIN
Presidentja e Kosovës në Mal të Zi: SOT NË PODGORICË, NESËR NË ULQIN

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, me ftesë të kryetarit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, po qëndron sot dhe nesër për një vizitë zyrtare në Mal të Zi. Presidentja Osmani Sadriu

Kryetari Bajraktari: Ngushëllime për viktimat e tërmetit në Turqi
Kryetari Bajraktari: Ngushëllime për viktimat e tërmetit në Turqi

Kryetari i Ulqinit Omer Bajraktari, ka shprehur ngushëllimet e tij të thella për familjet dhe popullin turk në keto momente të vështira pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë. Qytetarët

Nimanbegu: Telegram ngushëllimi për tërmetin shkatërrues në Turqinë juglindore
Nimanbegu: Telegram ngushëllimi për tërmetin shkatërrues në Turqinë juglindore

AMBASADA E REPUBLIKËS SË TURQISË Sh.E.T. Mr. Barış Kalkavan, ambasador   Shkëlqesia Juaj, Si mik me lidhje të gjata historike me Republikën e Turqisë, qytetarët tanë dhe të gjithë shqiptarët ndjehen thellësisht

Në fund të shkurtit: SEANCA E PËRBASHKËT E QEVERISË SË MALIT TË ZI DHE QEVERISË SHQIPTARE
Në fund të shkurtit: SEANCA E PËRBASHKËT E QEVERISË SË MALIT TË ZI DHE QEVERISË SHQIPTARE

Qeveria e Malit të Zi do të mbajë një seancë të përbashkët me qeverinë shqiptare në fund të këtij muaji, mëson Portali Ul-info. Siç pritej, me atë rast në Podgoricë do të nënshkruhen më shumë se 10 marrëveshje

Abazoviq: KONKURS PËR RREGULLIMIN E PLAZHIT TË VOGËL DHE NJË TUNELI ME LIMAN
Abazoviq: KONKURS PËR RREGULLIMIN E PLAZHIT TË VOGËL DHE NJË TUNELI ME LIMAN

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq njoftoi gjatë vizitës së fundit se do të shpallet një konkurs ndërkombëtar për rregullimin e Plazhit të Vogël dhe një tunelit që do ta lidhë atë me Limanin. “Kjo