Lumi Buna (sër.Bojana. lat.Barbana) buron nga liqeni i Shkodrës. Është i gjatë 44 kilometra, ndërsa me sasi të ujit që sjell në det, i treti në Mesdhe (pas Nilit dhe lumit Po në Itali). Ai është rezervat natyror i botës bimore dhe asaj shtazore. Ekspertët e brendshëm dhe ato të jashtëm, në deltën e këtij lumi kanë regjistruar 143 lloje dhe nënlloje peshqesh. Ajo ka ruajtuar bukurinë e dikurshme, ngjyrën në mes të gjelbërtës dhe të kaltërtës. Buna bashkon dy shtetet, Malin e Zi dhe Shqipërinë. Duke kaluar nëpër vendet tona së pari takohemi me vendbanimet : Lisna Bori, Fraskanjel, Reç, Shënjergj, mbërrisim deri në Shënkollin e dikurshëm deri te ishulli Ada ku derdhet në detë.
Asllan Bisha lindi në Lisën, në bregun e Bunës. Që nga fëmijëria Buna e frymëzonte, rjedhja si nuk ndalohet asnjëherë, peshkimi, lundrimi , ëndërrimi për ngjarjet dhe njërëzit të cilët i takonin fshatarëve reth e reth. Shpesh herë në bregun e Bunës shikonte anën tjetër ku ishte shteti amë.
Asllanit i tregonin kur duke ecur nëpër lum në Lisna Bori janë ndaluar edhe anije të mëdha.Njëra prej tyre ka qenë edhe “Bojana”.Një plak i tregonte Asllanit:
“Bojana”. është ndaluar në Lisna Bori . Prej detarëve kemi marr sheqer, krypë, makulure, na i kemi dhanë prodhimet tona..”
“Bojana” në Molin e Portamilenës –viti 1939
Kur u bë 12 vjeçar Asllani filloj të shkoj në peshkim edhe në liqenin e Shasit. Një herë i vetmuar hyri ndërmjet vjetërësinave të qytetit të lashtë 2500 vjeçar.. Vonë, pasdite mbërriti në shtëpi, kur kishin filluar për ta kërkuar.
Mbas mbarimit të arsimimit Asllani u punësua në shkollën tetëvjeçare nën Kalanë e lashtë të Ulqinit. Ditë për ditë shkonte në punë, më qëndrueshmëri edukoj shumë gjenerata, me natyrë i qetë, por këmbëngulës qëndroj dhe përjetoj edhe kohërat e vështira pas viteve tetëdhjeta në vendin tonë. Asnjëherë nuk përnguli kokën, vazhdoj punën dhe mbijetoj, doli fitues kundër të gjithë turbullinave, presioneve.
Asllani ka ditur të bashkëpunoj edhe me të tjerët, edhe malazezët e drejtë në të gjetën shok dhe mik të mirë.
Në çaste të lira shkonte në Kala. Në hyrje të Kalasë menjëherë gjendet Pazari i gjytetit. Në anën prej jugut i rrethuar me bedenet e lashta. Këtu janë ulësit prej gurit si edhe tri dritare të hapura prej detit. Pamja është në Gurin e vogël dhe të Madhë si edhe në lagjen Liman dhe Bashbylyk. Në vendin qëndror është mektebi i dikurshëm (sot kancelaritë e Muzeut). Menjëherë gjendet Kroni i Kalasë . Nën mekteb është guri i madhë, ngjyrë të verdhë ku kanë pushuar të moshuarit. Sipas tregimeve aty janë shitur dikur robët të cilët i kanë zënë kusartë e Ulqinit. Mendohet se aty është shitur si rob edhe Miguel de Servantesi. Kur hyhet prej Portës së Madhe djathtas nën urën e cila shkon për Shkala (Citadela) janë qemerët dhe vazhdimësia e Pazarit të gjytetit përpara xhamisë (sot muzeu). Këtu është skena verore për programe kulturo artistike. Menjëherë është edhe Kulla e Ballshajve e restauruar e cila shfrytëzohet për ekspozita të piktorëve.
Duke lexuar para disa viteve librin e tij “Nusja e detarit” në imagjinatën time ngjarjet dhe personazhet në libër i vendosa në Fushën e Qehajës, te feneri në fund të Kalasë. Asllani më tha se e ka gjetur tempullin e sakrificës në brendësi të Citadelës- Shkalasë në pjesën më të lartë të Kalasë.
“ Vendin e sakrificës e kanë mshehur më qëllim, tash shkojmë një ditë së bashku për ta pa..” më tha Asllani.
Edhe kështu, Asllan Bisha ndërmjet tre ujërave : Lumit Buna, liqenit të Shasit dhe detit në Kalanë e Ulqinit është autori i 15 librave. Në këtë vitë ai botoi veprat “ Në Safari”, “Nusja e detar Agronit” si edhe përkthimin në gjuhën malazeze “Nusja e detarit”. Të gjithë këtë punë madhështore Asllan Bisha e bëri duke luftuar kundër sëmundjes së rëndë.
Por, Asllan Bisha nuk u dorëzua: ai doli fitues se ai është më të vërtetë ASLLAN.