Rrëfimi 1.
Valdanosi,pjesë magjike e Ulqinit. Me bashkëshorten ishim duke ecur rrugicës sipër plazhit me zhavor. Djathtos janë selviat të mbjellura dikur prej Kooperativës bujqësore, pak më largë ullishta e njohur e Bishtit-Valdanosit. Prej pishave doli Cano Duli:
“Dotore, sa mirë si po ju shoh”.
Ishin fjalët e tija.
Rrëfimi 2.
Njohtimi im ma i mirë me Cano Dulin është në vitin 2009 kur vizitova Njujorkun lidhur me bashkëpuniminmin me “Columbia Universitetin” dhe “Jacobi Hosptal Center “në pjesën e Njujorkut Nju Roshel.
Në qershor të vitit 2009 pas udhëtimit të gjatë mbrritëm në aeroportin e madhë “Xhon Kenedi”. Aty na priti Cano Duli:
“Prof. Alan Ross më ka lajmërue se do të vini , unë do të ju shoqëroi këto ditë”.
Dhe, me të vërtet Cano Duli dhe i ndieri Fatmir Resulbegu na kanë shetitur nëpër Njujork. Cano Duli kishte raporte të shkylqyera me Prof. Alan Ross i cili ishte barësi i Projektit për ndihmesën e Emërgjenësësë Shtëpisë së Shëndetit të Ulqinit prej vitit 2007-2010.
Cano Duli ishte i kyçur në Projektin: themelimi i Spitalit “Ilyria”. Në këtë spital në kuadër të “Jacobi Hosptal Center “. Mjekohen shqiptarët prej të gjithë vendeve ku litet gjuha shqipe: prej Shqipërie, Kosove, Maqedonie dhe Malit të Zi.
Ishim në mbrëmje solemne lidhur me kremtimit të 10 vjetori të Spitalit “Ilyria”. Aty u takuam me shumë vendasit tonë të cilët jetojshin në Njujork. Kam pasur privilegjë që të përshëndesë të gjithë të pranishmit publikisht.
Një ditë ishim edhe për drekë në shtëpinë e Cano Dulit. Na priti edhe bashkëshortja dhe vajza e tij. Djali ishte në punë.
Në darkë të paharrushme e kemi pasur në një restaurant në Nju Roshel. Pronari ishte prej Gucie (Mali i Zi).
Rrëfimi 3.
E kuptoj të nevojshme të shkruaj diçka edhe për babain i Canit.
Musa (Cano) Duli u lind në Ulqin më 1924. Shkollën fillore e kreu në vendlindje.Për shkak të kushteve të vështira u detyrua të shkojë në Shqipëri, për të gjetur punë. Në vitin 1942 shkoi në Tiranë te dajat. Atje mbaroi kursin për infermier. Më pas u punësua në spitalin italian, ku punoi dy vjet me mjekë të njohur, siç ishin dr. Anagnosti, dr. Groti dhe dr. Matroni.
Në vitin 1946 iu bashkëngjit Brigadës së 13 shqiptare në Ohër, ku edhe punoi një vit në spitalin e atjeshëm. Një vit më vonë u kthye në Ulqin. Ia filloi punës në ambulancën e atëhershme afër ish-hotelit Galeb. Ishte njeri human, i gatshëm për t’u ndihmuar të gjithë njerëzve pa dallim feje e kombi. Punën e infermierit e ushtronte me gjithë zemër e shpirt. Pa kurrfarë pritese shëronte pleq e plaka, të rinj e të reja, fëmijë të grupmoshave të ndryshëm. Me të gjithë ishte i afërt.
Vdiq më 1996.
Kujt në Ulqin ose në rrethinë nuk i kujtohet Musa, që shumë njerëz e thirrshin doktor Musa? Njeriu që vraponte, i kryente punët me buzë në gaz, njeriu që dinte me fjalë të ta lehtësonte dhembjen. Musa ishte infermier i dalluar.
Rrëfimi 4.
Biografia
Cano Duli lindi në Ulqin në vitin 1958. Shkollën fillore e përfundon në Ulqin. Shkollën e mesme-dega e artiketurës e kryen në Pejë në vitin 1973/74.
Fakultetin për artiketurë në Sarajevë në vitin 1979. Fillimisht punësohet në Organizatën për rindërtimin e Ulqinit pas tërmetit me 15 prill të vitit 1979.
Prej vitit 1989 deri me 1992 udheq besnisin privat. Po në atë vit emigron për SHBA.
Fillon epoka e rilindjes tij ku e ndin vehdin shumë të sigurt.Punsimi me profesion në zyren e Art.ca. Udhëtimi në Hjuston-Texas dhe rikthimi në Njujork. Në vitin 1997 e hap besnisin privat: Interopr-eksterior Fresca painting Gold Leaf technicue bluenprint.
Punët më atraktive që i realizoji: Hotel Wasdorf Astoria New York, Manhattan Plaza Hotel- Taj Mahal, Public Library, Manchatab shtëpia private të standartit të lart, apartmane, restaurante, , reparim arteve të vjetëra.
Pas pensionimit vazhdon me këto aktivitete në SHBA dhe në Europë, dhe në vendlindje në Ulqin.
Në fund po shtoj:
Cano Musa Duli ishte arkitekt në Ulqin, por suksesi më i madhë në arktekturë do të manifestohet në Njujork., ku do të tregohet edhe piktor i dalluar.Kisha kënaqësi që të takohemi në Ulqin dhe në Njujork.
(Nga libri në dorëshkrim “Mërgimtar”)