Jallia
Ishte vajzë e re duke u larë në Jalli. Jallija-Kacemja (jallia, nga turqishtja – fushë në bregdet) gjendet në pjesën juglindore në Kalanë e Ulqint. Në anë të majtë ishte Moli i Vogël, kurse në anë të djathtë Moli i Madhë. Plazhi i Jallisë ka qenë me zhavor, me cektinë ranore, gjatësi prej 50 kurse gjërësi deri në 7 metra. Në pjesën e majtë të bregut gjendet Guri i zi dhe shkëmbi i madhë- Kacemja e lartë deri në tri metra mbi sipërfaqen e detit. Sipër Jallisë-Kacemes është Bedeni i Kanunes, Pallati Venediku dhe Tabja. Në rrugë si shkon për në Kala është Porta (hyrja) e Kalasë, në pjesën jugore.
Në Jalli jena larë në det, kemi bërë notimin e parë. Edhe katër fëmijët e mi si edhe tre nipat e mbesat e parë kanë filluar notimin dhe larjen në det aty. Më të vegjëlit kanë notuar deri te Guri i Zi, më të rriturit kanë hypur dhe kërcy prej Kacemes. Ndërmjet dy moleve djemtë e rinjë kanë lujtuar vaterpollo. Më kujtohen në dekadën e pestë-gjashtë të shekullit XX lojtarët: Xhavid dhe Sani Ismajlaga, Rashko Zhivanoviq, Sllobo Markoviq, Sabri Kapllanbegu, Mustafë Nimanbegu… Më vonë kanë lujtuar edhe Lluka Gjuroviqi, Zuhdi Dema. Edhe ne nxënësit e shkollës tetëvjeçare kemi bërë gara në det. Më kujtohen edhe djemtë të cilët notojshin dhe u zhyteshin në det: Jakup Nimanbegu, Selatin-Tino Vogliqi, Zuhdi Bushati e të tjerë.
Në Molin e Madhë janë gastuar barkat e vogla, kurse në Molin e Vogël sandallat dhe fllugat e peshkaxhive. Në pjesën tjetër të Molit të Madhë kanë ardhur barka më të mëdha si edhe anijet për transport të mallërave dhe udhëtarëve.
Martesa
Në Jalli Milihaja i ra “në sy” Zija Hidrit nga Ohri, i cili ishte në pushimin veror. Pas kthimit në Ohër, Zija Hidri kontaktoji me prindërit e Milihasë. Dhe kështu u afruan, martuan.
Biografia
Shkollimi
Zija Hidri ka qenë i lindur me 22 mars në vitin 1938 ne Ohër.
Shkollën fillore edhe të mesmen i përfundoji në vendlindje.
Fakultetin filologjik – dega fizikë dhe matematikë e kreu në Shkup.
Ka punuar ne katundet e Tetovës, mandej u punësua në Ohër te Shkolla “Vllazërim Bashkim”.
Presionet dhe jeta e vështirë
Në vitin 1981 ndodhën demonstratat në Kosovë. Ishte reagim i shpejtë kundër shqiptarëve në Kosovë , por edhe në vendet tjera ku jetojshin shqiptarët. Pasoja të mëdha ishin në Ulqin si edhe në Maqedoni.
Ne vitin 1980 të organizuar me nxënësit e tij të cilët kanë studiar në Prishtinë kanë shkuar në ekskursion në Shqipëri.
Për atë shkak shumicën e organizatës e përjashtuan nga puna.
Zija Hidrin me disa shokët e tij të cilët atëherë ishin të largua nga puna, kohëpas kohe i ftojshin në polici, duke i shtrue pyetje, maltretua. Kërkojshin shkakun për ti burgosur. Ja morrën edhe pasaportin që mos të munden të largohen nga Jugosllavia e atëhershme. Zija Hidri gjithmonë u përgjigjte:
“Unë jam shtetas i Maqdonisë dhe i Jugosllavisë. Ohëri isht vendlindja ime. Por, jam edhe shqiptar, nuk kam bë asnjëfarë gabimi.. punën time në arsim e kam punuar ashtu si lypet..kam familjen..”
Gjithnji kërkojshin arsyetim për ta burgosur.
Vëllau i Zijas ishte në Amerikë dhe ai ia nisi garancionin për shpërgulje dhe të shkue në mergim.Kaluan 8 vjet derisa erdhen letrat. Zija Hidri ishte shumë i mërzitur, papunësia, jeta e vështirë.
Mërgimi në SHBA
Definitivisht, më 27 mars të vitit 1989 familijarisht me bashkëshorten Milihanë dhe dy djemët u nisën për Amerikë. Nuk kanë njohtua askend prej familjes prej frige mos ti ndalojnë dhe maltretojnë.
Vitet e fundit të jetes te Zija Hidri u paraqit semundja e Alzheimerit.
Familja e tij vendosi të shkoj në Ohër. Zija në Ohër u ndihte me i kënaqur, ishte në mes me njerëzit e vet edhe në vendin e vet.
Mbas një viti me këtë sëmundje të rendë Zija Hidri ndrroj jetë më 6-6-2018.
Milihaja është vajza e Nail dhe Hasene Karamanagës, e lindur më 1952 në Kalanë e vjetër të Ulqinit. Fëmijërinë e kaloi me shoqet e saj Hyrije Karamanaga Cungu (1951) dhe Fitnete Kapllanbegu Karamanaga (1952). Shkollën fillore e përfundon në gjuhën joamtare në Ulqin. Gjithashtu edhe Shkollën e mesme për ekonomi. Ka punue në tregëti deri në martesë.
Emigrimi në SHBA
Mandej emigrojnë familjarisht në SHBA. Kanë pasur punë dhe jetë të suksesshme në Çikago. Pastaj dalin për të jetuar në jugun e SHBA, në Atllantë.
Vizita në Australi
Në vitin 2010 Milihaja e vizitoi axha Ibrahimin në Australi. Ajo qëndroi dy javë në shtëpinë e tij. Ibrahimi përjetoi çaste të bukura, i erdh mbesa, bisedonin për të gjithë, për Kalanë, të afërmit e tyre…
Ajo thotë:
“Kam qenë në Australi te axha Ibrahimi. Ai ishte shumë i sëmut në spital. Kur m’ ka pa ka thanë. “Kjo isht dita ma e bukur e jemja në kyt jetë”. Tanë kohën kena qenë bashkë. Gjithkuj i thoshte: “Kjo isht mesa jeme.“
Milihaja tregon se në albumin e axha Ibrahimit ka pasur disa fotografi me më të afërmit e tij kur ishte për here të parë pas mërgimit në Itali dhe Australi në vitin 1967. Tereza ato fotografi nuk ia dha Melihasë. E ka marrë vetëm librin për Ligën e Prizrenit, të botuar në Itali në vitin 1978 në gjuhën shqipe. Edhe kjo gjë e dëshmon Ibrahimin si patriot, i dashuruar me vendlindjen, por edhe me kombin e vet shqiptar.
Milihaja thotë: “Axha Ibrahimi m’ ka thanë se në shkollën fillore mësuesi ka qenë Millutini. Ka mësu me Hajlije Peshkun (vjaza e ef. Mulla Sulejman Peshkut), me Minen Mollabeqiri (e martuar për Shaban Cungun)…”
Milihaja vazhdon:
“Në spital gati për çdo ditë e kanë vizituar ulqinakët: Ruzhdi Bilali me bashkëshorten, Muhamed Majushi, Ismet Mollabeqiri, Shefkoja, djali i Cafo Ishmakut, Irfan Hoxha…”
Baba i saj Nail Karamanaga (1925-1986) tregonte:
“Erdhi viti i ri, erdhi 1 maji, po na vjen vera”.
Legjendë
“Kam qenë nxënëse shkollore, ishte natë duke u kthye prej shkolle. Në bedenin te Fusha e Qehajës janë disa penxhere të rrumbullakëta të drejtuara prej detit. Ndërmejt dy penxhereve të fundit janë tri hapësira të vogla.. Duke ecur menjëherë prej këtyre hapsirave të vogla doli flakë e kuqe… U frigova, shpejtova dhe mbrrita deri te shpija jonë… Për këtë gja nuk i fola askujt. Kaluan disa ditë, te na erdhi Hatmane Hoxha, vajza e kushrinit Musa Nagës. E shoqërova Hatmanen deri te Porta e Jallisë. I kallxoxa se çka më ka ndodhur para disa netëve duke kalue nëpër Fushë të Qehajës”.
Hatmanja u ndalue dhe më tha:
“Kam ndëgjue prej të moçëmve: para njëqindë vjetëve, nuset janë marr natën të hypur në kal. Një herë, duke kalue kali me nuse te ata penxheret e vogla para bedenit te Fusha e Qehajës prej detit e gjujnë me tap Kalanë, dhe vetëm nusja atëherë ka mbetur e vdekur… Ti nuk je vetmja si e ke pa flakën e cila del prej këtyre penxhereve.”
Për mësuesen
Milihas nuk i kujtohet mbyllja e shkollave shqipe në Ulqin (viti 1956).
“Kam mësue në gjuhën sërbo-malazeze. Më kujtohet mësuesja Ljubica Aleksiq. Duke ditur se unë sllavishten e fol shumë keqë, më ka thirur pas orëve me më mësue. Disa here më ka marr në shtëpinë e saj në Lima. Më ka jap me hanger bukë e ullinj, ose ndonjë gja tjetër. Ka qen grua dhe mësuese shumë e mirë.”
Ardhja e shkurt në vendlindje
Ditë vere, gusht më 2022. Milihaja erdhi në Ohër. Mandej shkurt e vizitoji edhe vendlindjen Ulqinin. Në ëmbëltoren “Hollyday” takuam Ardijanin, djelin e Milihas. Ai ishte me djalin e vogël dhe bashkëshorten e tij nga Kosova. Ardijani na foli, iu kujtuan ditë të cilët e ka kalue në Jalli duke u la në det, në Kaceme.
Në fund Milihaja shprehet:
“Do të kthehem përgjithmonë. Do të jetoj në Ohër. Shpesh do ta vizitoj edhe Ulqinin”.
(Nga libri në dorëshkrim “Mërgimtar)