Gani KARAMANAGA: ÇINARI I MOÇËM

Çinari i Moçëm

treqindvjeçar

ruan hijet

e viktimave

të nëntorit

 Ishte heret, më 27.nëntor të vitit 1944 shokët e Rafos erdhën te shtëpia e tij dhe e trathtuan se do të shkojë në Cetinë për të festue fitoren. I than:

“Merre edhe harmonikën, do të festojmë..”

 Halime, gruja e Rafos thoshte:

“Atë ditë Rafoja tri herë është këthye për ta shikue djalin Agimin i cili nuk kishte as një muaj”.

 Çinari i Moçëm treqindvjeçar në rrugën e cila shkon prej Limanit për Malin e Bardh. Aty është edhe “Pusi i Ultinit”, Kroni i vjetër, sheshi i vogël. Çinari ka qenë gjithmonë misteriozë, për ne në fëmijëri i frikshëm. Askush nuk e di vjetërsinë e tij.

Sipas një gojdhënies, Çinari i Moçëm i takon kohës dinastisë së Bushatlijëve nga Shkodra. Pran Çinarit të Moçëm është dashtur të kalohet më shumë kujdes, më shikim të fshehur në ato vrimat në trupin e madh, duke mendue se ka diçka aty brenda.

Atë ditë në mëngjesë, sa kishte kalue sabahu qetësia e mrekulluar te Çinari i Moçëm u prish.

Erdhi një grupë njërzëshë të armatosur, përpara tyre me duar të lidhura ishin  katërë ulqinak : tre shqiptarë dhe një malazias. Gjashtë eksekutorë ecëshin mbrapa duke shtyr të dënuarit.

Hodo beg Bushati u mundonte ta qetësonte djalin, Ahmetin. Në shtëpi në Prronin e Ranës gruja, edhe dy fëmijë, të pafajshëm.

-Edhe baba im, por edhe unë nuk kemi ba askurgja, vetëm se nuk kemi luftue me partizanë. Ne kemi jetue jetën tonë, me shumë halle dhe vështërsina.Po na hanë terri…

Të parët e tyre janë me origijnë nga Shkodra, pasardhës të Kara Mahmud Pashës së Bushatlijve, fisit më të njjohur nga Shkodra, me grada dhe tituj të lartë në Parandorinë Osmane. Në Ulqin ky fis ka pasur famë të madhe. Hodo beg Bushati dhe djali tij Ahmeti ranë në duart e komunistëve barbar për shkak të ideave përparimtare.

Ahmet beg Bushati ishte intelektual i rrallë dhe sportist i dalluar. Ai ka lujtur futboll në Kotorr. Fanela e tij me numrin 8 ruhet ende në arkivin e klubit të Kotorrit. Ahmeti njëkohësisht ka qenë edhe këshilltar-“porotnik” në Gjykatën e Ulqinit.

Radovan Aleksiqi fliste diçka për veti.

Shtëpia në fillim të rrugës e cila shkon për Limanin e Sipërm. Gruja dhe tre fëmijë të vegjël. Djali gjashtëvjeçar, vajza e vogël sa kishte fillue të ecur, ka njëherë e thirte babain.

”Pse, pse-mendonte ai. Vetëm për atë gjë se nuk mendoj si ato. Unë nuk kam vra askend, kam pasur familjen time, pse me ma marr jetën?

Raif-Rafo Gorana, nuk bënte za. E kishte kuptue se shokët e tij me të cilët ka luftue, më të cilët ka pasur idealet për një botë të re, për bararazim e kishin trathtue.

Prej mendimit nuk iu hiqte djali Agimi. Tri herë është këthye në mëngjesë për ta pa, si me e ditur se kjo ishte dita e fundit e tij.

Gruja Halime mbeti në derë, nuk besonte asgjë, por ente nuk dinte për fatin dhe atë çka do të ndodhë edhe dy orë te Çinari i Moçëm. Nëna Gjylije kishte ndërrue jetë..

“Ne kemi luftue së bashku kundër çdo akupatori..Ulqini është i të gjithë neve.. unë vetëm deshta drejtë për të gjithë, të jemi shokë e miqë si kemi qenë përpara..

Pse i pëngoji flamuri shqiptarë, në Ulqin jemi shumica, i kemi ndihmue njëri tjetrit..pse, pse? Më dhimbet edhe Hodo beg Bushati me djalin Ahmetin. Me këtë kam pasur shoqëri dhe biseda të gjata. Edhe malaziu mundet të jetë i pafajshëm. Edhe ai ka familjen e tij..“

 “Me të gjithë shokët malazias kemi pasur ideale për një jetë ma të mire. Baba im Latif Gorana ka qenë mikë edhe me mbretin Nikolla. Si tregëtar I ka ndihmue edhe malazezve edhe malabardhëve..unë jam kështu I edukuar..çka ndodhi tash..shokët e mij  na trathtuan, pse me humbë jetën, unë kam luftue për një gja tjetër..

Vazhdonte Rafoja monologun duke ecur në mbarim pas tre tjerëve të dënuar.

Rafoja, ka qenë trup madh, i pashëm dhe i veshur gjithmonë pedant. Ai mbante vazhdimisht me gjelozi uniformën e pilotit : çizmet e lëkurës, një pallto të madhe të lekurës dhe helmetën e lëkurës në kokë. Po ashtu ka pasur edhe një orë dore me emrin “Bullova”, që e kanë pasur vetëm pilotët.

Kujtimet e një plake:

“Kam pasur 6-7 vjetë. Kur ka ardhur Rafoja në Ulqin kemi dalur te Kroni i Kasapëve për ta pa. Ishte i naltë i veshur me tesha pilotit..

Grupi i këtij mëngjesit të nëntorit u largue prej Kronit të vjetër, kaluan nëpër një rrugicë të ngushtë, mbrritën deri në anën e majt nga Çinari..

I rreshtuan të arestuarit.

I pari ishte Rafoja, mandej Hodo begu dhej djali tij Ahmeti, i mbrapti Radovan Aleksiqi. Qëndrojshin në këmbë, Rafoja  fliste me vet vedin:

            “Zoti i Madhë,gjithmon të kam besue, nuk kam  pasur kohë me hy në xhami, por t ë lutem: më forco në këto momente, jepi durim  gjyshes Sulltanës dhe gruas Halimes, shpëtoje djalin tim Agimin, le të rritet e të jetoj në liri.. ne këtu po largohemi nga kjo botë. Deri në fund i besova shokëve, por ato na trathtuan..

Këtu mbaron rrugëtim im..Më vjen keq se populli im edhe me tutje është me zinxhir në këmbë…

Nuk doli ashtu si na kanë premtue, si kemi dashtur,

Më trathtuan… Unë i besova…

Drita filloj me e mujtur errësin e natës, filloj me ra shi i pakt, i ftoft. Eksukotortë i shtyjshin për të ecur ma shpejt. Hodo beg Bushati ecte ma ngadal si edhe Radovan Aleksiqi..

Rafoja vazhdonte dialogun me vetveten:

“ Kjo çka po ndodhi sot isht manifestimi i njëriut dhe jonjëriut.

Të gjithë këto si na dënuan pa gjyq, pa mundësi me u mbrojtur ishin komshit tonë.

Kemi jetue në një qytet, ndihmue njëri tjetrin,

Ky isht mbarimi dhe fundosja e idealeve për një jetë të pëbashkët,

Ku do të dominojnë mardhëniet ideale për vllëzërim dhe bashkim.

Paska ka qenë ky një mashtrim i madhë,

Trathëtia e shokëve të mijë

Kam dëshirë:

Ta shikoj edhe një herë djalin tim Agimin.

Ta shoh edhe një herë gjyshen, motrat, vllëzërit e mijë,

Ta përqafoj gruan time..

Ti tham lamtumirë jetës time..

Në mbarim të rrugëtim tonë po them:

–           Asgjë nuk isht e hupur,

–           Prej zemrave tona 

–           Do të lind shpresa,

–           Prej gjakut tonë të derdhur                                                             

            Do të krijohet lumi i lirirsë.

Ishte mendimi i fundit në rrugëtimin e Raif Rafo Goranës .

Edhe ashtu i naltë, u drejtue fare, iku frika, shikonte diku largë…

Krisma e armëve zjarrit e prishi qetësinë e mëngjesit. Qindërra zogjëshë në degat e shumta të Çinarit heshtën, edhe gjethtë nuk llëvizshin..

Të katërtë i pushkatuan në mengjesin e datës 27 nëntor 1944, mbi Lima tek Çinari i Moçëm…

Njëri prej eksukatorëve u afrua Rafos të vrarë, ia morri prej dore orën marke “ Bullova”, ja heqi rrypin të cilin e kishte  si pilot dhe çizmet..

Eksukutortë i varrosën të vrarit dhe u larguan.

Zbardhi drita.

Filloi shi i pakt.

Çinari i Moçëm u zgjue nga kjo ndodhje

Zogjët filluan mallkimin për të vrarit..

(Nga romani historik në dorëshkrim “Çinari iMoçëm”)

One Response

  1. Temë kjo të cilën e kam dëgjuar si fëmi. Rafoja i famëshëm, por pa ditur kurrë diçka mē konkret, ngjarjen dhe historine e vërtetë.
    Shpresoj se një ditë do ta lexojm librin komplet dhe me fakte dhe detale, sidomos emra dhe mbiemra të tradhëtarve të Rafos dhe tjerëve…
    Dëshiroj që kjo libër të jet inspirim edhe për tema dhe ngjarje tjera historike të Ulqinit, mbi të cilët ka pak ose aspakë informata dhe të dhëna gojore apo të shkruara!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nxënësit vizituan centralin me erë në Mozhur: MBOLLËN EDHE DISA PISHA

Zjarri përfshinë ordinancën private: SHKAKTON DËME TË MËDHA MATERIALE

Ardita Rama: BIBLIOTEKA ASESI NUK MUND TË PASUROHET VETËM ME DONACIONE

Ulqin: KODRA E PINJESHIT, FUSHA DHE TYRBJA E HARAPIT
Ulqin: KODRA E PINJESHIT, FUSHA DHE TYRBJA E HARAPIT

Mbi pyllin e Pishave ndodhet kodra e Pinjeshit, me pamje të mrekullueshme në det dhe Kalanë e Ulqinit. Në Ulqin për shekuj me radhë kanë jetuar zezakët të cilët i sollën këtu kusarët dhe detarët e Ulqinit

Ljubitelji kazino igara će ovog puta biti u teškoj situaciji!
Ljubitelji kazino igara će ovog puta biti u teškoj situaciji!

Sigurni smo da je veoma mali broj ljudi na svijetu koji nisu čuli za mega popularnu kazino igru koja nosi ime Aviator! Bilo da ste ljubitelji online kazina, ili ne, pomenuta igra je “zarazila” cijeli svijet,

CEDIS: TË HËNËN DHE TË MARTËN PA RRYMË NJË PJESË E ULQINIT
CEDIS: TË HËNËN DHE TË MARTËN PA RRYMË NJË PJESË E ULQINIT

Nga Sistemi Malazez i Elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të hënën dhe të martën, më 6 dhe 7 dhjetor, në periudhën prej orës 08 deri në 15, pa energji elektrike do të jenë vendbanimet

Gjeka: KRIVOKAPIQ HUMBI BESIMIN, SA MË PARË TË JAP DORËHEQJEN
Gjeka: KRIVOKAPIQ HUMBI BESIMIN, SA MË PARË TË JAP DORËHEQJEN

Kryetari i Partisë Demokratike dhe deputeti në Kuvendin e Malit të Zi Fatmir Gjeka deklaroi se kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq duhet të jap dorëheqjen. „Ai nuk është në lartësinë e detyrës,

Kuvendi i Malit të Zi: DO TË HETOHET “AFERA MOZHUR”
Kuvendi i Malit të Zi: DO TË HETOHET “AFERA MOZHUR”

Nënkryetarja e Kuvendit të Malit të Zi Branka Boshnjak paralajmëroi inicimin e hetimit parlamentar dhe formimin e këshillit anketues për aferën “Mozhur”. Boshnjak e deklaroi këtë gjë gjatë takimit me djalin