Këto ditë doli nga shtypi monografia DASMA E ULQINIT të autorit Jusuf Lika. Për herë të parë, në një vend janë të përmbëledhur çdp gjë e cila ishte e lidhur me dasmën e vjetër ulqinake, manifestimet e folklorit në vend dhe rajon, disa portrete të njërëzve të rëndësishëm për ruajtjen e kulturësë dhe folklorit autentik të Ulqinit. Fillimisht autori shprehet:
“Motivi kryesor që më nxiti që të shkruaj këtë monografi për dasmën e Ulqinit është fakti se qysh në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare, që në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të shkuar, kam qenë pjesë e orkestrinës së dasmës së Ulqinit, gjë që më ka mundësuar të marr pjesë jo vetëm në festivale të ndryshme folklorike në hapësirën shqiptare, por edhe nëpër dasma dhe ahengje të ndryshme në Ulqin”.
Fejesa.
Pjesë e parë e monografisë është fejesa. Përshkruhet fejesa e dikurshme me “shkuesi”. Ka ndodhur që dy rinjët të mos njihen aspak, por ka pasur raste si djali e ka pa vajzën për të cilën do të fejohet duke shkue në ullishtë, duke mbush ujë te pusi ose kur ka shkue te shoqet ose te të afërmit. Fejesat kanë zgjatur ka një herë deri në dy vjetë.
Rrëfimi 1
Ka mbet një anekdotë: “Sait Hasanaga në dekadat e para të shekullit të kaluar gëzonte autoritet të posaçëm në Ulqin. Një miku i ti i tha që për ta lypur për djalin e tij vajzën e një ulqinaku nga familja në za. Kaluan disa kohë. U takuan në kafenë e Bim Dymyles në Çarshinë te kroni. Babai i djalit e pyeti Saitin:
“Sait-aga çka u ba me fejesën e djalit ..”
Saiti u përgjigjë menjëherë:
“Gjysa isht ba..”
Babai i djali u gëzue. Saiti vazhdoji:
“Gjysa isht ba. Djali dan, vajza nuk dan”
Rrëfimi 2
Kujtime nga një fejesa në Kala
Djali i ri u kthye nga shërbimi ushtarak. Ishte fillimi dekadës së gjashtë të shekullit XX. I treguan për vajzën e cila punonte në administratën e komunës. Djali e kërkoji vajzën në zyren e saj . Biseduan shkurt. Shkuesi shkoj te prindërit e vajzës. Së shpejti u krye fejesa. U “ kput” puna.
Ishte natë e bukur vere. Oda e madhe me dy dritare prej detit me minderllykë dhe shilte. Erdhën të afërmit, të gjithë komshit. Ishim edhe ne fëmijët. Ne rrijshim te dera dhe shikojshim dhe dëgjoshim hengun e dyzenin. Oda me tavan qiellit, me daire ishte Laz Aliqi, me qemane Ali Zhygjeli, me harmonikë vëllëzrit Vehbi dhe Rifat Llazorja. Këngë të vjetëra, këngë për nuse. Luajshin, “kërcejshin” çiftet, djemët e ri, nuset e reja. Në një pushim të shkurt u qit në sini- bakllavë (sofër e madhe – “sinia”). E rrethuan “sinin” me sarajli. Hangrën të gjithë, ka pasur edhe për ne fëmijët.
Dasmat kanë zgjatur deri një javë.Zakonisht përgatitjet finale kanë filluar në të hënën. Atë ditë kanë ardhur grat e gjënisë dhe komshisë dhe kanë fillue për të hallue sarajlin për dasëm.
Rrëfimi 3
Sarajlia e Ulqinit. Sarajlia është ëmbëlësira më e mirë dhe më e çmueshme e qytetit të Ulqinit.Përgatitet në raste të veçanta:për Bajram, martesa, fejesa, syneti dhe raste tjera gazmendi. Më parë përgatitet brumi:mielli me vezë të hallohet dhe formohen 20-25 petë të cilat lyhen me tlyn lope(gjalp) dhe këto bashkohen. Kjo është njëra shtresë.Mandej piqet me kujdes në furrë. Dy tri shtresa përvëlohen me shërbet ato që janë përgatitur më përpara.Ndërmejt shtresave vendoset “içi” në përbërje të të cilit ka arra, bukë të tharë dhe të bluar imët, tlyn(gjalp) dhe pak sheqer.
Sarajlia me 3 shtresë bëhet e trashësisë deri në 10 cm .
Sarajlia si ëmbëlsirë bëhet vetëm në Ulqin.
Përpara, në Ulqinin e vjetër,posaçërisht familjiet e pasura kanë bërë edhe “sarajlinë me kapil”: sipër sarajlisë është vendosur një ëmbëlësirë, gjithashtu e veçant “lule-shegët”.
Dhuntia
Dita e enjëte ka qenë e caktuar për nisjen e dhuntisë. Është ditë festive. Tubohen grate të reja dhe të moshuara. Bëhet dyzeni me daire, ka njëherë edhe me harmonikë dhe qemane. Mandej kallxohet dhuntija e cila do të çohet te nusja.
Rrëfimi 4
Beqo Behari ishte rom, dallohej prej të tjerëve. I gjatë dhe i bardhë, me fuqi të madhe. Thoshin se ka mundur të bartë deri në katër thasë me çimento.
Në ato kohë çdo pajë ose dhunti në Kala është bartur më valixhen e Hamit Agës nga Amerika. Për ta çuar e kanë thirrur Beqo Beharin. Para se është nisur me valixhe në krah, Beqoja ka vallëzuar në mes të oborrit nën përcjelljen e dajres, qemanes dhe harmonikës.
Të enjten paradite Beqoja e çoi dhuntinë –dhuratat për nuse dhe familjen e saj deri në Mëhallë të Re. Krushqit, shtatë vetë, më të afërmit dhe një krushkë, motra e Ismetit Seidja u nisën për nuse pasi doli hëna e re në orën dhjetë në mbrëmje. Me automobil, një “Ford” të vjetër, ishte Musli Hidri. Në automobil hyri krushka, axha dhe daja i Irfanit.
Martesa
Zakonisht martesat kanë qenë në të dielen, ka njëherë edhe në të enjten Për të marr nusen ka shkue nzumri i caktuar I krushkëve, shtatë vetë edhe një grue- krushkë ( motra e djalit, ose më e afërta kur nuk ka pasur motër). Deri në dekadën e pestë-gjashtë nuset jan marr me takëm-veshje kombëtare( jeleku-xhamadani, kësula-hillallyku, këmisha, benebrekët). Nusja deri sa ka hy në shtëpi dhe në odën e saj ka qenë e mbuluar me duvak të kuq. Deri në shtëpinë e dhëndërrit nusen-vajzën e tyre e kanë përcjellur të afërmit e saj. Mandej ata e kanë lënë në odë-dhomë të mbështetun për mur I stolisur me çarçaf të kuqë.
Diku, në dekadën e shtatë e më vonë të shekullit XX nuset filloj të vishen me havrën e kunorës të bardhë. Në mbërmbje do të vishen me veshje kombëtare
Zbulimi i nuses
Ishte ritual I posaçëm kurë hyjnë në odë-dhomë të afërmit e djalit dhe dikush I caktuar e heq duvakun e nuses. Gjithnji këndohet, posçarisht kënga :
“Sa bukur na ka dal nusja..”
Gjerdeku
Isht moment kur dhëndërri hyn në od-dhomën ku ka mbetur nusja vetëm. Në kohërat e vjetëra ky ishte moment kur për here të pare takohet dhëndërri me nusen e tij.. Djali i jep një llokum nuses, edhe dhëndërri edhe nusja mundohen se cili me ia shkelul këmbën I pari njëri tjetrit..
Rituali ” ngrefja” e nuses
Në martesat e përparshme ditën e nesërme pasdite është “ngref” nusja e re e veshur me tesha kombëtare. Afër nuses të mbështetura për mur kanë qenë nuset tjera, gjithashtu me veshje kombëtare karakteristike ulqinake.
Gratë e reja dhe vajzat kanë kënduar nën përcjelljen e dajres dhe harmonikës. Gjatë pasdites kanë ardhur “krushkat”, gratë prej fisit të nuses.
…
Rrëfim 4
“Kapuçat”
Gratë e vajzat më të largëta kanë ardhur për të “parë nusen”.
Te porta e madhe e Kalasë janë takuar dy grupe vajzash, njëra që kishin qenë që të shohin nusen dhe tjetra që po shkonin atje.
“Si ka dal nusja? A isht e bukur? “
Pyetën ato që po hynin në Kala.
“Nusja isht si bombon.”
U përgjigjën këto të tjerat.
Hake Karamanaga ishte e afërmja e familjes së Fanëve ku erdhi nusja e re. Ka qenë grua e gjatë. Ka qenë bashkëshortja e Jusuf (Kahraman) Karamanagës. Në moshën 8-10 vjeçare në familjen e babait të saj Mollabeqiri ka qenë për një kohë të caktuar i strehuar “Hoxha i Madh” Ymer Prizreni. Hakja e vogël e ka shërbyer atëherë me kafe Hoxhën e Madh, siç e kanë quajtur Ymer Prizrenin.
Familja Fani atë ditë e ftoi Haken për të vënë rregull në hyrje të odës kur vinin „kapuçat“ (ato që vinin për të parë nusen).
Pasia
Autori, Jusuf Lika e përshkruan edhe ritualin e pasisë. Kjo ishte mbërmje e vecant që e organizojnë prindërit dhe të afërmit e vajzës të posamartuar për prindërit dhe më të afërmit e dhëndrit.
Zakonisht, pas shtatë ditëve nusja e re shkon “në javë” te baba dhe nana. Në atë mbërmje është edhe pasia. Në pasi ka shkue gjithmonë një numër i caktuar.Në pasi kthyese të cilët e organzojnë në shtëpi të dhëndrit vijn gjindët e vajzës-nuses së re. Gjithmonë ka ardhur një njëri më pak se ato që kanë qenë në pasi te gjindët e nuses.
Bejtet dhe veteranët
Autori shkruan edhe për bejtet me temë dasme në folklorin ulqinak, për veteranët e folklorit ku vëndë të posaçëm kanë pjestarët e familjes Abazi. Më Ii njohuri prej tyre ishte Rexhep Januz Abazi. Më i njohuri prej bejtexhive ishte Mustafë Cafo Hasanaga.
Po e theksoi: para dy muajve, në moshën 97 vjeçare ndërroi jetë Sabri Maliq Abazi. Ai ishte pjesëtari i fundit prej kësaj familje i cili merrte pjesë në syneti, dasmat dhe folklorin ulqinak,
Autori përshkruan edhe aktivitet e folklorit ulqinak, konkretisht me motive të dasmës së Ulqinit në vend, rajon dhe diasporë.
Monografia përbanë edhe disa veshje kombëtare shqiptare në trevën e Ulqinit.
Në fund
Jusuf Lika me krijimtarinë e mëpërparshme, posaçarishtë me monografinë “Dasma e Ulqinit” zënë vend të rëndësishëm në kultivimin dhe ruajtjen e folklorit dhe këngëve burimore të Ulqinit -krah për krah me muzikologët e vjetër: Qamil Gorana, Fiqri Hasanaga, Hajdar Axhemin si edhe studiuesit për këngë dhe folklor Bahri Brisku dhe Ismail Doda.