Me propozim të Këshillit kombëtarë të Shqiptarëve në Mal të Zi si edhe me përkrahjen e Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi e botuar nga Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore – Podgoricë doli nga shtypi antalogjia DEGË E TRUNGUT TË URTË të autorit Hajro Ulqinaku.
Për herë të parë, në një vend janë të përmbledhur krijuesit shqiptarë nga të gjithë vendet në Mal të Zi..Lexuesi do të takohet me shkrimtarët të njohur nga Ulqini dhe Kraja, Tuzi-Malësia, Plavi dhe Gucia si edhe nga Rozhaja.
Këtu janë: Esad Mekuli,Nol Berisha, Bahri Brisku,Mehmet Kraja, Basri Çapriqi, Hajro Ulqinaku, Ali Llunji, Idriz Ulaj, Zuvdija-Hoxhiq-Berisha, Ali M.Mehmeti, Asllan Bisha, Shaban Osmanaj, Ibrahim Berjashi, Ali Gjeçbritaj, Gazmend Çitaku, Fran Camaj, Anton Gojçaj, Haxhi Shabani, Anton Berishaj, Zef Gjuravçaj, Nikollë Berishaj, Mark Pashko Ljuljgjuraj, Ali Daci, Hasnije Kukaj Gjonbalaj, Flutra Mustafa, Hajredin Kovaçi, Anton P. Gjuravçaj .
Rdedaktor i librit isht Dmitrov Popoviqi, recensentë: Haxhi Shabani dhe Sahibe Hoxha.
Autori Hajro Ulqinaku edhe në moshën e pleqëeisë e ka intelektin komplet të rujtuar, momentalisht është një ndërë autorët më të frytshëm në Mal të Zi.
me koautorin Gani Karamanaga. Më këtë vepër kemi konkurua te Fondi për pakica, dhe jemi në pritje vendimin nga konkursi,
RIZA HARAPI SHURDHA. PËR FOTOGRAFIN LEGJENDAR TË Ulqinit,
PESHQËT TË DETIT TONË
përmbledhje për detar dhe peshkatar të Ulqinit,
me autor vendor dhe botëror.
Sipas autorit veprat me numër 4 edhe 5 do të botohen në Ferizaj (Kosovë).
Dhe në fund:
Duke e vlerësue lartë botimin e kësaj antalogjie, mund të konstatohet se të gjithë autorët aty e kanë vendin e vet.
Por, mbet vrejte se ka pasur edhe shkrimtar tjerë të cilët e kanë pasur vendin në këtë antalogji. Kësaj radhe do ta përmendur vetëm një emër shumë të rëndësishëm në letërsinë shqiptare.
Bëhet fjalë për JAHO KOLLARIN.
Antologjia DEGË E TRUNGUT TË URTË do të jet e mirësepritur nga të gjithë nxënësit në shkollat shqipe në Mal të Zi dhe më gjërë.
Është dashtur me pritur më tëpër se shtatë dekada që të botohet kjo antologji.