U zgjuam heret. U nisëm për Prishtinë ku në Bibliotekën Kombëtare Universitare do të mbahet përurimi i monografisë time “Mjekët Shqiptarë nga Mali i Zi”.
Filloj “Rruga e kombit”.
Farmacisti Naim Krymi me prejardhje ulqinake para disa viteve tha:
” Duke ngrahur veturën mu dukte si mos me qenë në Shqipëni”.
Kaluam kufirin ndërmjet shteteve shqiptare Shqipërisë dhe Kosovës. Vazhduam drejt sipër Prizrenit. Duke u ofrua Prishtinës trafiku u rrit, nuk kemi ecur shpejt..
Hyrja në Prishtinë, më lehtë se e mendova, kemi përcjellur shenjet e komunikacionit, ndihmonte edhe bashkëshortja. Në anën e djatht doli hotel “Grand”, simbol i qëndrushmërisë së Kosovës, të cilin edhe Sërbët në kohën e luftës për pavarësi nuk mujtën ta dëmtojnë.
Qendra e Prishtinës e rujtuar vetëm për kambësorë. “Popull i madhe”, thoshte bashkëshortja. Të rinjë, të moshuar, lokalet dhe duqanet në dy anët e bulevardit.
“Kam bindje, se jemi në qendrën e Beogradit, para Terazijave” i fola Fitnetes. Ajo tha:
“ Mu më përgjan ma tepër si qendra e Zagrebit kur ishim atje para dhjet viteve”.
…
Në Prishtinë kam qenë në vitin 2014 kur u themelue Oda e mjekëve të Kosovës. Isha përfaqësuesi i mjekëve nga Mali I Zi ( mjekët malazezë ente nuk kishin guxim për të shkue në Kosovë). Pa lidhje për emocione se jemi përësëri në kryeqytetin e shtetit të dyt shqiptarë, vrejta se çdo gjë ishte më e rregulltë, më e bukur se para disa viteve. Edhe të rinjët e të moshuarit ishin më të veshur, më të kulturuar, fjalët e mira dhe mikëpritse në çdo vend.
…
Kosova ka lujtuar një rol të posaçëm në shkollimin, edukimin dhe përgatitjen e kuadrave shqiptare nga Mali i Zi pas viteve 1945 e këndej.
Në fillim të vitit shkollor 1949/50, një grup i madh i nxënësve nga Ulqini dhe Ana e Malit: Ruzhdi dhe Naxhije Alibegu, Hilmi Cungu, Ismet Lamoja, Hasan Gorana, Bahri Brisku, Kabil Veliaga, Mefit Hoxha, daut Shurdha dhe të Anës së Malit: Fadil Taipi, Xhevdet e Sabri Hollaj etj. e morën “rrugën për kurbet”, u nisën për Kosovë, për t’u shkolluar, për t’u bërë mësues në Shkollën Normale, në Gjakovë e cila sa ishte hapur.
Normalja në Prishtinë – universitet i kohës
– Në vitin shkollor 1953/54 Shkolla Normale, nga Gjakova, transferohet në Prishtinë. Po këtë vit, në Normalen në Prishtinë, vijnë shumë të rinj të tjerë nga Ulqini, Ana e Malit, Malësia. Aty shkollohen: Shefki Karamanaga, Xhemajl Milla, Hilë Cuca, Ruzhdi Ushaku, Hajredin Pufja, Ali e Limone Llunji, Pjetër e Zef Mirdita, Shefqet Peku.
…
Në dekadën e tetë të shekullit XX në Kala Ismail Bushati disa ditë në mbërmbje organizon argëtim me muzikë popullore shqipe me këngëtarin Shaban Gjeka. Por, pas katër ditëve e Ismailin e ftojnë në polici dhe e ndalojnë muzikën shqipe në Kala.
Vitet e nëntëdhjeta të shekullit XX. Filloi ardhja masovike e turistave nga Kosova. Ishte koha e fillimeve të demokracisë në Mal të Zi Ardhja e turistave nga Kosova përësëri zblon resurset natyror të Ulqinit, e ngritën ekonominë e vendit tone.
Në ato vite të nëntëdhjetave, ishte gjallëri e madhe në Ulqin: ka pasur 30 lokale me argëtim dhe muzikë shqipe.
Në vitin 1999 politika sërbomadhe rezultoi me egzodusin e madhë të shqiptarëve nga Kosova. Mali i Zi, posaçërisht Rozhaja dhe Ulqqini i hapën dyert e tyre, por pas tre muajve dashuria për vendlindje, trimëria, qëndrushmëra e kosovarve rezultoj me kthimin e tyre në Kosovë. Filloj rindërtimi, ringjallja, ndihma ndërkombëtare.
…
Në ditën e përurimit librit tim në Prishtinë kalova në afërësi të bulevardit i cili kishte emërin e ish presidentit të Amerikës Bill Klinton. Ai, së bashku me ish kryeministrin e Britanisë Madhe Toni Bler ishin nësmitar kryesor për ndalimin e agresionit ndaj Kosovës, dhe sëbashku me popullin shqiptarë do ta arrijnë pavarsinë e Kosovës, shtetit të ri shqiptarë në Ballkan. Deri në vitin 1806 kjo është thirur Siujdhesa Ilire.
…
Duke përshëndetur të pranishmit në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare, Dr. Sarije Pufja Doko tha:
“Kam dëgjue se dy shqiptarë është zor me i bashkue, por në këtë monografi “Mjekët shqiptarë nga Mali I Zi, Dr.Gani na bashkoj.. Në një kapitull të librit janë Kosova e Shqipëria sëbashku..”
Akademiku prof.dr. Isuf Dedushaj në fjalën e tij u shpreh:
“Më vjen mire si po ju shoh këtu, disa prej juve nuk i kam pa kaherë..”
“Profesor, mendojmë që ta kemi edhe një përurim në fund të gushtit në Plav, se ka mjekë prej Plaviti, Gucisë në libër”, thoshte Faik Nika.
“ Do të vijmë, edhe profesori Halil Ahmetaj edhe unë, na lajmëroni”, u përgjigjë Isuf Dedushaj.
Në fjalën time përshëndetëse fillimisht u shpreha:
“… Ne Ju kemi dërgue disa emëra siç janë: Ruzhdi Ushaku, Ali Llunji, Basri Çapriqi, Hajro Ulqinaku.. ne Ju kemi dhanë edhe Kryeministrin Albin Kurti”.
Në mjes të pranishmëve ishin edhe pridërit e Kryeministrit të Kosovës nëna Arife dhe babai Zaim Kurti. Ia dhurova librin. Pas manifestimit u fotografuam së bashku me Faik Nika, kryetarin e Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëve në Malin e Zi.
“Sukubina isht ndërmjet Ulqinit edhe Shkodrës.. ka dhanë gjithmonë intelektual dhe emëra të rëndësishëm..edhe Ju, Sukobincat e keni ndie vehten gjithmonë të ngritur”, u drejtova Zaim Kurtit.
E morri një libër edhe për Albinin.
Arife Kurti tha:
“Para shumë viteve në Ulqin e keni vizutue tjetrin djalin tonë”
…
Kur mbërrita në Ulqin u takova me Hajro Ulqinakun.
“ Ti je ai i cili pas 75 vjetëve e përurove një libër në Prishtinë. Normalisht, këtu nuk mendoj në ato prej Ulqinit të cilët kanë jetue dhe jetojnë në Kosovë”.
Kosova ka ndryshue. Mbetëm me emocione për përparimin e shtetit të dytë shqiptarë në Ballkan.