Adem (Mehmet) Hidri (1902-1957) Infermieri i parë shqiptarë në Ulqin
I lindur në Ulqin në vitin 1902. Ka qenë ndër punëtorët ndër të parë shqiptarë në shërbimin shëndetësor të Ulqinit. Ka punuar si infermier.
Gjithashtu është ndër punëtorët e parë në luftë kundër malaries në regjionin e Ulqinit. Ka qenë ndihmësi i dr. Marko Popoviqit. Punën e ndërpren në vitin 1954, pas sëmundjes të rëndë cerebrovaskulare. Ulqinakëve të vjetër u kujtohet ky person i cili gjithmonë ka pasur kohë për të sëmurin. Ka punuar në Stacionin Shëndetësor në Ranë, në afërsi të ish hotelit “Galeb”, si edhe në të gjithë territorin e Komunës së Ulqinit. Ka vdekur në vitin 1957.
Musli (Mehmet) Hidri dhe Beto Hysein Galani
Vozitësitë e parë në Ulqin
Musli Hiudri ka qenë i lindur me 1908 në Ulqin. Së bashku me Beto Hyseini-Galanin kanë qenë vozitësi i parë dhe taxi në Ulqin.
Musli Hidri është vozitësi i parë i ambulancës në Ulqin.
Në vitin 1960 punësohet në shëndetësi dhe deri në pension në vitin 1974 punon në transportin e të sëmurëve.
Musli Hidri nuk ka qenë vetëm vozitës, por shpeshherë edhe ndihmësi i mjekut.
Për arsye të rrugëve të vështira dhe të gjata, disa herë i ka ndodhur si gruaja shtatzëne të lindë gjatë transportit, deri te Materniteti në Cetinë ose në Tivar.
Musliu ka pasur një familje të shëndoshtë: pesë djelm e pesë vajza. Djelmët e tij: Ismeti, Qazimi, mandej edhe Ademi, kanë vazhduar traditën e tij dhe gjithashtu kanë punuar në shëndetësi. Ka vdekur pas tërmetit në vitin 1980.
Anekdotë për Beto-Hysein-Galani
Teraqylliku (kënaqësi shpirtërore, meditim)
Haxhi Lajka(1940) rrëfen:
“Ishin vitet kur filloj prodhimi automobilëve në Jugosllavi. Ato ishin vetura Fiat 750-popularisht të qujtur “Fiqo”. Bet Galani ishte mjeshtri i jonë. Duke pushuar dhe pi kafe dhe duhan mjeshtër Beti pushonte. Na u ofrue një mysafirë nga Bosna. Pyeti:
“Cili isht mjeshtër Beti”?
Beti sjelli krytin dhe u përgjegjë:“Unë“.
Filloj për ti spjegue që i ka mbetur automobili, nuk i i punon…
Mjeshtër Beti u çue në kam, e lavi kafen. Shkum deri te vendi ku ishte „Fiqo“-oja i Boshnjakut. E rregulluam. Automobili filloj të punoj..
Mysafiri i knaqur pyeti sa duhet për të pague. Beti i tha nji çmim si me than përshembull 11 Euro. Boshnjaku tha:
“Në rreguli. Pse 11 euro?
Mjeshtër Bet Galani u përgjigjë:
- Të kishe ardhur nesër natje kjo punë që e kemi ba kushtonte 1 euro. Por, kam qenë tue pi kafe me cigare. Puna si ma ka prish teraqyllikun kushton 11 euro.
Ismet Musli Hidri (1939)
Lindi në Ulqin në vitin 1939. Ai vazhdon traditën e babait tit dhe punësohet në Stacionin shëndetësor të Ulqinit.
Herën e parë mundohet për të ikur në vitin 1957. Por e ndalojnë në kufirin në Slloveni me Itali. Definitivisht largohet nga Ulqini pas martesës me bashkëshorten.
Hajro Ulqinaku shkrua.
Ismeti flet:
Një ditë të tetorit, me gjithë grun teme, me pasaporta kam hy në feribotin (tragetin) Tivar-Bari si turist; kur kemi mrri-jemi ndal në Itali. Tre muj kemi banu privat në Romë në një hotel, dhe prej aty, masi i kemi gadit letrat “emigrejshën”, na ka nimu nji ulqinak, jemi nis me balon “Al Italia” drejt në Njujork.”.
Në SHBA e kanë pritur motra dhe dhëndri Hasan Gorana.
Ismet Hidri është martue me vajzën e Omer Kalamperoviq nga Dobra Voda. Omeri ka pasur kafenë në rrugën e vjetër prej Tivarit në Ulqin. Ka pasur tri vajza. Njëra është martue për Ismetin, tjetra për Qamil Lulën (ka mësue në shkollën fillore në Ulqin me mua)..
Ismeti ka ndërtue shtëpi në rrugën kryesore në Dobra Voda.
Tregon:“Herën e parë e lyva fasadën me bojë të kuqe. Shokët e mij kishin vrejte dhe unë vjetës tjetër e lyva me të verdh. Prap fillon për të folur. Tretën here e lyva si deshta unë dhe i thava:
“Tesh flitni çka të doni, njëkështu ka me mbetur e lymur shpija jeme”.
Kur ka punue vozitës i ambulancës në Ulqin është shoqërue me mjekun e parë në Ulqin Simë Dobrecin. Ky mandej pas presioneve do të largohet nga Ulqini për të shkue në Kosovë.
Në martesë Ismeti ka pasur dy vajza. Ka ardhur çdo vjet në Ulqin. Isha një herë edhe mysafirë në shtëpinë e tij në Dobra Voda.
Para disa vjetëve e ndjek insulti cerebrovascular. Kam dëgjue se jetonë, duke hupur vetdijen dhe të gjithë kontaktet..
Adem Musli Hidri (1958-2018)
Ishte viti 1980. Pas tërmetit duke pritur ndërtimin e Shtëpisë së shëndetit punojshim në objektet e hotel “Mediteran”. Në zyren time hyri Qazim Hidri vozitësi i ambulancës.
“Kam mendim që të emigroi familjarisht në Amerikë. A mundet ë në vend të punës sime me ardhur vëllau jem Ademi?
Kam pasur raporte të mira me mbrojtësin e vetëqeverisjes së Komunës së Ulqinit juristin Bllazho Jançiq. E kunsultova për këtë gjë. Ai më tha:
„Ky vendim nuk është ligjor, por kryeje edhe merre Ademin në vendë të vëllaut. Në raste se do të ankohet dikush, unë nuk do të vij te ti..“
Kështu, Adem Musli Hidri filloj punën vozitës i ndihmës së parë në Ulqin. Ishte përfaqësuesi i fundit i familjes Hidri në shërbimin shëndetësor të Ulqinit.
Një kohë të gjatë ka qenë kryeshefi i repartit teknik. Ka dhënë kontribut në mirëmbajtjen e automjeteve si edhe në objektet e shtëpisë së shëndetit, posaçërisht në ndërtimin e maternitetit. Ishte edhe kryetari i organizatës së sindikatit.
Një here dikush ka shkrue letër anonime për punën në Shtëpinë e shëndetit. Ndërmjet tjerave shkruajshin:
“Drejtori me vozitësin Adem Hidri kanë shkue në Kosovë për të harxhue paret e sindikatit (Adem Hidri ishte kryetari i sindikatit në Shtëpinë e shëndetit).
Unë u përgjigja:
“Shkruani se kemi qenë në Kosovë në Kongresin shëndetësor, por kemi qenë edhe në Maqedoni në takime medicinale. Si drejtor kam për të drejt me pasur vozitësin tim. Adem Hidri ka shtëpi të madhe. Ai gjatë verës ka fitesë të mjaftueshme prej turistave. Nuk ka nevoj për të shpenzue të hollat e sindikatit”.
Durrës 2008
Përurimi librit tim të parë “Mjekimi me faktorë natyror në regjionin e Ulqinit” në Pallatin e kulturës “Aleksandër Mojsiu”. Pas përurimit kaluam një mbërmje të bukur me argëtimin të muzikës shqipe në restaurantin në afërsi të detit “Dy kitare”. Ishim së bashku: Prof. Elez Selimi nga Tirana, Hajro Ulqinaku, Gazmend Çitaku, Adem Hidri, Hidajet Kapllanbegu me bashkëshorte dhe vajzën Almirën, bashkëshortja ime Fitnete edhe unë.
Bashkëpunimi me katër drejtora
Gjatë punës së tij Adem Hidri ka bashkëpunue me disa drejtora të Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin: Prim. Dr.Pavle Ban, Dr. Zhelana Karanikiq, Dr.Selim Ismaili, Prim. Dr.Gani Karamanaga.
Me ardhjen për drejtor Dr.Pavle Marnikoviq, Ademi shkarkohet nga posti i kryeshefit të repartit teknik. Mbet vozitës i të sëmuarve për dializë deri në Spitalin e Tivarit.
Në atë kohë operohet nga valvulat e aortës në kardiokirurgjinë e Podgoricës.
Pas një vjete ndrroi jetë si pasoj e insultit cerebrovascular.
Në fund:
Me largimin nga jeta e Adem Hidrit mbarohet koha e shërbimit shëndetësor të kësaj familje të shekullit XX.
(Nga libri në dorëshkrim “Valixhja nga Amerika”)