Mbas sëmundjes së shkurtë ndërroi jetë Nijazi Resulbegu. Ishte i lindur në Ulqin. Mbas shkollimit në Ulqin, përfundon Shkollën e mesme për hotelieri-drejtimi kuzhinier. Në vitin 1968-69 regjistrohet në Shkollën e lartë për hotelieri dhe gastronomi në GOLF Koshutnjak – Beograd. Ato vite ishim së bashku studentë me Shuajb dhe Sari Resulbegun, Rexhep Spuzhen, Eqrem Resulbegun dhe Ruzhdi Karamanagen. Disa herë ka qenë në edukim në Opati (Kroaci) dhe në vende tjerë jashtë shtetit.
Nijazi Resulbegu ishte kryeshefi i kuzhiniereve në hotelin “Lido”, mandej në hotelin “Galeb”. I takonte elitës së kuzhinierëve. Po i përmend disa prej tyre: Kabil Karamanaga, Refik Mollabeqiri, Muhamed Pulti, Muho Kraja, Rexhep Milla, Sabri Selita, Mehmed-Meho Ceka…
Mbas pensionit punon disa muaj në Kosovë, më tepër si këshilltar dhe edukator për kuzhinieri, në periudhën 1999-2000. Ishte kuzhinieri kryesor edhe në Pallatën e Ballshajve të pronarit Gani Resulbegut.
Lirisht mund të thuhet: Nijazi Resulbegu ishte ndër njohësit më të mirë të kuzhinës ulqinake të vjetër, por edhe asaj të më vonshme—bashkëkohore.
I takon elitës së punëtoreve të vjetër të hotelierisë së Ulqinit dhe Malit të Zi.
Ka qenë i dekoruar me disa mirënjohje dhe lavdata për punën e tij.
Gjithmonë ishte elegant i veshur, i qeshur.
Në përgjithësi:
Nijazi Resulbegu ka qenë krenaria e familjes Resulbegu.
Largimi nga kjo botë është humbje e madhe për familjen e tij të nderuar.
Respekt dhe ngushëllimet tona.