Rrëfimi 1.
Fillimi i dekadës së shtatë. Ishte koha për ndërtimin e rrugës-magjistralës prej Tivarit deri në Ulqin. Rruga deri në Tivar ishte përfundue para shumë viteve. Ulqinin, si gjithmonë e kanë lënë mbrapa.
Para se të ndërtohet rruga u takova me kryetarin e Komunës së Ulqinit Fadil Taipin. Fadili ishte atëherë prej vitit 1968 kryetar në mandatin e parë, energjik, komunikativ.U bë fjala për mundësinë që rruga e re me e përcjellur bregdetin e Ulqinit. Por ndodhi ndryshe: prej Tivarit rruga e re kaloi në afërsi te Dobra Voda, pjesësës me ullinjë e qujtuar Kamin dhe Utjeha dhe kështu deri te tuneli që fillon Komuna e Ulqinit.
Prej aty rruga-magjistrala shkon mbrapa maleve-kodrava të Mavrijanit dhe Malit të Bardhë, duke lënë mbrapa shpine pjesët e bukura të bregdetit shkëmbor të Ulqinit: Gjirin e Valdanosit, Mendrën (Hija), Bashbylykun dhe Limanin.
Rrëfimi 2.
Fusha e Ulqinit ishte e kultivuar me uullinjë dhe agrume. Por, pas kthimit ishëpronarëve pushteti vendor aprovoji Planin urbanistik dhe aty po ndërtohen shumë objekte me leje.
Isha duke vizituar Nikola Gojniqin, mikun e babait tim. Ai deri me tërmet ka jetue nën Kala pran detit. Tash ishte në banesë të re në afërsi të Shtëpisë së shëndetit. Dola në dritare dhe i thashë Stanës gruas së Nikollës:
„Stano, što imate lijep pogled odavde(po shikoja nga Gjerana).( Stano, keni pamje të bukur prej këtu).
E moj sine, ovo mi je kao kod moje Rade u Bijelo Polje, ja sam navikla da gledam more..(Djali im, unë jam mësue me pa detin, këtu jemi si ke vajza ime në Bijelo Pole)“ Ishte përgjgjja e plakës.
Edhe kështu, me ndihmesën e pushtetit vendor u prishë Fusha e Ulqinit dhe gjelbërimi.. u ndërtue një lagje e re si në Bijelo Polje në qytetin kontinental të Malit të Zi.
Rrëfimi 3.
Jallija-Kacemja (jallia, nga turqishtja – fushë në bregdet) gjendet në pjesën juglindore nën Kalanë e Ulqint. Në anë të majtë është Moli i Vogël, kurse në anë të djathtë Moli i Madhë. Plazhi i Jallisë ka qenë me zhavor, me cektinë ranore, gjatësi prej 50 kurse gjërësi deri në 7 metra. Në pjesën e majtë të bregut gjendet Guri i zi dhe shkëmbi i madhë- Kacemja e lartë deri në tri metra mbi sipërfaqen e detit. Sipër Jallisë-Kacemes është Bedeni i Kanunes, Pallati Venediku dhe Tabja. Në rrugë si shkon për në Kala është Porta (hyrja) e Kalasë në pjesën jugore.
Në Jalli jena larë në det, kemi bërë notimin e parë. Edhe katër fëmijtë e mi si edhe tre nipat e mbesat e parë kanë filluar notimin dhe larjen në det aty.Më të vegjëlit kanë notuar deri te Guri i Zi, më të rriturit kanë hypur dhe kërcy prej Kacemes. Ndërmjet dy moleve djemtë e rinjë kanë lujtuar vaterpollo. Më kujtohen në dekadën e pestë-gjashtë të shekullit XX lojtarët: Xhavid dhe Sani Ismajlaga, Rashko Zhivanoviq, Sllobo Markoviq, Sabri Kapllanbegu, Mustafë Nimanbegu. Më vonë kanë lujtuar edhe Lluka Gjuroviqi, Zuhdi Dema. Edhe ne nxënësit e shkollës tetëvjeçare kemi bërë gara në det. Më kujtohen edhe djemtë të cilët notojshin dhe u zhyteshin në det: Jakup Nimanbegu, Selatin-Tino Vogliqi, Zuhdi Bushati e të tjerë.
Në Molin e Madhë janë gastuar barkat e vogla, kurse në Molin e Vogël sandallat dhe fllugat e peshkaxhive. Në pjesën tjetër të Molit të Madhë kanë ardhur barka më të mëdha si edhe anijet për transport të mallërave dhe udhëtarëve.Pas tërmetit të vitit 1979 niveli i i sipërfaqesë së detit u ngrit 50-60 cm. Guri i Zi humbi në rërë, por larja në det ishte prap e këndshme.
Sot..
Në vend të Jallisë-Kacemes u ndërtua një marinë e vogël. Plazhi i Jallisë u zhduk, Kacemja u thye, Moli i Vogël hupi pamjen e dikurshme.Sot në Molin e Madh parkohen automobilat. Nuk ka ma anije dhe barka të ankoruara. Edhe larja në detë në këtë vend u prish..
Me siguri edhe marina e sotme ka bukurinë e vetë,
Edhe një gjë tjetër:të gjithë e kemi vërtetetuar se marina e sotme nuk është vendstrehim i sigurtë kur deti trazohet.
Jallija-Kacemja e dikurshme ka pasur zemër e shpirt, ka qenë një ndër simbolet e Ulqinit të vjetër.
Një gjë e bukur: në Molin e Vogël janë barka dhe flluga për transportin e turistave.
Rrëfimi 4.
Ulqini mbeti vendi vetëm në bregdet i cili nuk ka limanin(porto). Para disa dekadave ishte idea që të prej Molit të Madh të formohet rruga deri në Puntën e Nuradinit, dhe mandej bashkimi i kësaj me Gurin e Vogël në Lima. Ideja tjetër ishte që të hapet nën Kala tuneli prej vendit ku ishin Shkallat e Peshkaxhive deri nën Kala..
Por, nuk u bë asgjë. NJë detar i vjetër shprehet:
“Deti na ka dhan të gjithë të mirat, detit nuk i kemi këthye kurgja..”
Rrëfimi 5.
E diele, ditë prilli, Pashktë e përbashkëta.., nga deti erdhi stuhia, dielli u mbyll, toka filloj të dridhet, shtëpiat u rrënuan, rrugtë u mbyllën.. Tërmeti më 15 prill 1979 i rrënoi shumë shtëpi në Kala.Shkaktoi edhe 6 viktima. Më vonë, kam dëgjue si kanë thënë:
“Kalaja ishte e mbuluar me tym, kemi mendue se askush nuk shëptoji prej aty..”
Kështjella shumëshekullore qëndroji në këmbë, tërmeti e dëmtoji por mbijetoji..
–kalalitë e rujtun vendlindjen e tyre,
–nuk lejuan që të mbyllen portat e saja..
Jeta vazhdonte edhe pas tërmetit, në kampin ku ishin të strehuar dy të rinjë u fejuan, pas disa ditëve ishte edhe martesa e parë pas tërmetit..
Tërmetin e përcjelli solidaritet i madhë prej të gjithë Malit të Zi si edhe prej republikave tjera të ish Jugosllavisë..
Në atë ditë, para sëmundjes Josip Broz Tito ishte në rezidencën e tij në Igalo. Me helikopter e vizitoji Bregdetin e Malit të Zi ku ishin pasojat dhe rrënimet më të mëdha..Prej atëherë u nis ndihma dhe lufta që të tejkalohen pasojat e tërmetit. Por, rindërtimi në Ulqin shkoi shumë kadal. Një herë ishte në visit një delegacion e urbanistëve, arkitekteve, ato than:
“Për planifikim duhet me u drejtue arkitektave prej Splitit të cilët kanë dituri për ndërtimin mediteran.. Ulqinin e vjetër duhet me rindërtue, por Ulqinin e Ri duhet me ndërtue në Pllazhin e Madh..Nuk duhet të ndërtohet në pjesën e Mahallës së re dhe luginës së Ulqinit..ato janë zona e 9 për tërmet..”Ndodhi fare ndryshe: projektantët kryesor për Ulqin ishin nga Titogradi dhe Shkupi. Këto me siguri nuk kanë pasur dituri( po as dashuri të madhe) për det dhe bregdetin. Filloi ndërtimi edhe në fushën e Ulqinit, u lënë të pa urbanizue pjesët e bukura shkëmbore prej hotel “Albatrosit” deri në Kepin e Gjeranave, pjesët e Mendrës (Hija), Bashbylykut. U lejue ndërtimi i parregullt në Liman..
Në vend të konkludimit:
Magjistrala Ulqin-Tivar u largue prej detit.
Jallija-Kacemja, një ndërë simbolet e Ulqinit u prish.
Ulqini u bashkue me Pllazhinë e Madh (Zalli) nëpër Fushën e Ulqinit, duke lënë mbrapa Pyllin e Pishave dhe pjesën deri te Kepi i Gjeranave .
limani(porti) nuk u ndërtue kurr.
Ulqinit të njohur me detari të madhe dhe të famshme i nevojitet muzeumi i detarisë.