Gani Karamanaga: Lena Çataliq – drejtoresha e Spitalit “Ilyria”për shqiptar në Njujork

Rrëfimi 1.

Matija.Në dekadën  e  pestë-gjashtë, transporti i mallrave ka qenë më tepër nëpër rrugën detare.

Një rol të veçantë e kanë pasur anijet – barkat e vogla. Ato, për t’u strehuar kur deti ishte i trazuar, shpeshherë janë lidhur në Bunë, në Shënkoll.

Në afërsi të lumit kanë qenë disa shtëpi të vendasve. Njëra prej tyre ishte edhe shtëpia e Mati Çataliqit.

Hasan Karamanaga dhe Jakup Idrizaga kanë punuar atëherë në një barkë dyvagonësh. Nga një herë janë ndalur te Matija. Prej Ulqinit i kanë sjellë vaj guri për drita (atëherë në këtë vend nuk kishte drita elektrike), vaj ulliri dhe ndonjë gjë tjetër prej tregut. Matija me bashkëshorten, Lezen, kanë qenë mikpritës të mirë. Baba me Jakupin vinin duke ecur në këmbë deri në Kala. Baba thoshte:

– Kemi ecur mirë, por Jakupi ishte më i gjatë  dhe hapat i tij ishin më të mëdhenj.

Kaluan ato kohëra, barkat e vogla mbetën të lidhur në Shënkoll.

Pas disa viteve ato u kalbën dhe u zhdukën.

Kështu  filloi një epokë  tjetër transporti, lundrimi dhe udhëtimi.

Shumë më vonë, vëllai  Shyqyri – Çylo, ka prurë  material ndërtimor te shtëpia e Çataliqve, në Shtojin e Epërm. Matija kishte ndërruar jetë, por bashkëshortja e tij Lezja ishte e moshuar dhe e kishte humbur pamjen e syve. Çyli i foli plakës. Ajo menjëherë i tha:

– A je, ti djali i Canit? (Hasan Karamanaga).

Plaka e kishte mbajtur në kujtesë zërin e babait tonë.

Rrëfimi 2.

Këto ditë ishim në vizitë te Lena dhe Nikollë Çataliqi, në shtëpinë e re të ndërtuar në Shtojin e Epërm. Ata kanë punuar një kohë të gjatë në Amerikë.

Me Lenën kam bashkëpunuar prej vitit 2007-2009, lidhur me ardhjen e mjekëve nga Nju-Jorku, për ndihmesë në  Shtëpinë e Shëndetit. Ishim së  bashku me mikun tim Nikë Selçaninin.

Me ne së bashku ishte dhe Rrok Selçanini. Biseduam, kur i tregova Lenës edhe Rrokut për miqësinë e babait tonë me Matin, Rroku më tha:

– Unë jam djali i Matisë, tash jemi miq edhe më të mirë.

E pieta:”Ku ka qenë kasolla e vjetër e Matis?

Nč vend të kasollës sot është garazhda“

Ishte përgjigjja e Nikollë Çataliqit.

Rrëfimi  3.

Prej vitit 2007 fillon bashkëpunimi i  Shtëpisë së Shëndetit Ulqin me mjekët nga Amerika.Nismëtari i këtij Projekti është Prof. Alan Ross nga  „Collumbia“ Univerziteti dhe „“Jacobi Hospital Center“ nga Bronx-Njujork si edhe Dr Evia Nano,mjeke  Shqipëtare e cila punon 17 vite në SHBA.

Para 10 viteve në kuadër të „Jacobi Medical Center“ u themelua  

Qendra Familijare  Illiria

Jacobi Medical Center

në  Pelham Parkaw  South

Bronx, NY 10461

„E drejta e gjithkuj është që të komunijojë në gjuhën e vet amëtare“:Ky qe mendimi i Prof. Alan Ross për arsyetimin e  hapjes të kësaj Klinike  të parë për mjekimin e emigrantëve Shqiptarë në Nev Work.

Drejtoresh e këtij spitalit ishte Lena Çataliq e cila para shumë viteve emigroj në SHBA-Njujork.

Iniciatore për këtë bashkëpunim ishte Lena Çataliq e cila një vit mëpërpara më vizitoji në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin. Ajo foli për gadishmërinë e mjekëve nga Amerika për të ndihmue shëndetësinë, konkretisht shërbimin e ëmërgjenësësë të Ulqinit.

Biografia( shkurt)

Lena Çataliq lindi në fshatin Reç në afërsi të lumit Buna. Atëherë Reçi ishte  me shumë shtëpia, sot aty jetojnë tri ose katërë familje. Tjerët kanë emigrue, shumica në SHBA.

Lena dy klasë të Shkollës fillore i mbaron në Reç. Ishte vajza e parë e cila vazhdoj shkollimin në Shkollën e Shtojit.

Martohet heret me Nikollë Çataliqin. Së shpejti emigrojnë për Amerikë. Fillon jeta tjetër kur Lena do të vazhdoj emancipimin dhe shkollimin. Me propozimet e Prof. Alan Ross vazhdon  dy vjetë shkollimin për menaxhere.

Si kuriozitet: në një aktivitet për drejtat e kombit shqiptar u takue me presidentin e  SHBA Bill Clinton( fotografia).

Kështu Lena Çataliq do të zgjidhet drejtoresha e parë në Spitalin i cili u themelue në kuadër të “Jacobi Hospital Center”. Ky spital ishte vendstrehimi të sëmuarëve, por edhe të gjithë atyre si kishin problem me letra për qëndrimin në SHBA, ose problem papunësie, familijare etj. Lena ishte e hapur për të gjithë emigranët shqiptar, por edhe të tjerët.

 

Më 9. Qershor të vitit 2009 ishim në festimin lidhur me 10 vjetorit të punës të Spitalit “Illyria”në Bronx-Nju Jork. Aty  ishin mërgimtarët tonë, përfaqësuesit e Qytetit të Nju Jorkut me maxhorin, përfaqësuesit e  konfesionëve fetare. Takuam shumë të njohur: shokun tim hga shkolla e mesme për infermieri në Cetinë Zef Gojçaj me bashkëshorten, vajzën e Prenkë dhe Age Ivanaj prej Shtojit, Mark Shkrelin, imamin Edin Gjoni, Etrita Ibroçi..

Në këtë tubim madhështorë fjalën përshëndetëse e ka pasur edhe Lena Çataliq. Ajo shprehet:

“Për Jacobi Hospital kam punue tepër, për popullin tim shqiptar, gjthmonë jam angazhue  pa lidhur çfar feje, os çfar ngjyre janë. Njërëzit më kanë besue shumë. Zoti më ka çue shëndet që të qëndroj në këto angazhimet e mia.

 

Para dy viteve, Nikollë Çataliqi ndërroj jetë. Shkaku ishte sëmundja e pashërueshme.

Lena vjen dy herë në vjetë në Shënkoll ku kanë ndërtue shtëpi të bukur. Por, djemët e Lenës janë amerikan dhe rrall vijnë në Ulqin.

Kur u kthyem nga Nju Jorku në vitin 2009 i fola për Lenën mikut tim Nikë Selçanin. Ai tha:

“Lena ishte  nga fshati i jonë, më vjen mire që ka përparue, që indihmon popullit tonë dhe  të gjithë tjerëve..”

Në fund

Lena ka pasur shumë takime lidhur me ndihmesën e popullit shqiptar. Nuk e harron vendlindjen. Është luftetare e madhe për drejtat e konmbit shqiptar. Disa herë e ka vizitue edhe Vatikanin lidhur me Ditët e Nënë Terezës.

(Nga libri në dorëshkrim “Mërgimtar”)

3

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prim.Dr.Gani Karamanaga: Disa fakte nga historia e shërbimit shëndetësor në Anë të Malit dhe Krajë
Prim.Dr.Gani Karamanaga: Disa fakte nga historia e shërbimit shëndetësor në Anë të Malit dhe Krajë

Stacioni Shëndetësor  në Katërkollë  Ambulanca e parë në vitin 1949  Në Katërkollë për nevojat e shërbimit shëndetësor dhe të mbrojtjes shëndetësore të popullatës, në vitin 1949 është ndërtuar Ambulanca

CEDIS: EDHE TË PREMTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: EDHE TË PREMTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të premten, më 9 dhjetor, në periudhën prej orës 8 deri në 15,00, pa energji elektrike do të jenë këto vendbanime: Pistulla,

Tirana – Kryeqyteti Evropian i Rinisë: BAJRAKTARI FOLI NË CEREMONINË PËRMBYLLËSE
Tirana – Kryeqyteti Evropian i Rinisë: BAJRAKTARI FOLI NË CEREMONINË PËRMBYLLËSE

Kryeqiteti i Shqipërisë, Tirana, këtë vitë ishte “Kryeqyteti Evropian i Rinisë”. Sot u mbajt ceremonia përmbyllëse në Pallatin e kongreseve në Tiranë ku ishin zyrtarët e lartë dhe diplomatë ndërkombëtar.

Qendra për Kulturë: TË PREMTËN MBRËMJE ME ELENA KOCAQI
Qendra për Kulturë: TË PREMTËN MBRËMJE ME ELENA KOCAQI

NP “Qendra për Kulturë – Ulqin” nis ciklin e mbrëmjeve me temë letrare, historike, kulturore, sociale… Këtë cikël e kemi titulluar ODA, meqë tubon dashamirë në një vend dhe u jep

Në fund të vitit: NË ULQIN LEDRI VULA, ALBAN SKENDERAJ, S.QETKOVIQ…
Në fund të vitit: NË ULQIN LEDRI VULA, ALBAN SKENDERAJ, S.QETKOVIQ…

Javët e fundit të këtij viti do t’i kalojmë në një atmosferë festive, me pije, ushqim, e mbi të gjitha muzikë të mire. Në skenën e “Sweet December” me 24 dhjetor do të ngjiten: Accoustic