Gani Karamanaga: Lundrimi i fundit i kapidanit të vjetër

Hyrje

Këto ditë ndërroi jetë kapidani i vjetër Avdullah-Avdo Nimanbegu.

I takonte familjes së Nimanbegëve të cilët kanë lënë gjurmë në detarinë ulqinake:

Jakupi me djemët e tij Nimanin dhe Hysnin, djemët e Nimanit Skenderi, Hasimi, Mehdija,

Reshiti me djemët Enverin dhe Muhametin, Reshiti djali  i Enverit,

Maliqi me djemët Ilmin, Fahrin-Jushin, Avdoja, Serveti, Zuhdija , Maliqi djali i Ilmis,

Hyseini-Ceni i vjetër.

Për këtë rast po i sjell disa shkrime nga librat e mia:

 “Në derë të oborrit”-2017,

“Pazari i Gjytetit”-2019.

 

Rrëfimi 1 

“Avdo, një kafe”

 

Avdo (Maliq) Nimanbegu (1930 ) është i moshuar, por e ka ruajtur intelektin, kujtimet. Ka qenë prej martesës së dytë të Maliq Nimanbegut.

Ka pasur edhe dy motra. Njëra ka vdekur e re, ishte e martuar për Nazmi Haxhibrahimin. Më e vogla Verja,  u martua në Gjakovë ku krijoi familjen. 

Pas bombardimit të Ulqinit, në vitin 1943, me familjen e dajës, Asllan Shabanbegut, shkuam në Shkodër. Ka punuar në një kafene të vogël disa vjet.

Mandej në ndërtimin e hekurudhës Durrës – Tiranë.

Pas një kohe të shkurtër nëpër Shkodër, as vet nuk din se kur, u kthye në Ulqin.

Dajën me familje e kishte deportuar regjimi i Enver Hoxhës.

Hajlije Peshku – Krymi (1923-2010), kur erdhi në Ulqin,  pas 30 vjetëve, në dekadën e tetë të shekullit XX, iu kujtonte Avdoja, në Shkodër.

I kishte mbetur në kujtesë  kur kërkonin prej Avdos:

– Avdo një kafe!

 

Rrëfimi 2

Nusja në shkallamartesa

Shumë martesa në Kala janë bërë brenda bedenave të saj.

Kanë thënë: “Vajzat e mira s’i lamë me dalë prej Kalaje“.

Edhe në këtë rast ndodhi kështu.

A.e shikonte vajzën e  në sokakun tjetër të Kalasë. Ishte  shumë vështirë të kishin ndonjë kontakt, Por prapë se prapë u shikonin.

  1. ishte detar i ri. Pas çdo seferit kalonte rrugicës së saj dhe u mundonte që ta shihte…

Pas një kohe  e çoi një shkues për ta lypur vajzën e dashur.

Fillimisht prindërit e saj ishin të rezervuar, por herën e dytë e dhanë fjalën.

  1. tash prej çdo lundrimit vinte në shtëpi, me nga ndonjë gjë të bukur për nusen e tij.

Erdhi dita e martesës.

Më kujtohet: Rrugica ishte e mbushur me dasmorë, me ata të cilët kishin dalë të shihnin si ka dalë nusja. Ne fëmijët e kompletonim atë kolorit të bukur. Nusja, ndërmjet dy vëllezërve, e veshur me takëm kombëtare, me hillallyk, po u ulte  ngadalë-ngadalë prej shkallave.

Atëherë kanë qenë të rrallë turistët e huaj. Por një çift  gjerman u gjetë aty; ishin prapa dhe filluan të fotografojnë ambientin edhe nusen …

Në një moment, papritmas doli prej derës së shtëpisë babai i nuses, shumë i zemëruar dhe, më zë të lartë e të ashpër, i largoi  turistët nga Gjermania.

Por kjo gjë vetëm shkurt e ndërpreu gëzimin dhe atmosferën e dasmës.

Nusja mbërriti te shtëpia e dhëndrit.

  1. kishte lundruar nëpër Mesdhe dhe ishte përparimtar.

Kam dëgjuar: pas dy ditëve e kanë gjetur çiftin gjermanë dhe i kanë ftuar si mysafirë në shtëpinë e tyre.

 

Rrëfimi 3

”Pjerna”

Ishte mëngjes,  ditë vjeshte.

Në atë kohë në Kala kemi pasur vetëm në tri shtëpia telefon.

Ka pasur Zejnel Ismajlaga, unë si mjek, dhe Sulejman Fazlibegu (nuk e di se pse).

Trokiti telefoni. U Lajmërova.

Një zë me ndërprerje:

– Ovdje “Pjerna! (Këtu është “Pjerna”).

Një moment nuk dita se kush flet, por më tha se kjo është lidhja telefonike përmes radio-stacionit të anijes “Pjerna”, e cila në atë moment ishte duke  lundruar në afërsi të Kalasë.

– Treba nam Muradija! (Na nevojitet Muradija).

Avdo Nimanbegu ishte oficeri i parë në anijen  “Pjerrna”.

Deshi të fliste me bashkëshorten.

Menjëherë erdhi Muradija.

(Shtëpia e tyre ishte afër).

 

Rrëfimi 4

Fishëllimi

Ditë vere, fillimi gushtit. Ishte vapë e madhe.

Para dy vjetve miku im nga Tirana  Prof Dr. Hektor Çoçoli më tregoji një anekdotë:

 „Dy gra të moshura ishin duke pritur autobusin. Ishte vapë e madhe. Njëra i drejtohet tjetrës:„ Kjo  vapë  po na i merr edhe një këto dy fiçe mend si i kemi..“

Hyra në Kala për ta vizituar Ali Peshkun. Ai ishte më tëpër i lodhur  prej temperaturave të larëta, pleqëria..

Duke ecur nëpër rrugicat e ngushta . përpara shtëpisë të Avdo Nimanbegut ishin  të ulura Muradija (1935) , bashkëshortja er Avdos dhe Milliha Kapllanbegu Resulbegu ( 1943 ), motra e Muradijes.

U ndalova. E pyeta Muradijen:

„ A të kujtohet  fishllimi i Avdos kur isht  afrua shtëpisë..“

Pa“

U qesh  Muradija:

Avdoja kur ishte i ri, por edhe më vonë , gjithmonë kur ka fillue  tu ofrohet shtëpisë ka fishllue. Muradija e ka dëgjue dhe menjëherë i ka dalur përpara.

E pyeta  Muradijen:

Si e ke ndigjue aq largë prej shtëpie fishllimin e tij..“

„ E kam pasur gjithmonë në veshë dhe në zemër“.

Mbas pak kohe  erdhi edhe Avdoja. Biseduam. I rujtuar intelekti, kuptimi, biseda.

Kënaqësi, pleqëri e bukur…

 

Rrëfimi 5

Lundrojmë!

E takova Avdon këto ditë te kafene-restoranti “Pirat” i Hasan – Cano Karamanagës (nipi im).

Duke e përshëndetur, e pyeta për shëndet.

Ai m’u përgjigj:

– Lundrojmë!

 

Lundrimi funditi I kapidanit të vjetër: 

E gastoi ( e afroi) barkën (anijen) në Meteriz te Mullini i Erës.

Aty do të pushoj sëbashku me detarët tjerë prej Kalaje…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi