Gani Karamanaga: Me rrema prej Shibenikut

Selatin – Tino Vogliqi është fëmijë i tretë i Nurijes dhe Qazim Vogliqit. Kanë jetuar në shtëpinë në pjesën jugore të Kalasë e cila ishte njëqind metra largësie prej detit. Selatini nuk u bë detarë, por mbaroji zanatin për marangoz (zdrukthëtar) dhe prej vogëlie i ndihmonte prindërve. Kur e përfundoi shërbimin ushtarak, ai me ndihmën e kushëririt, Xhavit Vogliqit dhe dhëndrit tyre, Ali Suloviqit i cili ishte kapidan në anien “Koromaçno” bleu një sandall të ri në Shibenik. E kishte planifikuar që të vinte nëpër bregdetin e Malit të Zi, me anijen ku Aliu ishte kapidan, duke e tërhequr pas. Por ata morën urdhrin që të shkojnë për Itali.

Dhe kështu, filloi lundrimi nëpër Adriatik, i cili do të zgjasë 3 javë. Selatini kishte vetëm rremat dhe krahët e veta. Mbërriti në Split ku takoi Zuhdi Demën, i cili punonte si detar në një barkë dalmatine. Zuhdiu i tha se do të shkonte për Rijekë. Aty ishte edhe Enver Nimanbegu me anien “Petrovac”, pronësia e “Lovqen”-it prej Kotorrit, por edhe këta shkuan sipër Adriatikut.

Ditën Selatini rremonte, ka një herë kur frynte maistrali, i çonte rremat dhe era e shtynte. Natën pushonte në ndonjë port ose gjir të bregdetit.

Pas dy jave mbërriti deri në Budvë, ku gjeti një anije për transportin e turistëve. Punonin aty edhe dy ulqinakë, por ata nuk patën mirëkuptim për ta tërhequr Tinin me sandall deri në Ulqin.Kur mbërriti deri te Sveti-Stefan-i, filloi një jugo i rëndë dhe aty Tini pushoi tri ditë. Pastaj edhe dy ditë tjera vazhdoi deri te Kepi i Bashbylykut. Aty i doli para syve Kalaja e Ulqinit. Pas tri javësh, Selatini hyri dhe e lidhi sandallin në molin e vogël, në Jalli. Njerëzit që u gjetën aty, nuk besonin se prej nga ka ardhur ky djalë i ri me rrema. Selatini më tha:

“Kam ndërtue së bashku me vllazën barkën “Marco Polo” në Molen e Madhe, kam tesh leutin “Liamra”, por sanallin e parë e ruj shumë, çdo vjetë ndrroji në te ka një gja, dhe ai do të jetojë me mu së bashku…”

Sot më 20 mars 2017 në kafenenë “Timoni këtë tregim ma vërtetoi Xhavit Jusuf Vogliqi.

Zuvdi Hoxhiqi thot: Sidoqoftë ky është tregim i bukur.

 

( Nga libri “Në derë të oborrit”, 2017)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”