E diele, ditë shtatori me diell. Ishim në grykën e Bunës me Hajro Ulqinakun, Gazmend Çitakun dhe Jaho Kollarin.
“Këtu isht deti më i bukur se çdo kejt”
Foli Hajro Ulqinaku.
“ Do të bëjmë më vonë disa fotografi”
Tha Gazmend Çitaku.
“Dikur, para shumë viteve kam punue në Adë, atëherë ishte drejtor Ali Peshku. Një herë e shpëtova një djalosh i cili u largue prej bregut të detit. Gjithmonë kam notue mirë”
Ishin kujtimet e Jahos.
…
Jaho Kollari lindi në Ulqin. Shkollën fillore tetëvjeçare si edhe të mesmen e përfundoji në vendlindje. Ka studiar Gjuhën e Letërësinë Shqipe në Universitetin e Prishtinës.
Fëmijrinë do ta kaloj në pjesën e ullishtës, në Gjirin e Valdanosit. Deti, imagjinata e legjendave për Kronin e Zanave, për detarët dhe të kaluarën..
“Në rreth 200 metra nga uji, në fund të Ullishtës së Valdanosit në Ulqin, gjendet Kroni i Zanave.Rruga deri në këtë vend sot është praktikisht i pamundur sepse e tërë kjo zonë është mbuluar nga shkurret dhe kaçubat, gjë që akoma më shumë i jep Kronit të Zanave kuptim mitik.
Edhe vetë toponimi i Valdanosit e ka prejardhjen nga “Vallja e nuses”, që ka edhe kuptimin e valles së sirenës, zanës. Ulqinakët në raste stuhie i largonin anijet e veta në këtë “gji të qetësisë”, ku natën, ato që qëndronin atje, dëgjonin dhe kënaqeshin me muzikën e zanave.Ekziston po ashtu legjenda se në shpellë mbas Kronit të Zanave, zanat edhe sot ruajnë thesarin e mbretëreshës ilire Teuta.”
Jahos flet për një ngjarje:
“Profesori i gjuhës shqipe ka pasur metodë të mirë: na ka shpërnda libra disa neve prej nxënësve. Mu më takoji një libër me poezi. Nuk e lexova aspak. Duke ecur këmbë prej Valdanosit ku kemi jetue atëherë e shkruva një vjerrësh-poezi si edhe një tregim.
Në orën e gjuhës shqipe profesori më qiti në tabel dhe më tha të flas për vjerëshën të cilën e kam pasur për detyrë që ta lexoj dhe komentoi. Isha i habitur, por pas pak kohe morra guxim dhe recitova poezin time “ Vallja e maringonave “si edhe prozën time.
Profesori mbeti i fascinuar, më lëvdoji. Por ai nuk e ka ditur se kjo ishte poezia dhe proza ime.”
Budije Karamanaga ( 1949) :” Kam qenë arsimtare në shkollën fillore. Jaho Kolari ishte në klasën time. Ai ishte nxënës shumë i mirë, posaçarisht ka pasur interesim për biologji dhe kimi. Atëherë ka jetue në Valdanas dhe përgjithditë ka ardhur kamb prej atje”.
Në vitin 1992 kur ishte lufta në Ish Jugosllavinë , papunësia e detyroj Jahon që të emigroj në Suedi.Në Suedi qëndroji 11 vjet deri në vitin 2003 kur kaloj në Gjermani në një vend afër Shtutgardit.
“ Në Suedi kam mësue gjuhën suedeze, kam lexue dhe mësue shumë, kam filllue të merrem me letërësi. Jeta nuk ka qenë e leht”.Jan kujtimet e Jahos për ato kohëra.
…
Për Jaho Kollarin kam dëgjue prej Hajros dhe Gazmendit. Ishte tash emër i njohur në letërsinë tonë shqiptare.
Në vitin 2007 ishte në Tabje, në Kala përurimi librit tim “Në derë të oborrit”. Pas përurimit Jahoja më tha:
“Këto gja për çka je duke shkrue kanë vlerësi të madhe për ne, vazhdo kështu, të lumt..”
Këto ditë doli nga shtypi anatalogjia e Hajro Ulqinakut “Degë e trungut të urtë”. Për gazetën “Koha javore” kam shkrue:
“ Duke e vlerësue lartë botimin e kësaj antalogjie, mund të konstatohet se të gjithë autorët aty e kanë vendin e vet.Por, mbet vrejte se ka pasur edhe shkrimtar tjerë të cilët e kanë pasur vendin në këtë antalogji. Kësaj radhe do ta përmendur vetëm një emër shumë të rëndësishëm në letërsinë shqiptare. Bëhet fjal për JAHO KOLLARIN.”
Në recensionin për librin tim “Mullini I Erës” ndërmjet tjerave J.Kollari shkruan:
“Libri Mullini i Erës (që fare lehtë mund të mbajë edhe titullin: Barka me Vela, që sigurisht paraqet një traditë tonën të këputur) i Gani Karamanagës mbase nuk paraqet një histori aq të veçantë, por e veçanta e gjithë kësaj është se, në tekstet e veta, ky autor Ulqinin me rrethinë në vazhdimësi e nxjerr të goditur nga tërmetet! Në këtë rast, në rend të parë, nuk mendohej në lëkundje seizmike; por ka qenë vazhdimisht i goditur nga tërmetet demografikë. Kjo hemorragji e gjakut të arbrit, si masovike sikurse edhe e pjesërishme, nuk ka të reshtur.Tërmeti, si tërmet, ndjehej me lëkundje që të tmerron, porse kur ngjajnë tërmete shoqërore (trazira, luftë, epidemi…) popullata edhe më shumë shqetësohet, si rrjedhojë vjen deri te zhvendosja, ikja, arratisja… lëshohej, pra, trualli i të parëve. Toka e vet e padroni i huaj, një realitet i hidhur ndër shqiptarë këtu e gjersa dihej për vete.
O, si nuk kam një grusht të fortë
t´i bie mu në zemër hallit…
Hallit që na ka mbërthyer shpirtin tonë paqedashës. Dy vargjet e fuqishme (pak të modifikuara) të Migjenit të madh, i cili si i brishtë (fizikisht) që ishte shprehet përmes penës me një fuqi të pazakontë. A na mungon kjo sot; kjo fuqi që na bën tok, të mos lëshohej trualli i stërgjyshit!?”
Jaho Kollari vjen dy deri tri herë në vjetë në Ulqin me krejt familjen.
Në pyetjen time si punon dhe jeton në Gjermani shprehet:
“Punën e kam të mire, nuk ka lidhje me shkrime dhe letërësi, punoj në një kompani për kontrollimin e medikamentave..”
U takuam përësri në kafenenë “Bonita”.
Biseda ishte lidhur me angazhimet tona në letërësi. I tregova Jahos se kam në punim dy projekte: “Kulla e Beqirbegut” dhe “Mërgimtar”.
“Tash, ti ke formua një emër, njërëzit referojnë nga shkrimet tuja.. mendimi im isht që të vazhdojsh për të shkrue për ngjarjet e dikurshme në Kalanë e Ulqinit..materiale ka , duhet të përderohet edhe imagjinata, ti afrohet lexuesve historia e dikurshme, ngjarjet..”
Jahoja mi tregoji fotografitë e dy shëpiave tija në Ulqin. Njëra ishte e re, e tjetra e vjetër e adaptuar, renovuar me pamje të dikurshme.
Më pëlqen kja e vjetra.më e bukur, si ka qenë dikur, kja e reja shihet gjithëkejt..”
Ishte mendimi im.
Para se të ndahena mi dhuroji dy librat e tija të para :”Terapia” e botuar me 1997 dhe “Lidhja me suturë”(1999).
Jahoja në të shtunen kthehet për Gjermani. Do të vijn shpejt në Ulqin.
Shtojcë- Biografi e shkurtë
Jaho Kollari u lind në Ulqin (1961).
Shkollën fillore si dhe atë të mesme i kreu në vendlindje. Studjoi në Prishtinë, ku edhe filloi të mirret me shkrime. Botoi atëbotë poezi nëpër revista të ndryshme e më vonë edhe librin e parë.
Shkruan poezi dhe prozë sikurse edhe recensione e kritika letrare.
Jeton dhe vepron në diasporë.
Veprat:
-Shtëpia në mes Ullinjve (poezi), Rilindja, Prishtinë 1988.
-Terapia (prozë), ArtClub, Ulqin 1997.
-Lidhja me Suturë (prozë), ArtClub, Ulqin 1999.
-Plusquamperfekti (prozë), Ulqini, Ulqin 2013.
-Poeti i Mijëvjeçarit të Tretë (poezi), Ulqini, Ulqin 2014.
-Prokrastinacioni (poezi), Ulqini, Ulqin 2015.
-18+ (prozë), Ulqini, Ulqin 2016.
– Ulqinication, (prozë), Ulqini, Ulqin 2020.
Në fund
Në Qafë Larin ( ishte emëri i parë për Mahallën e Re të Ulqinit) jetojnë krijuesitt:
Asllan Bisha, Lumnije Bisha, Sami Misherri, Jusuf Lika, Maksut Haxhibrahimi, Mustafa Canka, Skender Osmani Jovan dhe Andrej Nikolaidisi, Gazmend Çitaku dhe Jaho Kollari
( Nga libri në dorëshkrim “Mërgimtar”).