Rrëfimi 1
Takimi në Portën e Madhe të Kalasë
Fillimi i muajit të gushtit. Hapja solemne e manifestimit “Skena verore” në Kala, para muzeut( më përpara Xhamia e Kalasë). Pas programit, shumica e të pranishmëve qëndruan në Pazarin e Gjytetit duke biseduar, shikue detin nga dritaret sipër bedenit.
Porta e Madhe e Kalasë ka tri hyrje, dy në kande dhe një në mjedis. Duke ecur takova Hadixhe Gjonin, nënkryetaren e Komunës së Ulqinit dhe djalin e saj Edinin. Ky ka ardhur për pushim veror. Disa vjetë është mërgimtar në New York ku ushtron detyrën e imamit dhe hatibit.
Prej vitit 1998 deri në vitin 2007 isha në Këshillin e Bashkësisë Islame të Ulqinit ( BI). Një mandat anëtar e katërë vite kryetar. Edin Gjoni duke ndjekur Fakultetin Teologjik në Kairo ka pasur ndihmesën financiare të BI. Ky ishte një investim i qëlluar për BI të Ulqinit. Përveç se i kreu me sukses studimet, Edin Gjoni arriti që të formohet një ndërë dijetarët më të sukseshëm nga të gjithë trevat e Malit të Zi.
Pas përshëndetjes u drejtova Edinit:
“Ktheu në vendlindje, ti mundesh me qenë Reis i ardhshëm i Bashkësisë Islame të Malit të Zi”.
Disa vite me radhë Edin Gjoni ka mbajtur ligjerata në xhamitë e Ulqin, si edhe në manifestimet fetare në Qendrën për kulturë. Ishte gjithmonë privilegjë për ta dëgjue.
Jam i mendimit se ai i mungon Ulqinit, por edhe Malit të Zi.
Rrëfimi 2
Biografia
EDIN GJONI është djali i Kasemit dhe Hadixhe (Bakalli) Gjoni; nipi i Haxhi Hafiz Shyqyri Bakallit – Kryetarit të bashkësisë Islame në Mal të Zi. (1957-1975) Është i lindur në Ulqin më: 31. 05. 1978. Ka shtetësinë e Malit të Zi dhe SHBA.
1.Arsimimi
Shkollën fillore dhe Gjimnazin (drejtimi klasik) e përfundon në vendlindje në vitin 1996.
Njëkohësisht ka ndjekur në Prishtinë dhe e ka përfundue Alauddin Medresen në vitin1997.
Në vitin 2001 ka diplomua në Fakultetin Teologjik (Usulu d-Din) në Universitetin Al-
Alzhar në Kairo – Drejtimi Tefthir dhe Shkëncat e Tefthirit.
Në vitin 2016 – 2020 i ka ndjekur Masters studimet në CUNY Graduate Centre u-New York-
Reparti për Studime Lindore dhe të Mesme (The Master of Arts in Middle Eastern
Studies – MAMES) të cilat i përfundon në dhjetor të vitit 2020.
Kapston Projekti i tij (The Final Capstone Project) me titullin: “Me qenë imam në New York” (Being an Imam in New York City), i shkruar në formë të memoarit është shpallur më i miri.
Kapston projekti në semestrin pranveror të vitit 1020 është rekomandue për të botohet dhe të publikohet.
2 Ecuria në karierën arsimore
Nga viti 2001-2003 ka ndjekur Studimet Postdiplomike (ad-Dirasat al-‘Ulya) -DegaTefthir dhe Shkencave të Tefthirit në Fakultetin Usulu d-Din, Universiteti Al-Azharu në Kairo. Pas përfundimit të studimeve në Maj të vitit 2004 fiton drejtat për Temën e Magjistraturës: “Roli i i kuptimit-urtësisë në interpretimin e Kur’an –it sipas Tefsiru al-Manar” (Dawru-’Aqli fi Tafsiri l-Qur’an min khilal Tafsir al-Manar). Tema kryesisht ka qenë lidhur me konsultimet me prof. dr Enes Kariqin. Temën nuk mundet ta mbronte vetëm për arsye së ardhjes në SHBA më 2007.
Në vitin 2005 e ka ndjekur semestrin pranveror në Fakultetin e Shkencave Islamike në Sarajevë. Tërë kohën duke dëgjue ligjerata dhe konsultime me profesorë të respektuar:
Prof.Dr. Jusufom Ramiq, Prof. Dr. Enes Kariq, Prof. Dr. Reshid Hafizoviq dhe Prof. Dr. Adnan Silajxhiq.
Po në atë kohë i ka shkrue rreshtat e parë të punimit tij të Magjistraturës.
Në vitin 2007 – do të filloj punën e rregullt-imam, hatib dhe ofiçar në Qendrën Shqiptaro-Amerikane në New York, të cilën e ushtron edhe tani.
3.Gjuhët e huaja
Flet në mënyr aktive: Arabisht, Boshnjakisht, Anglisht.
Shërbehet edhe në gjuhën Gjermane, Françeze.
Rrëfimi 3
Hfz Shyqyri ef. Bakalli (1957-1975)
Haxhi Hafiz Shyqyri ef. Bakalli lindi më 5 shkurt të vitit 1914 në Ulqin, Në fëmijërinë e tij të hershme ka ndjekur mësim-besimin (mejtepin), ku tregon aftësi të veçantë në përvetësimin e programit mësimor. Veçanërisht dallohet me lexim të rregullt dhe të bukur të Kuranit, kështu që në moshë relativisht të re bëhet hafiz. Shkollimin e vazhdon në Shkodër. Me dekretin e Mexhlisit të Ulemave nga Shkupi në vitin 1933 emërohet myezin në xhaminë kryesore të Ulqinit. Në vitin 1936 emërohet imam dhe kurorëzues zyrtar në fshatin Dinoshë, afër Titogradit (Podgoricë). Në atë detyrë qëndron deri në vitin 1951, kur emërohet kryeimam i Titogradit. Krahas detyrës së imamit ka zbatuar edhe detyrën e sekretarit të Shoqatës së Alimave (Ilmija) të Malit të Zi; ishte anëtar i Kryesisë së Meshihatit të Republikës Popullore të Malit të Zi.
Në Kuvendin e Bashkësisë Islame të RPMZ, të mbajtur më 14 nëntor 1959 bashkëpunëtorët e tij, kolegët, imamët, do ta zgjedhin Hafiz Shyqri ef. Bakallin për kryetar të Meshihatit të Bashkësisë Islame të Malit të Zi. Ai njëherazi bëhet anëtar i rregullt i Meshihatit të Epërm dhe Kuvendit të Epërm të Bashkësisë Islame në nivel të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.
Haxhi Hafiz Shyqyri ef. Bakalli, pa dyshim, i takon atyre gjeneratave të myslimanëve të cilët janë gjetur në mes të stuhive të fuqishme politike, turbullirave ekonomiko-shoqërore dhe fetare në hapësirat Jugosllave, e të cilat do të lënë gjurmë dhe pasoja të dukshme në mënyrën e të jetuarit të myslimanëve dhe praktikimit të tyre të fesë, qoftë kjo në mjedise qytetare apo ato fshatare.
Rrëfimi 4
Opinion nga Arben Halluni për Edin Gjoni
-Pa dyshim, mikun tim të ngushtë Edin Gjoni, me të cilin kemi qenë për disa vite bashkëstudentë në Universitetin e Al-Az’harit, në Kajro të Egjiptit, mund ta konsideroj një thesar i çmuar të dijes islame, jo vetëm në vendin e tij të lindjes në Ulqin të Malit të Zi, por edhe të trevat e tjera shqipfolëse, në disaporë dhe gjetkë. Edini që meriton të jetë nga të parët e elitës islame shqiptare është mjeshtër i këshillave të ngrohta, shembull i formimit dhe argumentimit intelektual, predikues e ligjërues i përgatitur dhe edukator i nderuar.
Kur ai refereron tema të ndryshme fetare dhe të përgjithshme e kupton se ai ka dalë para pjesëmarësve i përgatitur, studiues përfekt i temave shpirtërore dhe filozofike, duke sjellë tek çdo auditor qartësi, dobi dhe saktësi në shtjellimin e çështjeve të ndryshme.
Mendoj se me diturinë e tij universale, sidomos atë islame, ka hyr në mendjet dhe zemrat e besimtarëve, kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ai ushtron aktualisht më shumë autoritet misionin e tij fisnik dhe të fisme.
Edhe në fund
Edin Gjoni është figure ëmblematike fetare, gjithëshqiptare, gjithëkombëtare.
Është i martuar, ka dy vajza.
Po e përësërisë mendimi:
Edin Gjoni e ka vendin këtu në Mal të Zi.
Ai mundet me qenë Reis i ardhshëm i Bashkësisë Islame të Malit të Zi.
(Nga libri në dorëshkrim “Mërgimtar)