Hfz. Jusuf Mehmed Cungu (1874—1952)
Hfz. Jusuf Cungu ishte djali i Sulltanë dhe Mehmed Cungut. Në vitin 1936 ai ka shoqëruar turistët nga Çekia të kryesuar nga zotëri Janosh Urban i cili ishte redaktori i një gazette në Çekie.. Ai i dërgon hafizit një kartolinë pas largimit prej Ulqinit.
Ky dokumentë e vërteton faktin se turistat e pare ndërkombëtar kanë qenë në Ulqin prej Çekie. Gjithashtu edhe në një bisedë para 15 viteve me të ndierin Maliq Sulejmanin kam shkruar se në Ulqin ka pasur atëherë edhe turista prej France.
Hfz. Jusuf Mehmed Cungu me këtë e tregon vehten si njëri me kulturë të lartë, me mirëkuptim dhe angazhim që të takohet me turistat e huaj të atëhershëm.
Njëkohësisht, kjo gjë tregon se feja Islame edhe atëherë ka qenë për tolerancë, horizonte të reja, për lidhje ndërkombëtare. Kjo kartolinë mundet të jet edhe shembull për disa besimëtar të ciët e kanë humbur rrugën e tyre.
Heroina Sulltana Idrizaga Cungu
. Sulltana Idrizaga Cungu ishte ajo gru e cila i doli përpara Dervish pashës kur ai hyri dhe pushtoi Ulqinin në vitin 1880. Ajo e kapi frenën e kalit duke thane:
“Aman, more Pashë, për hatër të Zotit, mos na shtjerë në dorë të hasmit, ma mirë të na mbysësh se sa të na lësh nën shqa…”
Ismet Cungu
Biografia
Lindi në Ulqin në vitin 1956. Ishte djali I tretë i Emine dhe Shaban Cungut. Shkollën fillore dhe Gjimnazin e përfundon në Ulqin. Regjisgtron Shkollën e lartë për Detari në Kotorr, ku edhe do të apslovoj. Gjatë pushimeve verore ka punue në gastronomi nëpër hotelet e Ulqinit.
Por, sa i takon punësimit në Ulqin ishin kohëra të vështira,
Emigrimi në Zvicër dhe martesa
Gjatë pushimit veror njohtoi një vajzë nga Zvicëra. Në vitin 1978 emigron në Zvicër. Ku edhe martohet. Prej kësaj martese kanë dy djemë.
Ismeti fillimisht nuk e ka pasur lehtë. Posaçarishtë në vitin e parë kur nuk e njihte mirë gjuhën gjermane. Pas një viti e përvetësoj gjuhën dhe filloj punën në restaurante dhe hotele në Zvicër. U përmirësua gjendja financiare. Ishte udhëheqësi në disa hotele dhe restaurantë.
Në Ulqin atëherë ishte ngritja e turizmit me të huaj, por edhe atij vendor.
Së pari investoi duke ndërtue shtëpinë-pansion dy katësh në lagjern Pinjesh. Gjithashtu u bë edhe pronari i lokalit-qebaptore në qendrën e Ulqinit (te Sheshi i ullinjëve-sot).
Emigrimi i dytë në Sllovaki dhe martesa
Pas prishjes martesësë së parë me Keti-Zvicëranen emigron në Sllovaki. Atje martohet përësëri. Prej kësaj martesa ka dy fëmijë:djal edhe vajzë.
Në Sllovaki, në një vend turistik ndërton hotelin e ri në të cilin punon me sukses. Kështu filloj jeta e re,
Pensionohet në vitin 2020. Por, Ismet Cungu vazhdon të punoj edhe më gjërë.
Lidhja me vendlindje
Ismeti nuk e ka harrue asnjëherë vendlindjen dhe shokët e tij. Gjthmonë, disa herë në vjet vvjenr në Ulqin. Ka pasur kujdes të veçant për prindërit e tij të moshuar.
Njëkohësisht ka qenë urëlidhësi ndërmjet Ulqinit dhe Zvicrës. Posaçarisht i ka ndihmue të rrinjëve në vitet e nëntëdhjeta kur ishte lufta civile në Ish Jugosllavinë. Shumë djemë kanë gjetur strehimin edhe punën te Ismet Cungu.
Nl lumin Buna ka ndërtue shtëpi turistike për pushim. Atje kalon pjesën e Madhe të pushimit duke lundrue me sandallin-gliserin e tij.
Në fund
Ismet Cungu i takon ulqinakëve të sukseshëm në biznes, hotelieri dhe gastronomi. Është patriot i dashuruar në vendlindje
Jeton në rrugëtim Zvicër-Sllovaki- Ulqin.
(Nga libri në dorëshkrim “Mërgimtar”)