Familija e Jakup Mujushit fillimisht ka jetuar në shtëpinë e tyre e cila ka qenë mbrapa postës së vjetër ( në atë vend më vonë ishte Bankos”-i, Banka e Kosovës). Në mospajtim me regjimin e Jugosllavisë së parë kalojnë për të jetuar në Shkodër. Shtëpinë e tyre pushteti e nacionalizon. Në atë shtëpi një kohë kanë jetuar disa “harapë”(zezakët) e Ulqinit.
Daut Mujushi jetonte një kohë të gjatë në Shkodër, ka pasur dy vajza: Zylihaja e martuar për Jusuf-Cufo Lanicën dhe Qotherja e martuar në Krruç te familja Luka.
Djali i vogël Muhamedi lindi në Shkodër në vitin 1944.
Pas ndodhjeve dhe keqësimit të mardhënieve të Shqipërisë me Jugosllavi Dauti me familije kthehet në Ulqin në fillim të vitit 1948.
Mbasi shtëpinë e kanë humbur jetojnë në shtëpinë -mektebin e vjetër në fund të lagjes Meterizi.
Djali i madh Zuhdija ka qenë i lindur në vitin 1937. Ai në vitin 1965 emigron dhe mbërritën në Australi. Atje fillon punën dhe stabilizohet.
Daut Mujushi në vitin 1971 me të gjithë familjen shkon për Australi te djali i madhë Zuhdija.
Me Muhamedin , disa vjetë kemi qenë së bashku në Shkollën fillore nën Kala.Unë isha më i vogëli me vjet dhe ato më të mëdhenjt të cilëve i takonte Muhamedi më mbrojshin, kurse unë i ndihmojsha në mësime.
Muhamedi thotë:
“Kur mbërritëm në Australi disa muaj kam punuar berber te një Grek, e pas një kohe u bashkangjita vëllaut Zuhdisë si bojaxhi, zanatin e mësova menjëherë…Pas një kohe të shkurtër na vizitoji Ibrahim Karamanaga, kishte dëgjue se kemi ardhur..” Kemi pasur raporte të mira, kemi shkue edhe ardhur te njëri tjetri… Ibrahimi ka pasur në Forthsajt shtëpi të bukur..ka ardhur me Terezën gruan e tij..”
Muhamedi gati tërë jetën e kaloj në mergim duke punuar, rritur fëmijtë, por mëgimtarët e kanë vendlindjen në shpirtë dhe në zemër më tepër se ne që jetojmë këtu.
Ai, tash në disa vitet e fundit vjenë me bashkëshorten Serveten në qerëshor e qëndron në Shkodër dhe në Ulqin deri në shtator kur në Australi është dimëri.
Muhamedi , pushon pak duke pi kafen në lokalin e Xhemal Hasës në Pazarin e Ulqinit dhe vazhdon:
“ Kam punuar shumë punë, më tepër kam pas të ardhura prej ndërtimit të shtpiave, shitja e blerja bjen fitesën, njashtu si djemtë e tu..Ka pasur edhe punë me rrezik, isht lypur për të hypur në naltësi të madhe, me punue jashtë penxhereve..por duke falëmenderue Allahut kam pasur shëndetin e mirë dhe rriskun.. një djalë është në Kaliforni, tjetri në Melburn, si edhe vajza.. tash Servetja edhe unë jemi në pension..kemi blerë një banesë në Ulqin dhe tjetër do ta blejmë në Shkodër..”
Muhamed Mujushi ka dy vendlindje në kujtimet dhe dashurinë e tij:
Shkodrën ku lindi dhe Ulqinin ku kaloj fëmijërinë..
“Në vitin 2010 kur Ibrahimi ndërroji jetë. Së shpejti jemi mbledhur të gjithë Ulqinaktë dhe mandej e kanë çue për të ba procedurën e përgatitjes për transport në Malë të Zi… ishte kërkesa dhe mendimi i tij të kthehet në vendlindje, përgjithmonë..”
E përfundon bisedën Muhamed Mujsuhi, shoku im nga fëmijëria..
( Fragment nga romani në dorëshkrim “Mullini i Erës”)