Gani Karamanaga: Mërgimtari Sabri Gjoni – I ndihmonë krijuesit nga Ulqini

Rrëfimi 1

Zogajët e Shkodrës

Ishim familijarisht në restaurantin “Te Hilmija” në Zogajët e Shkodrës në buzë të Liqenit . Flitet se së shpejti do të hapet pikë kufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi Zogajë-Ske.

Restauranti gjindet  në një vend i mrekullëshëm. Pllazhi me zhavor të imët, liqeni i pastër, pamje në Shkodër prej së largu.

Në dalje të restaurantit u takuam  me Sabri Gjonin. Ai një kohë të gjatë jeton në Njujork,

kishte ardhur me familje për pushim në Ulqin dhe  ka mbrritur për drekë në këtë restaurant.

Ma ato ishte edhe plaka Aishe, nëna e bashkoshortes  Sabriut. I than:

“ Ky isht Dr.Gani Karamanaga”.

Plaka u gëzue. U përqafuam.

 

 

Rrëfimi 2

 

Takimi në vitin 2015

Nëna e Agimit

 Në dalje të Shtëpisë së Shëndetit m’u ofrua një grua e moshuar dhe më pyeti: “A jeni Ju dr. Gani?“ U përgjigja se po. Ajo vazhdoi: “A e dini se kush jam?” Mendova, nuk kam mundur që të kujtohem menjëherë. Gruaja e moshuar më ndihmoi: “Jam nana e Agimit, më vjen shumë mirë që të takova.”

U larguam. Fillova që të mendoj. I zbulova kujtimet. Kishin kaluar më tepër se njëzet vjet. Gruaja që më takoi ishte nëna e një të sëmurit, i cili ka qenë një djalosh mentalisht i retarduar. Shumë herë nëna ka ardhur me Agimin në vizita te unë. Kam qenë edhe në shtëpinë e tyre. Agimi vështirë ka folur, ka pasur disa herë infeksione të organeve të frymëmarrjes. Me mua ka zhvilluar një kontakt të mirë. Agimi ka pasur dy motra. Krejt familja e tij i ka përkushtuar një kujdes të veçantë. Agimi ndërroi jetë pas një infeksionit të rëndë respirator. Nëna e Agimit jeton në Amerikë te vajza e martuar. Kishte ardhur në pushim që të vizitojë Ulqinin.

 

Rrëfimi 3

“Bella Vista”

Me Sabri Gjoni e lëmë takimin te restauranti “Bella Vista”. U vonova 10 minuta. Kur mbërrita Sabriu ishte duke folur me Hajro Ulqinakun.

Duke u arsuetuar për vonesë Sabriu tha:

Kam pasur kënaqësi që të njohtoj Hajro Ulqinakun”.

Ndërmjet tjerave Hajro i tha Sabriut:

“Ti ke ba një gjest human, të mirë, patriotik. Ja ke mundësue specializimin nga gjinekologjia dhe akusheria doktoreshës Zylfije Gjoni Duraku. Pushteti i atherëshëm nuk donte përparimin e kombit tonë shqiptar.”

U ndërlidha në bisedë:

“ Ishin kohërat kur ishte politika e sërbomdhejve e cila e ka ngadalsue arsimin dhe edukimin e kuadrave shqiptarë në mjekësi si edhe në lëmi tjera.Në specializim për gjinekologji dhe obstetri  me pagesën e tyre shkuan në Novi Sad  Dr.Zylfije Duraku, Dr. Sadije Hollaj dhe Dr. Teuta Hoxha .

Me ardhjen e tyre u mundësue edhe puna në Maternitet i cili filloj punën më 5 shkurt 2005”.

Vazhdova:

“Dr. Zylfije Duraku është mjeke e mirë, puntore e madhe, aktiviste në  disa fusha në lëminë shoqërore, kryetarja e OJQ “Anima” për të drejtat e gruas,, por një gjë nuk e ka të mirë- të gjithë këto punë-aktivitete duhet me i regjistrue , me i qitur në letër. I kam than disa herë. Mundem edhe për ti ndihmue.”

Sabriu tha se  edhe ai i bashkangjitet këtij mendimi. Duhet për të shkrue në libër për të gjithë punën e saj deritanishme.

Ai vazhdon:

“Puna e jote isht një inspirim, shkruan, lënë gjurmë..I kam edhe unë disa material, mundësisht se do të shkruaj ndonjë gja.”

Sabriut i dhurova dy librat më të reja:”Shkolla fillore në Ulqin-historiku dhe veteranët-bashkëautor me Hajro Ulqinakun. Si edhe  “Mullini i Erës”. Prej kësaj ia lexova diçka shkurt çka kam shkrue për vëllaun e  tij Dr.Daut Gjoni.

“Fllimi i dekadës së shtatë të shekullit XX. Isha kujdestar në Spitalin e Tivarit. Atë natë me mua ishte shoku im nga fëmijëria dhe shkolla për infermieri në Cetinë, Daut Gjoni. Ai kishte kryer Fakultetin e Mjekësisë para disa ditëve në Zagreb. Në spital ishte nëna e tij. I fola Dautit:

“Pse nuk mundohesh të punësohesh këtu në Ulqin ose në Tivar?”

Dauti më tha:

“Kam vendosur të shkoj për Amerikë.”

Në Amerikë  Dr. Daut Gjoni është një ndër emrat më të njohur sa i përket mjekëve gjinekologë shqiptarë. Shpesh vjen në vendlindje. Ai e ka dhuruar mamografin për Shtëpinë e Shëndetit të Ulqinit. Në një emision të cilin e emitoi TVMZ në gjuhën shqipe “Mozaiku” për dr. Dautin dolën edhe pesë fëmijët e tij duke luajtur në kopshtin e tyre në Amerikë. Dr. Daut Gjoni është shumë i lidhur me vendlindjen e tij, por fëmijët e tij janë amerikanë, ata nuk vijnë kurrë për të jetuar në Ulqin.”

Sot, më 18.qershor të vitit 2023 u takova prap me Hajron. Filluam bisedën lidhur me Sabri Gjoni. Hajro thot:

Sabri Gjoni është një ndërë burrat më të mire të cilët i ka Ana e Malit edhe Ulqini”.

 

 

Rrëfimi 4

 

Nga biografia

Shkollimi dhe emigrimi në SHBA

Sabri Gjoni lindi në Katërkoll në vitin 1953, Aty kreu shkollën fillore, kurse gjimnazin e përgjishëm në Ulqin . Ka dashtur për të regjistrue mjekësinë së bashku me vëllau Metin. Por regjistrojnë Juridikun. Fillimisht në Prishtinë. Vazhdon dhe i mbaron studimet në Zagreb.

Në Kripore të Ulqinit do të punoj prej vitit 1980 deri në vitin 1984, ishin ato kohëra të vështira edhe për shqiptarët në Malin e Zi. Drejtoria e Kripores kërkonte prej tij të deklarohet. Sabriu gjithmon thoshte si është shqiptar. Në Malin e Zi shqiptarët, posaçarisht ato të arsimuar kanë pasur presione. Edhe sot, mendon se në atë kohë  pushteti e ka përgatitur burgosjen e tij.

Këto ishin momentet kryesore që të emigronte në SHBA në vitin 1984.

 

Avokat i sukseshëm

Në SHBA e kompletoi edukimin juridik. Punonte shumë, krijoj familjen, qëndroj në këmbët e veta.Në vitin 1997 e ka dhënë provimin për avokat dhe hapi kancelarien e avokaturës. Sot është avokat i sukseshëm, ka edhe të punsuarit avokat tjerë në kancelarien e tij.

Tri lëndë e Sabri Gjoni më argumente janë botuar në revistën prestigjioze  “ BAE EXAMI”.

Sabri Gjoni ka  tre djemë edhe një vajzë.Bashkëshortja vazhdon shkollimin në Njujork duke krye fakultetin dhe magjistraturën.

Djali madh Genci është gjithashtu avokat.

Djali i dyt Leonardi punonë në përgatitje të studentëve për Fakultetin juridik.

I treti Randi është inxhinier elektronike kompjuterike.

 

I ndihmon krijuesit 

Sabri Gjoni i ndihmonë krijuesit nga Ulqini. Më pyeti se çka jam duke përgatitur.

U përgjigja:

“Jam duke shkrue një libër për mërgimtar. Ato si u larguan, por vendlindjen e duajn dhe e kanë në zemër.. Për këtë libër kam konkurua te Fondi për pakica këtu në Malin e Zi”.

Menjëherë tha:

“ Jam i disponuar për të ndihmue. Kam mbështetur disa krijues nga Ulqini..”

Vazhdova:

Për botimin e librave të mia më kanë ndihmue-sposorua institucionet nga Ulqini dhe Mali i Zi në përgjithësi. Jam mirënjohës për të gjithë. Kësaj radhe do të pres rezultatet e konkursit të Fondit për pakica..”

Sabriu prap foli:

Gjithësesi më lajmëro kur të dalin rezultatet e Fondit.”

Sabri Gjoni emigroj në SHBA kur ishin kohëra të vështira për kombin tonë.

Në Ulqin vjen rregullisht 2-3 herë në vjet. Fëmijët e tij e duajn vendlindjen e prindërëve tyre. E flasin mire shqipen.

U përshëndetëm:

Në të dielen kthehem për Njujork. Por këtu jam prap në gusht”

 

(Nga libri “Valixhja nga  Amerika-mërgimtarë)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi