Gani Karamanaga: Mërgimtari Sami Flamuri – Këthimi në vendlindjen e prindrëve

Rrëfimi 1.

Kafja në Ranë

Restaurani-kafeneja “Aragosta” në Ranë. Aty deri në vitin 1979 (tërmeti katastrofal më 1979) ishte hotel “Republika”. Në një tavolinë isha i ulur me Dr. Jusri-Fatmir Resulbegu . Në  talolinën tjetër ishin Gazmend Çitaku dhe Sami Flamuri. Kamajeri na tha se kafet i kemi të paguara prej tavolinës tjetër.

Rallën për ta pague kafen e kisha unë. Për të bërë humor e pyeta Samiun:

“ Sot isht dashtur unë për ti pague kafet. Për arsye që i keni pague sot ju, si isht situata tash?“

Samiu u çue në këmbë dhe tha:

„Toska thot (nga Shqipëria e Jugut): ndeç sjelle, ndeç pshtjelle, rasti të ka mbetur ty“.

U qeshëm të gjithë. Shpesh herë me dr Faqon e kemi përsritur këtë bisedë.

 

Rrëfimi 2.

Diçka ka mbi në…

Sot në mbërmje isha në Ateljen Gazi te Gazmend Çitaku. Ky më ndihmonte për ti rregullue dokumentet për raportin te Fondi për pakica lidhur me Projektin „Shkolla fillore në Ulqin-historiku dhe veteranët“. U bë fjala për Sami Flamurin dhe mendimin tim për të shkrue portretin e tij për librin e ardhërshëm „Mërgimtar“.

Pas 10 mintëve Samiu hyri në Atelje. U kthye prej shetitjes nëpër ullishtë.

„Diçka ka mbi ne..“

Ishin fjalët e mia.

„Po, edhe unë jam i këtij mendimi“, u përgjegj Samiu.

 

Nga biografia

Të bisedosh apo të shkruash për mërgimtar apo “kyrbeqar” i ka sfidat e veta sidomos për ato që në moshën e thyer i rikthehen vëdlindjes. Bashkëbiseduesi i rrallës, nuk hyn në kte kategori flasim për Sami Flamurin.

Lindi pikrishtë në qytetin Sidnej (Balmain) në Australi, dhe për kuriozitet është binjak apo “nokat” siç Ulqini edhe i njef binjaket me Naimin, të dy në shtatorin e vitit 1969-të.

Shkollën fillore e kreu nē “Marshall Tito” dhe të mesmen drejtimin hotelerik “Vëllazrim Bashkim” në Ulqin me 1986/87.

Dëshira e flakët për të studiuar në Prishtinë, u ndërpre  sepse më 1989-të ndodhi  greva e minatorëve të Trepçës, ju ndalon rrugën e jetës studentore.

Me 1996 ai me sukses mbaron studimet në “Bachelor of Arts” University of Queensland.

Por suksesin më të madh e konsideron lindjen e dy vajzave të tija Valonës(1995) dhe Arditës(1996) e cila vitin e kaluar u bë edhe nënë e Edan, tashti e mora thot Samiu; “edhe epitetin e gjyshit”

Sfida e vitit 1999-të Samiu tash në rolin e përkthyesit zyrtar të shtetit Australian, bëhet mikëpritës i 4000 refugjatëve nga Kosova, e flakëruar në luftë ku me vëllaun Naimin në mënyrë vullnetare e mbajn radion në gjuhen shqipe (3ZZZ) tash më në Melbourne, qytetin më të madh me shqiptar në Australi.

 

Rikthimi në vendlindjen e prindrëve

Vendosi të rikthehet në moshën 47-të vjeçare në vendin ky ai me vllaun e tij binjak Naim, u rritën në  Ulqinin e bukur mu tek lagjia e “Merajes”por ja si për çudin e fatit ai lindi mu në fund të botës atje ku herë më pare  babai i tyre Flamur Rama, migroj me 1963  mu në Australinë e largët.

U rikthen  aty ku u rriti dhe u burrërue , sepse dëshira itij mbas gati 30-të viteve  në mërgim ishte ajo që ti jipja diçka Ulqinit, të rikthehet tek nâna Naxhije, e cila tani në moshën e thyer  dhe ka pasur nevoj për birin e saj.

Shqiptarët e Australisë, nuk janë shumë në numër por Ulqini, dhe rrethina e saj ka nji numër të konsiderueshëm të cilët kontribojnë  për vendin e vet me nji sakrificë të madhe sepse edhe largësia e bënë të vehten.

Familja vendos të rikthehet në Ulqin, me 1973-in në instimin e gjyshit Xhemal Rama, i cili i ngazëlluar nga lindja e nipave, kërkonte ti shikonte edhe me sy.

Ndodhi diçka që gjyshi Xhemal, nuk e priste nipat dhe nusja e re Naxhije, erdhën nga Australia; po Flamuri,u zhduk nuk u pa më deri sa Samiu, vëndosi mbas nji ndamje gati 20-të vjeçare të rikthehet në Australi, në kërkim së babait të syrgjynosur “O tempora o Mores”

 

Rrugëtimi jetësor – takimi me babain në Australi

Po të rikthehemi tek 1988 kur Samiu, vendos ti niset rrugës së gjatë me e gjet babain e vet i cili tani ishte veç se nji kujtes e zbehur,njëri i humbur në Australi.

Samiu pohon;se një Ulqinak, me emrin Haxhi Selita, e ka pa Flamurin e gjallë, dhe ky pohim e shtyneë ate që ta bëjë këtë rrugetim të cilin ata mjeshtrisht e kanë rrëfuer në librin e tyre “Koha e Shegës”(2008)

Në vitin 1989-të i rikthehet Australisë së lindjes dhe me vëllaun binjakë Naimin, ribashkohen si familje aty ku edhe filloj rrugëtimi i tyre jetësor.

Momenti i takimit të parë mbas shumë viteve ndamje kërkon nji qasje tjetër po Samiu, më thot me entuzijazëm se ishte nji happy-ending i vërtet dhe kjo ja vlen tër at pritje.

Familja më në fund së bashku ata i qasen hapjes të një pizzerije me emrin ;Italia Uno Pizza & Pasta viti 1990 -të perveç këti biznesi të sukseshëm sikur se pronari më i ri në shtetin e Queenslandes, ka edhe nji veçori tjetër sepse mu në at vitë ai bëhet kryetari i parë i një radio në gjuhën shqipe (4EB)në Brisbane.

 

Botimet

Me impenjimin e binjakut Naim, tash më për herën e parë në tokën amë aty ku lindi me 1941 edhe babai i tyre Flamuri,ai rikthehet që në emër të mërgimtarve nga Australia, ta botojnë librin e parë shqip të shekullit 21 me nji emër sinjifikativ:

“E Perjetshme është Shqipëria

(07.01.2000) në prezencën e prezidentit shqiptar prof.Rexhep Meidani.

Me 2008 vjen e libri i dytë si koautor i saj mu rrefimi se si e gjeti babain Flamur, me “Kohën e Shegës”(2008) fillon edhe nji rrugëtim i ri i cili perfundimisht Samiun do ta drejtoj edhe tek rikthimi në Ulqin.

Sami Flamuri, perveç shkrimeve në “Kohen javore” ka nji gam të gjer si analist edhe në mediat shqiptare, TV Teuta, RTK, SyriTv, por për lexuesin bjen në sy edhe pjesmarrja e tij në nje format reality tv në Top-Channel në marsin e 2021 tek “Përputhen +40.

 

Dy zemrat e mërgimtarëve

Mergimtaret, kanë dy zemra:

Një i troket për vendlindje.

Kurse tjetra për vendin ku punon dhe jeton.

Andaj edhe vëndos që më në fund ti ritkthehet nënes Naxhije, nê vitin 2017-të.

 

Grupi studiues “Ilirët”

Pasioni për histori dhe dashuria ndaj Ulqinit e bënë që mos të ndalet si studiues i mesjetes. Ai me sukses bashkë me Gazmend Çitakun dhe Gëzim Mavriqin formojnë grupin “Ilirët” (2018) ku ndermjet tjerash zbulojnë vendqëndrimin e mbretreshës Teuta, në Risan, gjejnë varrin e Mara Kastrioti (motra e madhe e Skenderbeut) në ishullin Kom që ne opinjonin e pamësuar për këto rrëfime bënë nji zbulim të madhë.

 

Pandemia më Covid 19-karantina

Ska se si mos bënte bujë edhe një sfidë e cila e kaploj tër rruzullin tokësor dhe ka te bëjë ne Covidin-19-të.

Më 20 mars 2020 u bë protagonisti i shumë folur mbasi ishte njëriu i parë që mbasi kishte udhëtu nga Anglia në Malë të Zi, bëhet pjesë e një karantine e cila i shkaktoj shumë brenga mbasi askush nuk dinte si të reagonte sidomos shteti i cili e stigmatizoj.

 

Hapja e Librarisë në Ulqin

Poashtu Samiu, me nji grup qytetaresh entuzijast ; Mentor Llunji, Marian Shkreli dhe Bernard Çobaj  me përkrahjen e Këshillit kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi me kryetarin Faik Nika ndërmer edhe iniciativën e hapjes së “Librarisë Ulqini” e cila jetëohet me 26 nëntor 2021.

Një sukses i cili ka vlerë te posaçme në veprimtarin e tij atdhetare.

Samiu, pati sukses që edhe në mënyrë zyrtare ti propozoj Entit për trashigimi kulturore, që tre krojet e Ulqinit: Kroni I  Begut, Çinarit dhe Ujkut në Gjerana të jen në mbrojtjen nga shteti i Malit të Zi

 

Sami Flamuri sot

Sot ai është i martuar me Nusreta Gjokaj Flamuri, si duket më në fund u përputhë.

Vazhdon të shkruaj dhe shpreson se befasia e rrallës do jen nje skenar filmi i cili për herën e parë i qas të gojëfoljes Ulqinit dhe tematikës vendase.

 

( Nga libri në dorëshkrim “Valixhja nga Amerika-Mërgimtarë)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi