Gani Karamanaga: Nga Ulqini i vjetër – Rexhep Trceta (1909-1997)

Rexhep Trceta lindi në Tivarin e Moçëm në vitin 1909. Fëmijërinë e kaloj në vendlindje. Aty mësoj zanatin për këpuctar.

Ishte kohë lufte, u ndrruan okupatorët, më së pari ishte Italia, mandej erdhi Gjermania.

Në ato kohra Rexhepi i ri kalon për të jetue në Ulqin.

Motra e tij Gjylasfija para Luftës së Dyt Botërore martohet në Ulqin për Ibrahim Becin.

Rexhepi martohet me Xhemile Basha. Ishte burë i gjatë ,me të folun karakteristike të përzirur  ulqinakçe, tivarose. Në Pazarin e Ulqinit gëzonte autoritet të veçant. E donte shoqëninë, por edhe shoqënia Rexhep Agën. E donte gjojën me shpezë të egëra, por nuk ishte gjuetar i suskseshëm.Shokët e tij tregojshin se shpeshë herë i ka blerur shpezët nga gjuetarët tjerë për të kallxue suksesin në gjojë.

Rrëfimi 1

Në ordinance. Rexhep Aga u plak. Ka një herë ishte edhe pacienti im në ordinancë, ose shkojsha për ta vizitue në shtëpinë e tij. Ggjithmonë kam pasur knaqësi kur ka ardhur te unë për shiqim. Më së pari i kujtojshe fjalët e babit tim për Te:“Rexhep Aga, baba jem ka than për ty:

“Na ulqinakët kemi dhanë shtatë burra prej Ulqinit  për me ardhur Ti në Ulqin”.

Menjëherë ishte përgjigja prej Rexhep Agës: “ Je ner, e flet ner”.

Rrëfimi 2

Syneti i jonë . Në Ulqin syneti ka një traditë të madhe. Gjithmonë është thënë se borxhi më madh i prindërve është syneti i djemve, si edhe martesa kur të vijë koha.Më përpara, por edhe sot, është ruajtur tradita që  gjyshi dhe gjyshja prej nënës, t’u bien djemve të cilët synetohen dashin të bukur. Shpesh thonë është çuar dashi më lodër dhe me hejdije (dhurata) të tjera.

Nganjëherë edhe sot bëhet kështu.

Arsyet për synet ndahen në tre grupe: dedikimi religjioz, për arsye mjekësore të menjëhershme, për të parandaluar sëmundjet në të ardhmen.Synetllykun e përcjellë dasma me ftesa, muzikë, darkë. Më kujtohet syneti i jonë.

Ne të katërt kemi qenë në një krevat të madh, të cilin e kishte prurë babai prej një seferi me barkë. Shyqyri – Çyli dhe Ruzhdi kanë qenë përpara, prej detit, kurse Ismeti – Meti edhe unë, në anë të krevatit, prej dere të dhomës.

Oda e madhe e jonë në Kala, prej detit ka dy dritare prej bahçes, e cila shikon në Lima.

Vëllait të madh, Çylit, i kujtohen se neve na kanë ardhur 8 deshën për synet, prej të afërmve tonë. Një javë është bërë dyzen e aheng, janë prerë gjashtë deshën, dy tjerët i ka çuar babai në Zogaj, te Omer Koleni.Më ka mbetur në kujtim: muzika me qemale (violinë), dajre dhe gëzimi dhe shyhreti i madh.

Dy miqtë e babait: Rexhep Tërceta dhe Emro Katana, kanë bërë kërcim të bukur, duke djegur faculetat, duke luajtur në mes të odes. Duke e përcjellë Rexhepin, është kënduar kënga:

Hajde, Xhepo, marshalla,

Kam dëshirë me të pa,

Luj, Xhepo, luj,

Lojën ta paguj..

Vëllaut Çylit –Shyqyrisë i kujtohet: Kur jena ban a synet, shpija jonë ka ndriçue prej së largut. Kan than: ”Shpija e Canit Karamanagës ndriçon si “Lojdi”

Rrëfimi 3.

Bombardimi i Ulqinit .Më 7 nëntor 1943, Ulqini, atëherë pjesë e Shqipërisë, u bombardua nga aeroplanë bombardues amerikanë rreth orës 10 paradite. Në qytet janë ndodhur fuqi të pakta gjermane dhe stacioni i xhandarmërisë. Aeroplanët bombardues i takonin Forcës Bombarduese Taktike Afrikane Veriperëndimore (anglisht: Northwest African Tactical Bomber Force) që ishin pjesë e Forcës së Dymbëdhjetë Ajrore (Twelfth Air Force) të Ushtrisë Amerikane. Nga bombardimi më së shumti janë dëmtuar lagjet: Mahalla e Re, Meraja dhe Rana. Shumë shtëpi janë rrënuar dhe dëmtuar. Pas bombardimit të Ulqinit një numër i banorëve ka lëshuar qytetin, duke kaluar tek kushërinjtë dhe miqtë në fshatrat fqinje, ndërsa kishte dhe nga ata që kanë shkuar në Shkodër. Sipas të dhënave të vitit 1969, 30 vetë kanë humbur jetën në këtë bombardim. Bombat kanë rënë në pjesën më të banuar të Ulqinit. Ka pasur shumë viktima: nga familja Lamoja katër anëtarë, Kasmi – pesë, Zejnelaga – dy, Ushaku – dy, Pufja – katër, Stojanoviq – tre, Raiçeviq – katër, Mavriqi – pesë, Lazoja – pesë dhe Braci dy anëtarë. Ishin edhe nëntë viktima prej familjeve të tjera. Jetën e humbi edhe Gjylije Gorana Lazoja, vajza e Latif Goranës.Disa familje ulqinake shkuan nëpër fshatra, disa të tjera në Shkodër.

Iljaz Beci( 1937): Kujtimet : Në mejtep kemi qenë më tepër se 40 djelmë e vajza. Menjëherë erdhi një vranësi, dielli u zhduk. Filloi bombardimi. Mësusesi –hoxha fillimisht nuk na qiti jashtë. Mejtepi ishte në afërsi të shpisë të dajës tem Rexhep Trcetës i cili erdhi së bashku me Reshit Goranën ( në mejtep ishte edhe djali tij Hasani) . Ato i than mësusit-hoxhës me i qit fëmijët jasht. Hoxha i ndigjoj. Nuk kalun dhjet minuta dhe bomba ra në mejtep dhe e rrëxoj. Të gjithë fëmijët shpëtuan.

Rrëfimi4.

Mirëmbrama . Dikur në shumë shtëpia zakonisht për mëngjes është përgatitur vala, qulli, terhani dhe nganjëherë krylana.Por, një mbrëmje në një shtëpi bënë valë për mbrëmje. U  ulën rreth sofre.

Rexhep Tërceta e vizitoi një mbrëmje familjen i mikut tij, në Kala. Prej dritares e vërejti se ata ishin ulur për të hëngër valë. Trokiti në derë. Kur e morën vesh se po vjen Rexhepi, ata tenxheren me valë e fshehën nën minder. Por, Rexhepi i ka vërejtur dhe tha:

“Unë nuk e di si me ju përshëndetë, me ju thanë mirëmrama nuk mundem, se jeni tue hangër valën, par po ju tham natja e mirë, ma së miri…”

Rrëfimi 5.

Fotografia. Në dekadën e 5-6 filloj turizmi masovik në Ulqin. Në hotelin KO-OP (më vonë hotel “Galeb”) ka pasur edhe disa turista nga Polonia. Rexhep Aga ishte qefli shetitje dhe dyzenit  dhe shpeshë ka qenë mysafir në hotel. Njëherë ishte një shoqëri e madhe së bashku me disa vajza prej Polonie. Fshehtazi dikush e fotagrafon Rexhepin në afërsi të një vajze të bukur. Atë fotografi “shokët” ja çojnë Xhemiles, bashkëshortes të Rexhep Agës.

Më von në pytjen time ai tregon:

“Kohë mjezdite, u ngjita në shtëpi..gruja më shikon shtremtë, nuk e di se çka ka, e pyves “što je ženo?” (çka isht gru). Xhemilja ven duart nën bel dhe prej benebrekve don me nxjerr diçka. Mendova:Mos dan me nxjerr thikën, po hapet lajmi “mala žena ubi velikog čovjeka”( gruja e vogëli mbyti burrin e madhë). Xhemilja qiti slikën ku jam unë me atë poljakinjën..Më von e gjeta se kush ma ka ba këtë gja..Çka me i ba? : me i gjyku në apotekë ?  „

Epilog: pas dy ditëve erdhën në shtëpi te Rexhep Aga „autorët“ e kësaj fotografie dhe kërkuan falje prej Xhemiles.

Rexhep Aga pas këtij tregimi i sinqert më tha: „Isht e vërtet e kam dashtur shoqëninë, por edhe shoqnia mu, kam qenë qefli dyzenit edhe hengut, gjojës, por gjithmonë në vendin e parë te unë ka qenë familja jeme, kam pasur duganjën në Pazarin e Ulqinit, kam punue dhe fitue, familja nuk ka hek keq asnjëherë..“.

Rexhep Aga ka lënë pas tij trivajza dhe dy djemë.

Djali ivogël Ruzhdi ka ndrrue jetë, tjertë jetojnë me familje tyre në Ulqin.

Në fund

Ky tekst ka për qëllim që mos të harrohet jeta në Ulqinin e vjetër, të dikurshëm. Rexhep Trceta ishte që ndërë përfaqësusit e këtij qyteti të lasht, simboli i Pazarit të Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Riviera e Ulqinit”: QAMIL HOXHA DREJTOR I RI EKZEKUTIV
“Riviera e Ulqinit”: QAMIL HOXHA DREJTOR I RI EKZEKUTIV

Menaxheri i diplomuar i hotelerisë Qamil-Qamo Hoxha është drejtor i ri ekzekutiv i Kompanisë „Riviera e Ulqinit“. Këtë vendim Bordi i Drejtorëve të kësaj kompanie e ka marrë të hënën, në një seancë të

Presidentja e Kosovës viziton Malin e Zi: FILLIMISHT NË PODGORICË, PASTAJ NË ULQIN
Presidentja e Kosovës viziton Malin e Zi: FILLIMISHT NË PODGORICË, PASTAJ NË ULQIN

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fillim të muajit të ardhshëm do të qëndrojë për një vizitë zyrtare dyditore në Mal të Zi, mëson Portali Ul-info. Në ditën e parë të vizitës së saj

Ulqin: NË FUND TË JANARIT SHIJOHET NOTI NË PLAZHIN E VOGËL (Video)
Ulqin: NË FUND TË JANARIT SHIJOHET NOTI NË PLAZHIN E VOGËL (Video)

Sot ishte një ditë e bukur në Ulqin, të cilën qytetarë të shumtë e shfrytëzuan për shëtitje apo punë në Ullishtë. Në të njëjtën kohë, disa vendosën të marrin pjesë në hapjen ceremoniale të një tjetër Festivali

Komuna e Ulqinit: Kryeministri me ministra në vizitë të martën
Komuna e Ulqinit: Kryeministri me ministra në vizitë të martën

Të martën, më 31 janar 2023, komunën e Ulqinit do ta vizitojë delegacion i Qeverisë së Malit të Zi në krye me kryeministrin dr. Dritan Abazoviq. Në delegacion me kryeministrin Abazoviq do të jenë ministri

Përvjetori: GJYSMË SHEKULLI NGA THEMELIMI I QENDRËS NATURISTE NË ADË TË BUNËS
Përvjetori: GJYSMË SHEKULLI NGA THEMELIMI I QENDRËS NATURISTE NË ADË TË BUNËS

Këtë vit bëhet gjysmë shekulli nga fillimi i funksionimit të Qendrës naturiste në Adë të Bunës. Në korrik të vitit 1973 u pritën mysafirët e parë dhe ishin kryesisht gjermanë të sjellë nga agjencia “Miramare”.