Këthimi në vendlindje
Viti 1944. Rafoja me familje ishte në Shkodër te vëllëzrit e Halimes në Zdrale. Aty ishte edhe shtëpia e tij të cilën e ka pasur prej babai tij Latif-agës. Në afërsi ishte Çinari njëqindëvjeçar i naltë njëzet metra me degë të shumta, më zhurmën e këndshme të qindra zogjëve të vegjël. Ishin aty edhe disa dyqane për shitjen e gjërave ushqimore, një kafene e vogël.
Ditën e parë pas largimit të okupatorit nga Ulqini Rafoja u kthye në vendlindje.
Me të filluar Lufta e Dytë Botërore ai i është bashkangjitur lëvizjës kundër okupatorit. Në njësitet partizane ka pasur autoritet të jashtëzakonshëm. Në një formacione ka qenë edhe në nivelin e komandantit.
Tubimi pas largimit të okupatorit
Sheshi i vogël para furrit të bukës të Leposavës Kitanoviq (kjo ishte ortodokse nga Shqipëra ,motra e shkrimtarit Migjeni).
Pak më larg Pazari i qytetit.
Ishte tubue populli për të dëgjue çka po flasin ato prej pushtetit të ri…
Në pjesëtarët e partizanëve kanë qenë të pranishëm edhe disa partizanë nga Shqipëria, sepse kishin pikëpamje të njëjta ideologjike, pikërisht një ushtar i cili ishte nga Bregu i Matit, e ka pasur më vehte flamurin shqiptar dhe e ka nxjerr nga çanta dhe ia ka dhënë Rafos.
Foli më i pari Luka, mandej Markoja, Milutini.
Erdhi rendi te Raif-Rafo Gorana.
Rafoja doli para popullit dhe filloji :
“ Populli i jem, ulqinakë të mijë, po ju sjell përshëndetje të gjithëve, edhe malazezëve, ortodoksëve, katolikëve dhe atyre të besimit mysliman.
Ju uroj fitoren e madhe.
Armiku u largue.
Rroftë liria!
Kemi luftue së bashku, ne do të jetojmë së bashku përgjithmon në Ulqin, vendin më të bukur në botë.
Mbasi pushoj pakë më za të lartë tha:
Por, po e shihni:
Këtu flamurin e Malit të Zi si edhe atë të Jugosllavisë, shtetit të ri..
Rafoja i naltë, guximtarë.
I emociunuar pushoi pak dhe vazhdoj:
Pse, mos ta ketë vendin këtu edhe flamuri shqiptarë.
Nuk ka kurgja të keqe.
Ne kemi luftue së bashku për liri..
Shokët e Rafos malazias shikuan njëri tjetrin.
Këto fjalë të Rafos nuk i u përshtatën… nuk mendojshin si Rafoja.
Raif Rafo Gorana për këto gjë u bë faktor i rrezikshëm për pushtetin e tyre.
“Vendimi”
U takuan pasdite në komandë në hotelin “Jadran” në gadishullin Suka. Nuk diskutuan shumë. Ishin pes vet në takim. Dy prej tyre mendojshin ndryshe, për të rujtuar mardhëniet ndërmjet popujëve, konfesionëve, u munduan për ta arsyetue fjalimin e Rafos, por prap se prap vendosën për eliminimin e tij…
Ndërmjet tjerave thanë:
“Në Ulqin kemi pasur mardhënie të mira. Kur kemi ardhur këtu pas dorëzimit Ulqinit Malit të Zi populli i këtij vendi na ka ndihmue, nuk kemi kalue keq, kemi pasur shkime dhe ardhje ndërmjet njëri tjetrit, unë kam punue ullishtën me vëllaun tim te shqiptari..”
Foli tjetri:
“Ne e kemi fitue luftën, nuk mundemi ti lejojmë ate çka ka ndodhur sot, për ne Rafoja isht i rrezikshëm, populli e don, ishtë prej familjes të njohur. Ai do të eliminohet”.
Tjetri i japi të drejt:
“Ke të drejt, Rafoja ishte patriot shqiptarë.
Ai isht pengesë për ne..”
“Nesër heret para se të zbardh drita do ti çojmë edhe dy tjertë (Hodo beg Bushatin dhe djalin e tij Ahmetin) së bashku me këtë tonin (Radovan Aleksiqi) deri te Çinari i Moçëm”.
Vlerat e Raif-Rafo Goranës personale e familjare që e bëjnë të dallohej nga të tjerët, andaj si i tillë nuk ishte i pranueshëm dhe i përshtatshëm për pushtetin e komunistëve, të cilët e morën pushtetin në Ulqin, nga nëntori i vitit 1944.
Ato nuk zgjodhën mjete dhe mënyrën për të eliminuar personat dhe familjet me autoritet në Ulqin.
Ngritja e flamurit shqiptar në Mozhur
Shtëpia në rrugë si shkon për Mal të Bardhë. Dera e madhe e oborrit dykapakësh, oborri i vogël, në këndë pusi.
Në parter ishte hyrje, mandej dhoma e madhe, kuzhina. Në katin e dyt tri dhoma gjumi.
Gjyshja e Rafos, Sulltan,a ishte në mendime. Kur Rafoja erdhi në shtëpi i foli: “E dëgjova se çka ka qenë para furrit të Leposavës sot para dite. Bukur ke fol, por atyre shokëve tu nuk i besohet, shumica prej atyre nuk kanë mendimet e tuja. Ti je tesh në za, kundërshtari i tyne, kam frikë për jetën tande, ti e din se na dridhemi për ty..”
Edhe Halime nuk kishte qetësi, u mundonte të qëndroj. Kishte shtërngim në gjokës. Nuk fliste. Por, në një mënyrë ishte krenare për burrin e saj:
U tregue patriot, shqiptar i madh, por nuk i besonte shokëve tij partizanve malazias. Shumica prej tyre mendojshin ndryshe..
Motra Nurije nuk bënte za. Ajo atëherë ka pasur vetëm dhjet vjet. Edhe ajo ishte e shqetësuar. Erdhi edhe Limonja- Bonja, motra e madhe.
“Të lumt vëllau im: nuk i xehet besë këtyre, kemi të gjithë frikë për jetën tande..
Mozhura është mali më i lartë në Komunën e Ulqinit.
Rafoja sa kaloj dita, mbas akshamit, doli nga shtëpia, nuk i tregoj askuj se ku po shkon. Për pak se një orë mbërriti deri te Gaçi. Mandej filloji të ngjitet malit të Mozhurës.
Ishte natë, Rafoja ishte i vendosur. Në maje të lisit të vjetër e ngriti flamurin shqiptarë. E vendosi flamurin kuq e zi. Kjo ishte ëndërra e Raif-Rafo Goranës.
Por, si në shumë raste tjera ishte i përcjellur..
Rafoja u kthye në shtëpi pas mesnatës. Gjyshja Sulltana dhe gruja Halime nuk flijshin. Sulltana e pyeti:
“Ku ke qen deri tesh, kemi qenë në mendime për ty..”
“Tesh ju kallxoji nesër, pushoni.
Unë kam ba atë që e kam pasur në mendimet e ëndrrat e mija”.
(Nga romani në dorëshkrim “Çinari i Moçëm”)