Në Bibliotekën e Ulqinit në prezencën e publikut të gjërë u organizua përurimi i librit ti ri REPUBLIKA KUSARE E ULQINIT të autorit Mustafa Canka.
Moderator ishte Ismet Karamanaga. Ai u drejtue të pranishmëve me gjuhë të bukur, shqipe dhe malazeze. I përshëndeti edhe disa Gjerman në gjuhën e tyre.
Foli për autorin, jetën e tij kulturore, artistike, për detin, detarët, kusarët e Ulqinit.
Për librin foli më së pari publicisti Gazmend Çitaku. Ai kishte përgatitur një shkrim eseistik për kusarinë, detarinë, historikun e detarisë në përgjithësi.
Publiciti nga Tivari Nedjelko Gjuroviq foli për autorin, opusin e tij të gjërë gazateresk, publicistik, për interkulturalizmin, mardhëniet kulturo-shoqërore ndërmjet dy qyteteve.
Mustafa Canka duke përshëndetur të pranishmit në fund ndërmjet tjerave tha: “Jam mirënjohës të gjithve. Me këtë libër mundohem me ia kthye borxhin vendlindjes. Vendlijes i kemi të gjithë borxh”.