Gani Karamanaga: Reshit Enver Nimanbegu – Tri gjenerata detarë

Rrëfimi 1.

Ishin tri gjenerata detarë: Reshiti ( gjyshi), Enveri (babai) dhe Reshiti.

Shkalaja (Citadela

Në  pjesën e sipërme të Kalasë Shkalaja (Citadela) është pika më e lartë prej të cilës  është hedhur “topi” në muajin e Ramazanit i cili ka qenë shenjë që ka mbaruar dita dhe është koha për iftar. Kemi qenë fëmijë kur në Pazarin e Gjytetit kemi pritur me ra topi. Topin prej majes së Kalasë e ka  hedhur Asllan Shabanbegu deri në vdekjen e tij më 1956. Para këtij topin e ka hedhur Nuradin Shata i cili ka jetuar në shtëpi në Kalanë jugore. .Mbasi kemi dëgjuar  topin kemi  vrapuar deri në shtëpi duke  bërtitur  topi, topi.. dhe të gjithë atëherë kanë shprish (me ujë ose urmë) dhe filluar të ham iftarin

Edhe sot ka mbetur shprehja kur pritet mbarimi i ditës dhe koha për  iftar

A ka ra topi?”

Por, tash disa dekada në vend të ramjes topit në munaret e xhamiave ndizen dritat.

Një kohë në pjesën më të lartë të Kalasë kanë qenë të vendosur tre direk të lartë ku janë valvitur flamujtë e Jugosllavisë, Mali të Zi dhe i kuqi partiak.

Ishte mesi i decades së gjashtë të shekullit XX. Ne, disa fëmijë po luajshim në maje të Shkalasë. Nën bedenin verior ishte vneshta e Radovan Çejoviqit, Menjëherë rruga për Kala edhe tjetra për Meteriz, Lojrën tone e prishi një të bërtitun i rëndë, një zë  i cili duke qa thoshte dhe ankonte  vdekjen e Seides bashkëshortes të Enver Nimanbegut. Ishte ky vëllau i Enverit Kabili duke ecur dhe vajtue rrugës së Kalasë.

Seidja  kishte shkue në spital për të lindur fëmiun e dyt. Lindja u komplikue dhe humbën jetën edhe nëna edhe fëmiu i posalindur.

Kështu, Reshiti mbeti pesë vjeçar, jetim. E kan rriutur Minja e Enverit dhe babai Enveri.

 

 Rrëfimi 2

MINJA E ENVERIT

Isha duke u ulur me veturë prej Meterizit. Në dalje të Kalasë e vërejta Hajro Nimanbegun. Po ecte duke u mbajtur me shkop. Vazhduam së bashku. Hajroja është bashkëbisedues i mirë, njohës i shumë ngjarjeve të mëpërparshme. I dashuruar në Kala. Shumë  ngjarje i ka dëgjuar prej nanës së madhe të tij, Mines Enverit, si e kemi qujtuar.

Minja e Enverit më kujtohet gjithmonë si plakë me autoritet, e respektuar prej të gjithë banorëve të Kalasë. por edhe jashtë kësaj. Ishte bashkëshortja e dytë e Reshit Nimanbegut. Minja ka qenë vajza e Hysein Beg Kapllanbegut të vjetër. Ka pasur dy vëllezër : Meçon edhe Raifin. Babai i saj pas vdekjes së gruas martohet me Bako Ismajlagën dhe prej kësaj martese lind djali Xhemali.

Minja kur u martua gjeti djalin e tij Enverin shtatëvjeçar. Ajo menjëherë tha se Enveri është edhe djali i saj. Ne të gjithë e kemi thirë:”Minja e Enverit”. Deri vonë nuk e kam ditur se ky nuk ishte djali i saj. Ajo ka pasur dy vajza dhe dy djemë. Mines i takoj në hise për t’i rritur edhe dy djemët e Enverit (Hajrudini dhe Reshiti ) të cilët heret mbetën jetima. Më tepër i ka  kushtuar kujdes  Enverit si edhe djemëve tij se fëmijëve të saj.

            Minja e Enverit ishte grua e veçantë, e urtë, e vendosur. Të gjithë prej Nimanbegëve kanë ardhur për këshillime te ajo. Dhe fjala e saj ka qenë pëfundimtare.

Kur u ndam Hajroja më tha:

“Pas tërmetit axhat e mi dolën prej Kalaje. Shtëpia ime qëndroi. Nana e madhe  shkoj te axha , djali i saj Muhamedi i cili ndërtoj shtëpi të re në Ranë. Gjithmonë mendoj a kam ba gjyna se ajo nuk ka dashtur me dal prej Kalaje. Por, Muhamedi ka qenë djali i saj dhe nuk kam dashur të  mendohet ndryshe..”

 

Rrëfimi 3. 

Profeti dhe vendi i vet

Në rrugën kryesore në anë të djathtë është shtëpia e Reshit Enver Nimanbegut. Në portën kryesore gjendet blloku i gurit me mbishkrimin:

Nemo profeta aceptus est in patria sua.

Kjo thënie e vjetër shpeshherë është vërtetuar në vendin tonë, por edhe jashtë tij. Është për ta përmendur edhe pronarin e shtëpisë, Reshit Nimanbegun, i cili mbas rindërtimit të shtëpisë, pas tërmetit të 1979-ës, e ka vendosur përsëri këtë mbishkrim të gdhendur në gur, aty ku ka qenë gjithmon.

 

  Mbishkrimi “NEMO PROFETA ACEPTUS EST IN PATRIA SUA

Rrëfimi 4.

Reshit Nimanbegu lindi në vitin 1951. Seide ishte gruja e dytë e Enver Nimanbegut .Reshitin e vogël e rriti njerka e Enverit, Minja e Enverit. Fëmijërin e kaloi nëpër rrugicat e Kalasë duke u shoqërue me  fëmijtë e gjeneratës së tij: Jusuf Cufo Truma, Fatmir Ismajlaga, Jusri Resulbegu, Fatmir Nimanbegu, Skender Uruçi, Bozhidar-Boshko Çilingiri.

Pas mbarimit të Shkollës fillore regjistron Shkollën e mesme për detari në Kotorr, mandej vazhdon edhe përfundon Shkollën e lartë për detari.

Filloji më së pari si kadet të lundroj nëpër Mesdhe ,dete e oqeane.

Pas tërmetit e rindërtoj shtëpinë e vjetër familijare.

Fati e deshti që të martohet për vajzën e cila kishte lindur në Amerikë.

Pas një kohe lundrimi dhe qëndrimi në SHBA Reshiti e lënë detin dhe shkon të jetojnë definitivisht me familje në Amerikë. Lindi edhe vajza e cila morri emërin e nanës Seide.

Reshiti ishte shumë i lidhur me Kala, me shokët e tij, më shtëpinë e rindërtuar..Kalonte gjysën e kohës me familje në Amerikë, kurse gjysën tjetër  në Ulqin. Ishte fetar i mirë dhe xhematli i rregulltë në Xhaminë e Pashës. U shoqëronte me Adriatikun e  tjerë. Bashkëbisedues i mirë, fliste për lundrimet e gjata, për vendet e bukura, detin dhe trazirat,për Amerikë…

 

Rrëfimi 5.

Mbarimi I verës, fillimi i vjeshtës. Më telefonoi Adriatiku, djali i vëllaut Ismetit: “Reshoja nuk isht mirë, tesh disa ditë nuk vjen në xhami..Isht shikue te disa doktora, mirë kishte me qenë me shkue me e vizutue në Kala..”

Derën e hapi vajza e Reshos Seide. U ngrita deri në katin e tretë. Dhoma e sjellus prej Rane me terasë  të madhe.Pas bisedës i shikova analiza biokimike laboratorike. Ishte trajtue dy muaj me terapi të ndryshme. Në radiografinë e mushkërive në anën e majtë e vrejti ndryshimin radiologjik. I preferova që ta përsrisë radiografinë e mushkërive në dy drejtime.Pas dy ditëve u takuam përësri. Vajza Seide ishte shumë e lidhur për babain i vet. I propozova që duhet të vazhdohen shiqimet dhe kështu Reshiti u kthye për Amerikë ku vazhdoji mjekimin. Disa herë jemi dëgjue përmes telefonatës, më ka tregue për intervenimin kirurgjikal në mushkëri, për vazhdimin e terapisë..

Reshiti shprehet:

“Në shtator kam edhe një shiqim, dhe terapi, egzistonë mundësia që të vij në Ulqin..

“ Kur isht e mundshme terapia kieuegjikale janë mundësitë për shërim të plot “

I fola në fund.

Dhe me të vërtet mendoj kështu. 

Ka mundësi që Reshiti të vijnë në shtator në Ulqin. 

(Nga libri në dorëshkrim “Valixhja nga Amerika”)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi