Këto ditë prej 7-19 janar ishim në Meke dhe Medine ( Arabia Saudite). Me autobus mbrritëm deri në Rinas, aeroportin e Tiranës. Fluturimi i parë prej Tirane deri në Atinë zgjati diçka më tepër se një orë, kurse prej Tirane deri në Xheda 4,5 orë. Ky është qyteti bregdetar i dyti me popullatë në Arabinë Saudite ( 3,5 milion banor).Prej Xhede rrugëtimi vazhdoj me autobus deri në Medine. Pas katërë orë udhëtimi mbritëm në qytetin e Pejgamerit Muhamediti a.s.
Nryshime klimatike : prej dimërit të cilin e kemi lënë në Ulqin mbrritëm në verë.
Rrëfimi 1
Xhamia e Pejgamerit Muhamedit a.s.
Muhamedi a.s. ndërroi jetë në moshën 64 vjeçare. Sipas disa burimeve pas tri ditëve varroset në atë dhomë ku edhe vdiq.
Në atë vend u ndërtue Xhamia. Më vonë aty do të varrosen edhe shokët e tij, dy halifat e fundit: hazreti Ebu-Bekiri dhe hazreti Omeri.
Xhamia do të vazhdohet të zgjanohet, zmadhohet. Ndërtimi i fundit ishte në fund të shekullit XX.
Në këtë xhami munden për të falur-kryer namazin 700.000 mij besimëtar. Kurse në oborrin e saj edhe 300.000.
Vizita e pjesës sl Xhamisë së vjetër (ku gjinden tre varret e Muhamedit a.s. Ebu Bekirit dhe Omerit )mundet të realizohet sipas kërkesës dhe protokolit të veçant. Ne këtë vizitë e kemi bërë.
Rrëfimi 2
Kuba-xhamia e parë
Kur mbrriti në Medine, në hyrje të qytetit , Muhamedi a.s. filloi ndërtimin e Xhamisë së parë të besimit Islam. Sot në këtë vend është xhamia e madhe të cilën e vizitojnë pa ndalim të gjithë besimtarët.
Lufta në Uhud
Në afërsi të Medines është mali Uhud. Aty u zhvillue lufta kundër musherikëve-jobesimëtarve. Fillimisht luftarët e Muhamedit a.s. kishin sukses. Por, duke të mos respektue urdhërin , shigjetarët lëshuan pozitat për të mbledhur përfitimet nga lufta. Mushrikërit-armiqët e tyre e shfrytëzuan këtë rast dhe duke i rethuar i vran 70 besimëtarl, luftarët e Muhamedit a.s,. Aty u vrau edhe axha i tij Hamza.
Varrezet e tyre janë të ndërtuara, rethuara si kompleks i veçant.
Lufta në Uhud tregon për mosrespektimin e urdhërit ë prisit pejgamerit Muhamedit a.s.
Rrëfimi 3
Vizita e fermës të deveve
Devja edhe hurma janë dy simbole të Arabisë Saudite. Organizatorët na mundësuan vizitën e një fermës të deveve. Devja është kafshë shtëpiake karakteristike për Arabin Saudite dhe vende të ngjajshme të kësaj pjese të botës. Devja kur pin ujë dhe merr ushqimin mundet të durojnë deri 15 ditë pa ujë edhe ushqim. Mundet për të hangër edhe ferra se lëngjet e saja e tresin-shkrijnë egërsinën dhe në stomak mbrrisin të përgatitra për ushqim. Qumshti i devës është i shijshëm , i koncentruar. E kemi pi. Nuk vlohet-zihet se devja këtë gjë e bërë vetë.Devja është besnike, shfrytëzohet për transportin e njerëzëve dhe mallërave. Rojtarët e tyre disa prej neve ia mundësuan që të hypin në deve dhe ti bëjnë disa hap mbi të.
Në Medine vizituam edhe një plantazhë të hurmave. Regjioni i Medinës është më i njohuri për prodhimin e hurmave.
Rrëfimi 4
Meka
Pas katërë ditëve mbrritëm në Meke. Ky është vendlindja e Muhamedit a.s.
Qabe
Ndërtimi i saj fillon në kohrat shumë të vjetra. Rindërtimin me pamje të sotme e fillon Ibrahimi me djalin e tij Ismailin. Prej qiellit bjen një gur i cili merr ngyrën e zez e ai do të vendoset në fillim të Qabes. Pak më larë është një hark ku ka qenë dhoma e Ismailit dhe nënës së tij Haxheres. Aty janë edhe gjurmët e këbëve të Ibrahimit.
Irhami dhe Umra
Për të përgatitur për Umra bëhet pastrimi-larja. Meshkujt vishen me irham. Mandej shkohet në një prej xhamive të cilët quhem Mikado për të falur dy rekat namaz duke bërë nijetin-vendosjen për Umra.
Për Umrën e parë nijeti është bërë në Xhaminë Dhulhulejde në rrugën e cila shkon prej Medinës për Meke.
Për Umrën 2 nijeti është bërë në Xhaminë e Ajshes në Meke.
Pastaj shkohet dhe hyhet në hapsirën ku është Qabja,
Tavahu
Nënkupton sjelljen shtatë herë rethë Qabes. Mandej falen dy rekat namaz.
Safa edhe Merva
Uji Zem-Zem
Janë dy kodra të ulta në afërësi të Qabes. Haxhere bashkëshortja e Ibrahimit ka vrapue shtatë herë ndërmjet këtyre dy kodrave për të kërkue uj për djalin Ismailin. Në fund, e lodhur bjen në tokë. Atëherë. meleku ulet në afërësi të saj dhe duke gropue fillon të buroj uji Zem-Zem.
Pjesë e dytë e Umrës është ecuri me shpejtësi në disa vende shtatë verë ndërmjet kodrave Safa-Merve ( si nëna Haxhere dikur).
Pas këtij rituali në dalje burrat shkojnë te berberët-fizerët edhe qethen (sipas dishërësë), Me këtë Umra përfundon.
Gjat qëndrimit në Meke vizituama edhe këto vende :
Arefati dhe Kodra e Mëshirës
Arefati me dy kodra përgfëshin sipërfaqen të diametrit 10 km.
Në Arefat haxhit qëndrojnë një ditë duke kryer haxhillykun. Vendosen nëpër çadra.
Rrëfimi 5
Kodra e Mëshirës
Në këtë vend u takuan pas daljes prej Xhenetit Ademi edhe Hava.
Hytbja e Lamtumirësë
Muhamedi a.s. u nis për të krye Haxhin prej Medines për Meke. Ishte me 10.000 mij besimëtar. Në hyrje të Medinës u ndalue . Atëherë u bashkangjitën edhe 150.000 besimtar nga Meka. Në atë ven ai mbajti Hytbem e Lamtumirësë:
Muhamedi a.s. i foli besimëtarëve për paritë e besimit Islam.
– Rregullat e faljes së namazit,
– Të drejtat e gruas ishin në vend të posaçëm.
– Hytbja e Lamtumirësë është njëkohësisht edhe kushtetuta e Shtetit Islam të cilin e formoi Muhamedi a.s. duke shpallur besimin Islam.
Gjuejtja e shejtanit
Sot kjo gjë në ditët e sotme bëhet në halla të përgatitura për këtë ritual.
Shpella Hira
Duke ecur me autobus e kena pasur të mundëshëm pamjen në malin ku gjindet Shpella Hira. Në moshën 40 vjeçare Muhamedi a.s. mbeti i vetmuar në këtë shpellë ku edhe filloj shpallja e Kuranit .
Disa karakteristika
Dallimi ndrëmjet Haxhit edhe Umrës:
Në Haxh shkohet dhe qëndrohet një ditë në Arefat, “gjuhet” shejtani.
Haxhi bëhet vetëm në kohën e Kurban Bajramit.
Meke edhe Medina janë qytete të rregulluara, të ndërtura. Në çdo hap takohemi me pastërti. Këtu është pranverë edhe verë gjithmonë.
Vrehet që duhani nuk përderohet askejt, as në lokale, as në jashtësi.
Në vendet e shenjëta-Xhaminë e Pejgamerit dhe në Rethinën e Qabes është popull i madhë. Por, askush nuk zemrohet.
Këtu , mund të thohet se është një botë tjetër.
Hotelet janë të mirë, me recepcioone të mëdha. Dhomat standarde.
Në fund
Grupi i jonë ka qenë i përbajtun prej Ulqinit, Tivarit edhe Tuzit. Udhëheqësit e grupit Suad ef. Ukoshata, dhe Mujdin ef. Milaimi ishin shumë korekt, me durim të madhë dhe kujdes për të gjithë ne.
I takojnë falenderimet tona.