Gani Karamanaga: Takimi me dr Hodo Haxhimollën

Dr. Hodo Haxhimolla jeton dhe vepron në Australi.

Ai është një personalitet të cilit i atribuohen merita të mëdha, në fushën e urologjisë. Është pjesë e strukturave te njohura botërore të urologjisë që ka dhënë dhe vazhdon të jape kontribut të madh në kërkime shkencore, nëpërmes publikimeve , ligjeratave, konferencave dhe simpoziumëve. Dr.Hodo Haxhimolla është kirurg urologjik që ushtron praktikën në ACT. Ai është kirurg me përvojë dhe i certifikuar Da Vinci robotik dhe laparoskopik (vrimë kyçe). Ai ishte pjesë e ekipit të parë në Australi që kishte përfunduar prostatektomi radikale robotike në Melburn në 2003, së bashku me Profesorin Anthony Costello. Ai është drejtori i kirurgjisë robotike në Spitalin Privat Kombëtar Kapital dhe tani është një prokuror për kirurgji robotike. Dr Haxhimolla ka qenë udhëheqës dhe nismëtar në diagnostikimin e kancerit të prostatës duke përdorur teknologjinë MRI dhe duke përfshirë biopsitë e fuzioneve të drejtuara nga MRI për zbulimin e saktë të kancerit të prostatës. Ai kreu procedurat e para të biopsisë robotike Uronav, Percunav dhe Mona Lisa në Australi. Ai përfundoi trajnimin e tij në brachytherapy në Institutin e Prostatës në Seattle, një qendër udhëheqëse në Sh.B.A. në 2006. Ai iu nënshtrua trajnimeve të mëtutjeshme në operacionin e implantit penil në Institutin Coral Gables, Florida me Dr. Paul Perito. Ai gjithashtu specializohet në operacionin e mungeses se mospermbajtjes te meshkujt, duke qenë urologu i parë në Australi që kreu procedurën ATOMS me shpikësin e pajisjes kirurgjikale që synon të rivendosë kontinentin te pacientët meshkuj. Ai gjithashtu kryen procedura të sfinkterit urinar në avansin XP dhe ndihmon në rivendosjen e kontinentit te pacientët meshkuj.

Dr Haxhimolla gjithashtu ka një interes për Hiperplazin Prostatike dhe kreu operacionin e parë me lazer Thulium (Revlex) në Australi. Ai ishte gjithashtu një adoptues i hershëm i teknologjive Urolift, Green light dhe teknologjisë Rezum.

Xhamia e Mesgjahut. Ishim në faljen e xhuma namazit. Para se të mësohet duaja( lutja përfundimtare), në afërsi vrejta një djalosh me syza. Ai më bëri me kokë, u buzëqesh. Mbasi mbaroji lutja, në dalje prej xhamie djaloshi mu afrue dhe më përshëndeti. Mu duk i njohur, por nuk munda me u kujtue se kush ishte. E pyeta:

“Më fal, kush je?“

“ Un jam Hodo Haxhimolla”

Në Ulqin kemi dëgjue për te. Isht bë emër i njjohur botëror në fushën e mjekësisë, konkretisht të urologjisë. Para tre viteve kur ishte në Ulqin, ka qenë te kryetari i atëhershëm i Komunës së Ulqinit Z.Nazif Cungu dhe mysafir rasti në TV Teuta.

Para dy viteve në kafenenë e Xhemal Hasës u takova me Xhafer Bishën, ai më tha:

“Unë punoj si ndëmës në sptalin e Sidnejit. Në sptalin tonë vjenë për operime Dr.Hodo Haxhimolla me prejardhje nga Ulqini.”

Vazhduam bisedën në banesën time. Hodoja flet rjedhshëm shqipen “ulqinakçe”. Kujtimet e tij nga fmijërija:

“ isha fëmij i vogël kur ke ardhur me vizitue gjyshen time . Të kam pasur si idol si mundem edhe unë të bahem si mjekë dikur..”

Hodo Haxhimolla është besimtar i mirë. Filloj të diskuitoj me bashkëshorten time Fitneten lidhur me një sure në Kuran e cila lexohet në ditën e xhumasë. Duke qeshur i fola Hodos:

“ Gruja jeme më thot mos të merrem me punë të thata( lidhur me shkrimin e librave)”.

Dr.Hodo Haxhimolla, menjëherë shtoj:

“Ja, këtë gja si ban doktor Gani është një punë e madhe e vleshëme..kjo isht historia e jonë, jeta e dikurshme..”

Hodos i dhurova tri librat e mia: “Mjekët shqiptarë nga Mali i Zi, “Monumentet” dhe “Çinari i Moçëm”. I tregova për librin tim “Rrënjët”.

“ Vajza e dytë e Kahraman Kahramanagës Habibe ka qenë e martuar në familjen Haxhimolla”, i tregova Hodos për historikun e familjes Karamanaga.

Nëndaja, gjyshja e Hodos Gjylije Bebe Rejzi ka qenë vajza e Pashës dhe myftiut të Ulqinit Hasan llunji të cilin sistemi komunist e pushkatoji në vitin 1944 së bashku me Zuhti Ficin, Caf Cankën dhe Memin Resulbegun në Braticë.

Kështu, edhe Ali Llunji, shkrimtari, gazetari dhe publicisti i njohur është daja i Hodos.

Duke qeshur i thava Hodos: “ Inteligjencën dhe aftësinë e ke prej familjeve Karamanaga dhe Llunji”

Po atë ditë Hodo Haxhimolla më dërgoji mesazhë:“Falimenderit Doktor për librat. Përshëndetje Hodoja”.

U takuam përsëri pas dy ditëve te kafeneja-ëmblëtorja e Burim Kaplanbegut. Hodo është bashkëbisedues i mirë, i dashurar në vendlindje.

lindi në vitin 1068 në Ulqin. Shkollën fillore dhe dy vjet e gjimnazit i kryeu në Ulqin. Familja e Zija Haxhimollës emigroji në Australi në vitin 1984. Atje ishin mëpërpara vëllëzrit e tij Rexhepi, Eqremi dhe Xhaudeti. Kur mbërriti në Australi Hodoja ishte 16 vjeçar. Vazhdoji që të mësoj gjuhën angleze, dhe mandej përfundoj edhe dy vjet e gjimnazit.

Vëllau yt Ismet Karamanaga ka qenë profesori i gjermanishtes. Kam kujtime të mira lidhur me te”, foli Hodoja.

Fakultetin e Mjekësisë e ka fillue në vitin 1987 në University of New South Wale të cilin e përfundon në vitin 1991. Stazhin mjekësor e fillon në vitin 1992  në Prince of Wales Hospital në Sydney. Specialijalizimin për Urologist e përfundon në vitin 2002. Në vitin 2003 ka punue në Melbourne ku kanë themelue Robotikën në Australi.

Prej vitit 2005 deri me sot punon në Canberra dhe Australian National University. Ka bashkëpunue me Prof.David Ralph prej Londonit të cilin e ka ftue në  ordinancën e tij në Camberra dhe gjithashtu ka qenë në vizit në London reciproke. Ka bashkëpunue edhe me Profesor Steve Wilson nga Palm Springs -SHBA.

Titullin e Associate Professor e ka marr me 2020 dhe jep mësim në University of Camberra dhe Australian National University.

Duke bisedue me Hodon na përshëndeti Hodo Ruzhdi Alibegu i cili është në pushim në Ulqin. Ai jeton tash në SHBA.

Pas pak kohe, me motor arriti Gazmend Dollaku. I tha Hodos:“Janë duke na pritur shokët tonë.

Dhe në fund

Dashuria për vendlindje është në zemër. Ajo nuk harrohet kurr..

Prof. Ass. Hodo Haxhimolla  i takon mjekëve me të rëndësishëm të cilët kanë lindur në Ulqin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Presidentja e Kosovës në Mal të Zi: SOT NË PODGORICË, NESËR NË ULQIN
Presidentja e Kosovës në Mal të Zi: SOT NË PODGORICË, NESËR NË ULQIN

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, me ftesë të kryetarit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, po qëndron sot dhe nesër për një vizitë zyrtare në Mal të Zi. Presidentja Osmani Sadriu

Kryetari Bajraktari: Ngushëllime për viktimat e tërmetit në Turqi
Kryetari Bajraktari: Ngushëllime për viktimat e tërmetit në Turqi

Kryetari i Ulqinit Omer Bajraktari, ka shprehur ngushëllimet e tij të thella për familjet dhe popullin turk në keto momente të vështira pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë. Qytetarët

Nimanbegu: Telegram ngushëllimi për tërmetin shkatërrues në Turqinë juglindore
Nimanbegu: Telegram ngushëllimi për tërmetin shkatërrues në Turqinë juglindore

AMBASADA E REPUBLIKËS SË TURQISË Sh.E.T. Mr. Barış Kalkavan, ambasador   Shkëlqesia Juaj, Si mik me lidhje të gjata historike me Republikën e Turqisë, qytetarët tanë dhe të gjithë shqiptarët ndjehen thellësisht

Në fund të shkurtit: SEANCA E PËRBASHKËT E QEVERISË SË MALIT TË ZI DHE QEVERISË SHQIPTARE
Në fund të shkurtit: SEANCA E PËRBASHKËT E QEVERISË SË MALIT TË ZI DHE QEVERISË SHQIPTARE

Qeveria e Malit të Zi do të mbajë një seancë të përbashkët me qeverinë shqiptare në fund të këtij muaji, mëson Portali Ul-info. Siç pritej, me atë rast në Podgoricë do të nënshkruhen më shumë se 10 marrëveshje

Abazoviq: KONKURS PËR RREGULLIMIN E PLAZHIT TË VOGËL DHE NJË TUNELI ME LIMAN
Abazoviq: KONKURS PËR RREGULLIMIN E PLAZHIT TË VOGËL DHE NJË TUNELI ME LIMAN

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq njoftoi gjatë vizitës së fundit se do të shpallet një konkurs ndërkombëtar për rregullimin e Plazhit të Vogël dhe një tunelit që do ta lidhë atë me Limanin. “Kjo