Mbasi që pak kohë më pare fitoi vendin e pare në garën “Euroasiam poker tour”, Ulqinakut Shyqyri Shyqo Lika për çdo ditë i mbërrijnë oferta për pjesëmarrje në gara të mëdha.
Ai u ftua të marrë pjesë në poker garat në Qipro dhe Las Vegas, kryeqendrën e bixhozit në botë.
“Për shkak të biznesit tim, i cili, fal Zotit, më ecen mirë, si dhe për shkak të nevojës që për një periudhë më të gjatë të jem jashtë Ulqinit, më duhej të refuzojë këto oferta”, tha Lika duke shtuar se po përgatitet për turneun ndërkombëtar i cili në prill do të mbahet në hotelin “Avalla” në Budve.