Ulqinaku Shyqyri – Shyqo Lika fitoi vendin e parë në garë e pokerit „Eurasian poker tour“ e cila katër ditët e kaluara u mbajt në hotelin „Splendid“ në Beçiq.
Atij i takoi shpërblimi prej 26.200 euro.
Në garë morën pjesë 122 garues nga të gjithë kontinentet.
Përndryshe, Lika është shtetasi i parë i Malit të Zi i cili fitoi çmimin e parë në „Eurasian poker tour“.