Parlamenti i nxënësve të Shkollës së mesme „Vëllazërim-bashkim“ në Ulqin ka fituar vendin e dytë në Garën për parlamentin më aktiv të nxënësve në Mal të Zi, njoftohet nga Ministria e arsimit.
„Kjo garë ka për qellim që të kontribuojë në aktivizmin e nxënësve të shkollës së mesme dhe të tregojë se sa janë ato hallkë e rëndësishme në shoqëri“, tha ministri i arsimit Predrag Boshkoviq i cili dha shpërblimet përfaqësuesve të parlamenteve të nxënësve të cilët arritën suksesin më të mirë.
Ulqinakëve si shpërblim nga ana e Ministrisë dhe Unionit të nxënësve të shkollës së mesme i takuan video projektori dhe pëlhurat.