Të shtunën, më 8 nëntor 2014, Fondacioni ʺStudentiʺ organizoi Garat e recituesve të rinj 2014, ku morën pjesë të gjitha shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Malin e Zi.
Këto gara u financuan nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave dhe Komuna e Ulqinit.
Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari z. Hajredin Kovaçi tha se është mirë që këto gara me të gjitha shkollat shqipe në Malin e Zi, të bëhën tradicionale.
Juria e përbërë prej tre anëtarëve: Rajmonda Marku, Idriz Gjokaj dhe Shefqet Luca, vlerësoi më të mirët dhe shpalli: çmimi i parë për kategorinë e shkollave fillore, Esmerinda Lekperiq, çmimi i dytë, Arnisa Muçoviq dhe çmimi i tretë, Kristina Lulgjuraj. Ndërsa në kategorinë e shkollave të mesme: çmimi i parë, Aida Rexhepi, çmimi i dytë Ermina Palaj dhe çmimi i tretë, Rilinda Gjonbalaj. Kurse fituesi i përgjithshëm i garave u shpall Behar Pali, nxënësi i kl.III i sh.f. ʺBedri Elezagaʺ- Katërkollë.