Në Ulqin të shtunën, në organizimin e “Gazetës së Alpeve”, u mbaj Kuvendi Panshqiptar, ndërballkanik dhe euroatlantik.
Tema kryesore e “Kuvendit të Ulqinit” ishte “Integrimet e zhvillimet ndërkufitare e rajonale”.
Në këtë ngjarje morrën pjesë personalitete të njohur nga rajoni, Evropa, SHBA…
Drejtoresha e hotelit “Mediteran” Suzana Muja shprehi mirenjohjen që organizatori ka përzgjedhur Ulqinin për këtë organizim të madh. “Presim shumë organizime tjera të rëndësishme për komunitetin shqipfolës si dhe internacional. Hoteli është i hapur për konferenca, evente, ngjarje të veçanta“, shtoi Muja.