Në një kohë kur janë numëruar 94.21% e votave, qendra për monitorimin e zgjedhjeve në Mal të Zi raporton se pavarësisht se asnjë nga listat e partive nuk ka marrë shumicë absolute (mbi 41 mandate nga 80 mandate që ka Parlamenti i Malit të Zi), partia e Milo Gjukanoviçit, e cila ka dalë dhe e vetme në këto zgjedhje, ka arritur të fitojë sërish më shumë mandate sesa partitë e tjera, pasi ka siguruar 36 mandate.
Duke ditur aleatët e përhershëm paszgjedhor të Gjukanoviçit që janë pakicat boshnjake, kroatët, shqiptarët dhe një nga partitë malazeze, Gjukanoviç duket se nuk do e ketë të vështirë të krijojë shumicën e mandateve për të formuar qeverinë e re.
Milo Gjukanoviç tha se vota e djeshme ishte një zgjedhje për tu bërë anëtar i NATO-s dhe BE-së apo anëtar i një “kolonie ruse”
Kryeministri bëri thirrje mbështetësve të çdo partie të mos festojnë jashtë nëpër rrugë, por në ambiente të brendshme, kjo nisur nga arrestimi i 20 paramilitarëve serbë të cilët u prangosën pasi dyshohet se po planifikonin sulme
Ndërsa partia proserbe e Frontit Demokratik e udhëhequr nga Andria Mandiç, e cila ishte dhe
Ndërkohë, ndarja e mandateve sipas votave të marra, kur janë numëruar rreth 95% e votave, është partia Demokrato-Socialiste e Milo Gjukanoviçit (36 mandate), proserbët Fronti Demokratik (18 mandate), Çelsi (9 mandate), Demokratët (9 mandate), Partia Social-Demokrate (4 mandate), Partia e Boshnjakëve (2 mandate), Partia Kroate (1 mandat) dhe Partia Shqiptare (1 mandat).
Në zgjedhjet e djeshme parlamentare të Malit të Zi , shqiptarët fituan vetëm një mandat.
Shqiptarët në këto zgjedhje dolën me tri subjekte: Me dy koalicione dhe Listën e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve.
Këtë mandat e ka fituar Koalicioni “Shqiptarët të vendosur” Forca-UDSH-ASH ka fituar 1 mandat.
Koalicioni Shqiptar “Me një qellim” PD-IQ-LDMZ-Perspektiva dhe Lista e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve kanë mbetur pa mandat.
Koalicioni “Shqiptarët të vendosur” Forca-UDSH-ASH ka fituar 1,20% ose 4500 vota – 1 mandat.
Koalicioni Shqiptar “Me një qellim” PD-IQ-LDMZ-Perspektiva ka fituar 0.90% ose 3500 vota – 0 mandat.
Lista e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve ka fituar 0.40% ose 1500 vota – 0 mandat. (gazeta-Shqip.com)