Gazetari amerikan Kris Deliso: IZRAELITËT MONITOROJNË ISLAMISTËT RADIKAL NË MAL TË ZI

“Ekzistojnë informata shumë interesante për aktivitetin izraelit në Mal të Zi në aspektin  e monitorimit të veprimit të islamistët radikal”, deklaroi gazetari investigativ  amerikan Kris Deliso (Christofer Deliso).

Autori i librit “Ardhja e kalifatit ballkanik” shkruan për portalin Balkananalysis.com që aktivitetet e shërbimit informativ “Mosad” në Mal të Zi “megjithatë, akoma nuk mund të konfirmohen”.

Mosad ka në aeroportin e Podgoricës agjentët e vet prej vitit 2009, që prej momentit që organizata turistike izraelite “Knauf” ka vendosur fluturimin çarter Tel Aviv-Podgorica. Me këto fluturime dy herë në javë nga Izraeli në bregdetin e Malit të Zi, por edhe në pjesët tjera të vendit, vijnë turistët dhe njerëzit e biznesit.

Para dy vitesh Malin e Zi e vizitoi Rabin i lartë i Izraelit Jon Mecger.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi