“Ulqini është bastioni i fundit i kusarëve në Evropë, vend ku mbaron njëra dhe fillon bpta tjetër”, ka shkruar gazetari i Internet-portalit francez (Le Courrier des Balcans)” (Zëri i Ballkanit), Zhan-Arno Deran, i cili pak kohë më parë ka qëndruar në këtë qytet.
“Pa industri, i harruar nga Qeveria malazeze dhe i shitur nga disa politikan të korruptuar të cilët janë pasuruar duke iu falënderuar privatizimeve të dyshimta, Ulqini ngadalë po vdes”, pohon ai dhe shpreh habinë ”për rënien e këtij qyteti me potenciale të larta natyrore dhe njerëz të vyeshëm”.
Mysafiri nga Franca nuk ka mundur të besoj si njerëzit këtu mund të shikojnë në qetësi zhdukjen e ishullit përrallor Ada.