Gazivoda: KRIPORJA ME PAMJE TË RE

Ljubo Lubo GazivodaIsh drejtori i Kripores së Ulqinit Lubo Gazivoda, i cili me firmën e vet “L&L company” është lajmëruar në shpalljen publike për qiramarrje të kësaj ndërmarrje më të vjetër të Ulqinit, ka paralajmëruar një sërë ndryshimesh nëse arrin marrëveshjen me administratën e falimentimit.

Ai në intervistë për “Vijesti” tha se bisedimet për marrje të fabrikës do të fillojnë javën e ardhshme.

Sipas fjalëve të tija, planifikohet ndryshimi i mënyrës së grumbullimit të kripës, si dhe të emrit të kompanisë.

“Kriporja do të ndryshonte emrin në L&L company. Fillimisht do të punësonim fuqinë tonë punëtore. Nëse shfaqet nevoja, e jam i sigurt që do të shfaqet, do të ftoja një numër të caktuar të ish punëtorëve”, shtoi Gazivoda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi