Gazmend Çitaku: DAORSONI – MIKENA ILIRE

Grupi “Ilirët” nga Ulqini, edhe pse i përgjysmuar (një në studime e tjetri në gurbet), prapë u aktivizua dhe filloi vizitat hulumtuese të qendrave të mëdha ilire. Në axhendën e vizitave,prej vitit 2020,qëndronte pezull Daorsonii cili gjendet në fshatin Orashiqtë Bosnjë dhe Hercegovinës. Por, për shkak të situatës së krijuar globale deri më 25.09.2022 nuk ishte e mundur të realizohej. Parapërgatitjet filluan dhe së bashku me Samiun u pajtuam që kësaj rrugë t’ibashkangjitejFatmir Markashi dhe Muhamed Gjokaj nga Dinosha.Nga Ulqini u nisëm në ora gjashtë të mëngjesit sepse na priste rrugë e gjatë kurse në Podgoricë na u bashkua Muhamedi.Menjëherë filloi biseda për vendin që do të vizitojmë, lidhur me megalitet gjigande që do të shohim,stelat e lashta të njohura siSteqakë(e në atë rajon janë identifikuar afro 4000 sosh) por edhe për vetë Stol-cin qytetin më të afërm që ka emrin shqip.

Pasi që Fatmiri kishte kohë që merrej me problematikën e halpogrupeve të gjakut, ai na e bëri një elaborat të detajuar të grupeve të gjakut si të shqiptarëve ashtu edhe të fqinjëve të rajonit por edhe më gjërë. Rruga prej Podgorice e deri në Nikshiq u bë për pesë minuta dhe ligjërimi i Fatmirit na la të gjithëve të habitur me njohjen detaje të kësaj problematike. Sapo arritëm në rreth-rrutullimin e fshatit Vilusi, Google na lajmëron kthesë në të djathtë dhe na propozon që rrugën ta bëjmë në drejtim të pikës kufitare Vraqenoviq. Sapo kaluam kufirin mes MZ dhe BH,menjëherë u vërejt një atmosferë pak më ndryshe. Kur them më ndryshe mendoj se aty koha kishte ndaluar në vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar. Rrugët nuk ishin në gjendje të mirë por edhe shtëpitë ishin konzervuarnë po ato vite madje në shumë prej tyre ende vëreheshin gjurmët e luftës. Një ndjenjë e pa këndëshme rrinte pezull. Kaluam nëpër Bileqen e vojtur mos më keq dhe duke na treguar Muhamedi për ish shkollën ushtarake aty vëmendjen tonë na e morën stelat gjigande buzë rrugës. Menjëherë ndaluam makinën dhe dolëm të shohim se me çka kemi të bëjmë. Befasi. Afro 30 megalite stelash fare pranë rrugës. Identifikojmë shenja, ja një svastikë, qe edhe një trim duke përshëndet. Mes shkurreve në pyll, stela impozante, me volta, që peshojnë disa tonë. Jo shumë larg po në atë drejtim maje kodre kishte ngritë kokën një tumul gjigande ilire. Të gjithë ishim në trans.

Vazhduam rrugën në drejtim të Daorsonit. Google-i na thotë edhe13 minuta rrugë. Duke përmbledh përshtypjet e para, pa e hetuar fare kalojmë kufirin mes RS dhe BeH dhe jemi fare pranë Stollcit. Fatmiri na shpjegon se bregut të lumit Bregava (Breg-vi vër.aut.) që kalonte përmes Sollcit kishte shumë mullinj uji. Shumë shpejt ndaluam në një mulli të adaptuar në restoran dhe duke pushuar shijuam ambientin i cili ishte shumë i këndëshëm. Në largimndalemi para mbishkrimittë mullirit ku në sllavishte shkruante: “Mlin Buzdelj”. Pyesim mullisin se a e di domethënien? Duke na pohuar me kokë dhe duke treguar me gisht nga goja ai na thotë se mbiemri i tij do të thotë “Zub” e që në shqip i bie dhëmb. Eureka! Ja një fjalë shqipe ekonzervuar nga vendasit. Buzë-del, del nga buza, dhëmbi. A thua vallë ilirët dhëmbin e kanë quajtur buzdel?Çfarë kënaqësie. Asgjë nuk është rastësi, grupi i ilirëve nga Ulqini mësoi një fjalë të re ilire në Stol e me ne edhe ju: BUZDEL=DHËMB.

Nga mulliri i dhëmbit u nisëm drejt Daorsonit për të cilin teknika na tregonte se jemi larg 5km. Pas 300m morëm kthesën në të djathtë dhe filluam ngjitjen. Makina moderne e Samiut gjarpronte drejt Daorsonit dhe nuk e ndjente aspak ngjitjen. Sa çel e mbyll sytë na u shfaq kompleksi arkeologjik i Daorsonit. Parkuam dhe të katërt dolëm të paisur me aparate fotografike. Fatmiri e Samiu në trans shkonin drejt murit gjigand me megalitet ciklopike. Unë e Muhamedi nëpër tokë vërenim shumë copa qeramike dhe ja menjëherë një grumbull gurësh. Poooo, është tumul ilire të cilën e identifikuam. Gjyetarët e thesareve e kishin shkretuar. Disa metra më larg ishte edhe një tumul por më e vogël. Identifikojmë dy dorëza amfore. Edhe këtu plot e përplot me qeramikë. Duke studiuarformat e copave qeramikave vërejmë vend-mbledhjen e ujit e cila kishte një diametër prej 10m dhe një thellësi përafërsisht 2m. Interesante e bënte mënyra e të punuarit në kaskadë dhe i gjasonte një amfiteatri të vogël. Nisemi drejt megamurit ilir dhe emocione të papërshkrueshme të kaplojnë. Lidhja e thatë e mureve me megalite gjigande disatonëshe ishte shumë e veçantë dhe pa dyshim lashtësia e vendbanimit dhe ilirëve që e ndërtuan shkonte shumë më larg se shekulli IV p.e.re. Daorsoni gjendet në një lartësi mbidetare prej 290m ndërsa në krahasim me luginën nën të, 220m.Në tri anë është greminë dhe qasje ka vetëm nga jug-lindja.  Shtrihet në një hapsirë prej 30ha dhe përbëhet prej tri tërësive. Muri ciklopik që gjendej mes dy kullave ishte i gjatë diku 60m dhe vende vende i lartëpërafërsisht 10m e i gjërë 2m. Përfaqësonte mbrojtjen e akropolit ku pasi kaloje portën gjigandetë lartë 5m, dalloheshin gjurmë të konstruksioneve të ndryshme që dikur kanë qëndruar krenare. Gjeta shkallët e para që çonin për disa metra poshtë greminës. Aty edhe një pushimore e vogël dhe buzë shkëmbit shkallët tjera që çonin në drejtim të një shpelle. Shkallëve mund të vëreje numër të pafund të copave të qeramikës. Unë u mundoja tëidentifikoj ndonjë me ngjyrë të zezë por jo të tilla nuk më kapte syri. Një çift të rinjësh ishin më fatlum se unë. Djali gjeti një maje shigjete, unë e lakmoja por paraqitesha indiferent.

U kthyem sërisht te muri ciklopik dhe atje takuam një çift tjetër nga belgjika të cilëve kjo ishte hera e dytë që kishin ardhë. Samiu i ekzaltuar duke thirrë ilirët merr vrapin në drejtim të portës. Belgjiani mbetet i habitur. Si ka mundësi: ai tash dy vite mundohej të kapte aureolën e ambientit kurse Samiu pas vetëm gjysmë ore vraponte sikur në trans. Belgu e xhelozonte. Atij i mbajtëm falas një orë historie për ilirët dhe ia bëmë me dije se ky vend është vend i pastër ilir i fisit Daorsë. Moti edhe pse i vranët por pa shi ishte fantastik dhe i jepte një madhështi të gjithë Daorsonit. Orët kalonin duke bërë fotografi nga më të ndryshmet dhe vetëm shiu që filloi të binte na e bëri me dije se ishte koha të uleshim në Radimlje poshtë kalasë së Daorsëve dhe të vizitonim kompleksin prej 110 stelave. Sa çel e mbyll sytë arritëm aty. Djali që punonte na tregoi se kishim të bënim me 65 steqakëqë përmbanin zbukurime prej të cilave disa kishin trimin me fustanellë i cili në të majtë kishte një shigjetë kurse me dorën e djathtë përshendeste. Ilirët filuan të flasin. Jo me zë por përmes piktografeve të skalitura në stela. Përgjegjësi shpjegonte se kemi të bëjmë me varreza mesjetare që më të vjetrat të identifikuara ishin nga shekulli XV dhe se shkrimet në to ishin me alfabetin e ashtuquajtur “bosançica”.

OK, nedëgjuam verzionin zyrtar ashtu siç e dëgjuan edhe vizitorë tjerë.Por, stelat filluan të komunikojnë me ne me një shqipe të kulluar. Ornamentet ishin identike me ato të xhubletave.Fatmiri shpjegon se në shumicën e këtyre stelave gjen si zbukurim një ornamnet që njihet si “Zik-zaku i Marashit”.Por, jo ai nuk është zbukurim pasi që kemi të bëjm me objekte sakrale andaj ai është simbol dhe përveç vijes zikzake gjejmëedhe simbole tjera nga periudha pagane ilirëvesot janë të asimiluar: dielli, spiralja, rrathët koncentrik, vija valore etj. Numri i madh i stelave në këtë rajon lehtë shpjegohet me trashëgiminë e mënyrës së lashtë të varrimit. Dikur me tumula (numër shumë i madh i identifikuar) e më vonë me megalite shkëmbore – stela. Sa më i kamur të ketë qenë personi aqë më e madhe stela dhe aqë më shumëgdhendje. Gdhendjet transmetojnë mesazhe të cilat vetëm me kulturën ilire fare lehtë mund të shpjegohen. UNESCO-ja i ka futlistën e të mirave kulturore afro 4000 stela në tri shete kufitare ku gjenden ato,por habia më e madhe qëndron se tumulat ilire nuk ishin fare të mbrojtura madje edhe qyteti impozant i Daorsonit ishte pre e lehtë e keqbërësve. Duke përmbledhë përshtypjet e ditës largohemi nga Stollci apo më mirë të themi nga Daorsoni me mbresat më pozitive. Nga literatura mësojmë se në Daorson është gjetë një helmetë ilire, 29 monedha të mbretit Ballaios, disa monedha me mbishkrimin Daorson dhe liburnën në te. Këtujanë pre monedha, janë gjetë fragmente të një kupe të ashtuquajtur helene shumë të rrallë të vetmen në ish-Jugosllavi e të ngjashme me një nga Butrinti, Athina, Korinthi etj. Pra, flasim për “Thorn kantharos” shumë të rrallë e këtu janë gjetur me dhjetëra. Pastaj figura e Kadmit dhe Harmonisë. Jo shumë larg Daorsonit e që i përket të njejtit areal, në Hutovo blato, janë gjetë mbetjet e dy liburnave ilire, pastaj afërsia e madhe me Naronën ka bërë që viteve të tetëdhjeta të shekullit të kaluar një studiuse meksikan, Robert Salinas Prajs, dalë me teorinë se Troja gjendet në luginën e lumit Neretva dhe hamendësimet e tija ishin mes Gabellës dhe Daorsonit. Ky vend ende qëndron i pahulumtuar dhe pret që një ditë ti kthehet lavdi që ka pasë para se tëshkatërrohet dhe të zhvendoset e gjithë popullisa.Në vitin 2007 arkeologu gjerman Dr.Nils Miler Shisel sipas sondazheve që bën konstaton se nën kompleksin ekzistues të Daorsonit ka edhe një qytet tjetër i cili më së paku 500 vjet është më i vjetër se ai ekzistuesi që shihet. Pra, Daorsoni është vetëm vazhdimsi e jetës së një qytetërimi më të hershëm. Sipas asaj që dihet deri më sot konstatohet se në Daorson kanë jetuar vetëm aristokracia e qytetit kurse popullisa e thjeshtë në luginë pra, në fushën e Radimljes ku sot është edhe kompleksi impozant i mbi 100 stelave.

Kyishte takimi im i tretë me Daorsonin. I pari: në vitet e tetëdhjeta kur si nxënës shembullor isha pjesë e skuadrës nxënësve që kaluan pushimet në Zaostrog të Kroacisë. Pjesë e këtij grupi ishte edhe vajza nga Prishtina që quhej Daorsa. Hera e dytë: në vitin 2004 një bisedë mes motrës dhe bashkëshortes time lidhur me emrat e gjinisë femrore motra ime përmendi Daorsën e bashkëshortes time i pëlqu ky emër i çuditshëm ilir kështu vajza ime e lindur në vitin 2005 fitoi dhe me krenari mban emrin Daorsa. Hera e tretë padyshim ishte vizita ime fizike e Daorsonit në shtator 2022 e konstatoj se me të vërtetë është Mikena ilire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Në fund të shkurtit: SEANCA E PËRBASHKËT E QEVERISË SË MALIT TË ZI DHE QEVERISË SHQIPTARE
Në fund të shkurtit: SEANCA E PËRBASHKËT E QEVERISË SË MALIT TË ZI DHE QEVERISË SHQIPTARE

Qeveria e Malit të Zi do të mbajë një seancë të përbashkët me qeverinë shqiptare në fund të këtij muaji, mëson Portali Ul-info. Siç pritej, me atë rast në Podgoricë do të nënshkruhen më shumë se 10 marrëveshje

Abazoviq: KONKURS PËR RREGULLIMIN E PLAZHIT TË VOGËL DHE NJË TUNELI ME LIMAN
Abazoviq: KONKURS PËR RREGULLIMIN E PLAZHIT TË VOGËL DHE NJË TUNELI ME LIMAN

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq njoftoi gjatë vizitës së fundit se do të shpallet një konkurs ndërkombëtar për rregullimin e Plazhit të Vogël dhe një tunelit që do ta lidhë atë me Limanin. “Kjo

CEDIS: TË HËNËN DHE TË MARTËN PA RRYMË NJË PJESË E MADHE E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: TË HËNËN DHE TË MARTËN PA RRYMË NJË PJESË E MADHE E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të hënën dhe të martën, më 6 dhe 7 shkurt, pa energji elektrike do të jenë këto vendbanime: të hënën: në periudhën prej orës

Ulqin: PORTI I PESHKIMIT NË KEPIN E GJERANAVE DO TË KETË MBI 90 VENDE TË ANKORIMIT
Ulqin: PORTI I PESHKIMIT NË KEPIN E GJERANAVE DO TË KETË MBI 90 VENDE TË ANKORIMIT

Në fillim të Plazhit të Madh, në një sipërfaqe prej rreth 81 mijë metrash katrorë, do të ndërtohet një port peshkimi. Porti do të do të ketë dedikim të përzier, gjëgjësisht do të ketë 60  vende ankorime

OT: OFERTA TURISTIKE E ULQINIT NË PANAIRIN NË LETONI
OT: OFERTA TURISTIKE E ULQINIT NË PANAIRIN NË LETONI

Organizata Turistike e Ulqinit, nen organizimin e Organizates nacionale Turistike te Malit të Zi, po merr pjese për herë të parë në panairin e turizmit Balt Tour 2023, i cili do të mbahet në Riga nga data