Gazmend Çitaku: DINOSHA –KRYEQENDËR PARAURBANE E PELLGUT VERILINDOR TË DOCLEAS

Që nga themelimi i grupit eksplorues “Ilirët” nga Ulqini qëllimi parësor ishte identifikimi dhe vizita e vendbanimeve ilire në territorin e Malit të Zi. Data e 9 tetorit 2022 na gjeti te miku ynë Muhamed Gjokaj në Dinoshë të Tuzit. Dinosha paraqet një vend ideal për jetuar çka e vërteton edhe kalaja ilire së bashku me muret ciklopike në Gjytezë, e që gjenden në kodrën mbi pjesën, që vendasit e quajnë Dinosha e vjetër.

Atë mëngjes u nisëm nga Ulqini unë, Sami Flamuri dhe FatmirMarkashi dhe kur arritëm në Milesh (3km larg Dinoshës) nuk ishte e mundur të vazhdonim rrugën e të mos ndaleshim para përmendores së luftëtarit të lirisë,Bacës Kurt Gjokaj(1807-1887).Për të gjithë ata që nuk kanë informata: Baca Kurti  ishte njëri nga komandantët në Betejën e Nokshiqit (Lufta e organizuar nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë, dhjetor 1879 – janar 1880). Njëri nga pesëmbëdhjetë krerët e Shqipërisë së Veriut që mori pjesë në Kongresin e Berlinit si përfaqësues nga PerandoriaOsmane (Shqipëria pavarësohet pas 32 vitesh,pra më 1912). Patriot i cili sakrifikoi çdo gjë për çështjen kombëtare dhe duke qenë i tillë e helmojnë. Pra, pabesisht e mbysin. Ne i bëmë homazh dhe i përcollëm ngrohtësinë njerëzore figurës së bronzit të Bacës Kurtkurse Samiu si dhëndër i kësaj vëllazërie me krenari na tregon se me profesionalizëm dhe mjeshtri të madhe e kishte punuar skulptori, Tal Istrefi.

Duke u përshëndet me Bacë Kurtin vazhdojmë drejt Dinoshës ku miku ynë Muhamed Gjokaj (njëri nga pasardhësit e Bacës Kurt) na prite me shega tivari këputur në kopshtin e tij e që është plot e përplot me lloj-lloj pemësht të cilat Muhamedi, vetë i ka mbjellë dhe tani i vjel frutet e tyre. Pas një pushimi të vogël u nisëm drejt mureve ciklopike të Gjytezës së Dinoshës. Informatat që kemi janë ato se jemi duke shkuar drejt një vendi që është shumë pak apo më mirë të themi aspak i hulumtuar. Miku ynë ulqinak, arkeologu Anton Lulgjuraj në punimin e doktoraturës [Trashëgimia arkeologjike e zones juglindore territorin e Malit Zi], e përmend Gjytezën si një vend ku dallohen dy shtresime kulturore: ajo ilire që i takon shek.III-II p.e.re me murin e njohur ciklopik dhe shtresimi  dytë i antikitetit të vonë. Duke hulumtuar literaturën e këtij lloji,gjejmë të dhëna nga akademiku Apollon Baçe qëna thotë sekjo kështjellë shtrihet në 2,5ha dhe duke e ditë se kjo është një shtrirje e madhe për qytetet e periudhes së hekurti konstaton se kemi të bëjmë me Dinoshën kryeqendër krahinore . Pra, ai thotë se: “Nëse Gajtani ka qenë kryeqendër paraurbane e pellgut juglindor të liqenit, fushës së Shkodrës, Dinosha ka qenë kryeqendër e pellgut verilindor, atij të Dokleas” [Qytetet dhe qytezat ilire dhe në Iliri].Lidhur me emrin e Dinoshës kemi shpjegime të ndryshme por unë parapëlqej ta lidhi me ilirishten. Duke lexuar diçka lidhur me periudhën ilire hasa në një fotografi arkeologjike me shpjegim të çuditshëm. “Dinosa me fëmijë të varrosur”. Eureka – ja ku e gjetaDinoshën tonë. Lidhur me këtë gjetje, kërkoj ndihmë nga miku im arkeolog, Helidon Sokoli. Ai menjëherë më dërgon mesazhin me shpjegim “Dinos ose Dinoi është vazo e madhe me bark të gjërë, pa qafë dhe me grykë të gjërë. Zakonisht përdorej në Greqinë e lashtë si enë përzierje të ujit me verën për rituale fetare”. Të gjitha dilemat më bien, Dinosha jonë sot mbanë emrin e kësaj ene të antikitetit të hershëm. Madje më kujtohet kur në maj të po këtij viti u ngjitëm në kodrën e Pllanicës përballë kësaj kështjelle nikoqiri ynë thoshte se po ngjitemi drejt faltores ilire në majë të kodrës. Atëherë identifikuam katër tumulla e që mesiguri në afërsi do të ketë pasur edhe tjera.Shtrohet pyetja: Vallë, vendasit, a i kanë shfrytëzuar këto enë të quajtura DINOSA që unë parapëlqej ta lidh me emrin e Dinoshës së sotme?Sa çudi! Qytetet e vdekura ilire që po i vizitojmë, vazhdimisht, po na dhurojnë nga një fjalë që përdornin ilirët e që ende pogjallërojnë me ne.

Ngjitemi me makinë deri në pikën më të lartë ku mund të shkojë vetura. Kaluam pranë xhamisë së Dinoshës ku mësojmë se në oborrin e saj gjendet një kolonë antike madje si kuriozitet Muhamedi tregon se një bashkëfshatar i tij gjatë hapjes së gropës septike ka hasë në një dysheme me mozaik dhe që sot e gjithë ditën ai ende ruhet po në atë gropë!!! Kjo e dhënë vërteton se poshtë në fushë janë zhvilluar aktivitetet e përditshme jetësore ndërsa lartë në kështjellë ka qëndruar paria.  Parkojmë dhe marrim rrugën nëpër shkurret plot me therra. Duke qenë të kujdesshëm dhe vigjilent ndaj rrezikut të gjarprinjve mund të them se gjatë gjithë ngjitjes që zgjati diku 40 minuta asnjëherë nuk pamë e as nuk dëgjuam ndonjë shushurimë gjarpri. Ngjitja ishte relativisht e lehtë, shpesh relievi i vrazhdë guror të jepte përshtypje se po ecim nëpër shkallë të mëdha të ndonjë amfiteatri. Hasnim nëpër mure të thata por kurreshtja ishte te disa stela vertikale që të bënin të mendosh se po hyje nëpër porta imagjinare që ndoshta dikur edhe ato porta ishin të vërteta. Muhamedi parapëlqen ti quaj porta kurse mua më shumë më gjasonin në stela kulti, të ngjashme me stelën majë malit të Sumës. Ngjitemi në një lartësi mbidetare prej 100m dhe tani gjendemi në Gjytezë, nën malin Sukë.Muhamedi shpjegon se kalaja gjendet në mallin e fisit Dukaj nga Dinosha. Para se të zbresim disa metra më poshtë te muri ciklopik ndalemi të pushojmë dhe të freskohemi me mandarinat që kishim sjellë nga Ulqini. Unë bëj një gjiro rreth e rrotull kalasë dhe vërej disa vende me grumbuj gurësh. Do të jenë çerdhe mitralozi, e dikur në periudhën ilire ndonjë tumull. Mundohem të gjej gjurmë të ndonjë vendi ku do të ketë qenë e mundur grumbullimi i ujit sepse poshtë kalasë kalonte lumi Cem i cili ka ujë të bollshëm. Për këtë ujë të bollshëm dhe të pastër, ilirët e Duklës ndërtuan akuaduktin më të gjatë në Iliri prej 14km (Dinosë-Dukël) dhe e morën ujin e Cemit për qytetarët e vet. Po kjo kala në kodër prej nga do ta ketë marrë ujin? Ulemi pak më poshtë dhe na shfaqen muret ciklopike ilire. Konstatojmë se kemi të bëjmë me murin ciklopik të njohur për ne dhe që e kemi hasur deri më tani te të gjitha qytetet ilire si: Shkodra, Ulqini, Risani, Meteoni, Lezha, Daorsoni etj. Nga vendi ku ndodhemi shumë mirë kontrollohet e gjithë Lugina e Cemit. Prej këtu është një komunikim fantastik me malin e Pllanicës ku në majën e saj gjendet tumulla gjigande ilire. Atje kur ishim në muajin maj identifikuam poashtu edhe tri tumulla më të vogla e që për fat të keq ishin vjedhur nga gjahtarët e thesareve. Ndjenja dhe pamja nga kjo kala ishte fantastike. Gurët ciklopik shumëtonësh vallë si do të jenë vendosur njëri mbi tjetrin madje me lidhje të thatë? Muhamedi na shpjegon se në vitin 2013, Gjytezën e vizitoi edhe një ekspeditë arkeologjike polakehulumtonin në Risan dhe ata mbetën të mahnitur me atë çka hasën këtu. Por, kjo mbeti vetëm me aqë. Samiu kishte vizituar Gjytezën edhe në muajin shkurt. Nuk ishim bashkë sepse unë atëherë isha me Covid.Por, që përshkiminia bëri rrugëtimit u e mundur që edhe unë ta përjetoja siç e përjetoi ai.Kësaj here  Samiu na shpjegon se diku këtupari gjendej një tunel nëpër të cilën ka qenë e mundur të dalësh rrëzë kodrës lartë. Ky tregim ishte i ngashëm me tunelin që shkonte nga kalaja e Ulqinit e deri në kodrën e Pinesit, djalit të Agronit, përballë kalasë. Ke muri ciklopik kyçemi në rrjetet sociale dhe përmes një emitimi LIVE,e bëjmë të mundur që edhe ndjekësit tanë të kenë mundësi të përjetojnë atë çka shihnim ne. Secili prej nesh jepte të dhëna që kishim lexuar lidhur me këtë vend, që nga historia (Samiu), shtrirja gjeografike (Muhamedi), grupet e gjakut të banorëve të këtij rajoni (Fatmiri), ngjashmëria arkitektonike dhe komunikimi me kalatë që shihen nga këtu (Gazi) etj. Të gjihtë ne ishim nën emocione të veçanta dhe pas nja dy orëeksplorimi erdhi koha që të fillojmë zbritjen.

përmbushur me frymëzim filluam ngadalë, në heshtje, të zbresim. Nëpër kokë secilit prej nesh na kalonin mendime sa të ndryshme aqë të ngjashme. Ndalemi të pushojmë nën hijen e dardhës së egër ku unë mora një qese të vogël dhe e mbusha me frute. Vizituam edhe gjurmët e akuaduktit që datonte nga shek.II e.re dhe pastaj nuk ishte e mundur që të ktheheshim në Ulqin pa kthyer për bukë në shtëpinë e nikoqirit, Muhamed Gjokaj. Tryeza përplot, Zoti ia shtoftë. Pasi pushuam mirë, pa hetuar vërejtëm se nata veç kishte rënë. Atëherë duke iu falënderuar për mikpritjen i bëmë fjalët që së bashku të vizitojmë edhe pikat tjera të nxehta ilire që gjenden në këtë trevë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prim.Dr.Gani Karamanaga: Disa fakte nga historia e shërbimit shëndetësor në Anë të Malit dhe Krajë
Prim.Dr.Gani Karamanaga: Disa fakte nga historia e shërbimit shëndetësor në Anë të Malit dhe Krajë

Stacioni Shëndetësor  në Katërkollë  Ambulanca e parë në vitin 1949  Në Katërkollë për nevojat e shërbimit shëndetësor dhe të mbrojtjes shëndetësore të popullatës, në vitin 1949 është ndërtuar Ambulanca

CEDIS: EDHE TË PREMTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: EDHE TË PREMTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të premten, më 9 dhjetor, në periudhën prej orës 8 deri në 15,00, pa energji elektrike do të jenë këto vendbanime: Pistulla,

Tirana – Kryeqyteti Evropian i Rinisë: BAJRAKTARI FOLI NË CEREMONINË PËRMBYLLËSE
Tirana – Kryeqyteti Evropian i Rinisë: BAJRAKTARI FOLI NË CEREMONINË PËRMBYLLËSE

Kryeqiteti i Shqipërisë, Tirana, këtë vitë ishte “Kryeqyteti Evropian i Rinisë”. Sot u mbajt ceremonia përmbyllëse në Pallatin e kongreseve në Tiranë ku ishin zyrtarët e lartë dhe diplomatë ndërkombëtar.

Qendra për Kulturë: TË PREMTËN MBRËMJE ME ELENA KOCAQI
Qendra për Kulturë: TË PREMTËN MBRËMJE ME ELENA KOCAQI

NP “Qendra për Kulturë – Ulqin” nis ciklin e mbrëmjeve me temë letrare, historike, kulturore, sociale… Këtë cikël e kemi titulluar ODA, meqë tubon dashamirë në një vend dhe u jep

Në fund të vitit: NË ULQIN LEDRI VULA, ALBAN SKENDERAJ, S.QETKOVIQ…
Në fund të vitit: NË ULQIN LEDRI VULA, ALBAN SKENDERAJ, S.QETKOVIQ…

Javët e fundit të këtij viti do t’i kalojmë në një atmosferë festive, me pije, ushqim, e mbi të gjitha muzikë të mire. Në skenën e “Sweet December” me 24 dhjetor do të ngjiten: Accoustic