Gazmend Çitaku: FJALË TË RRALLA ULQINAKE PËR ANIJE DHE LUNDRIM

Në të kaluarën veprimtaria kryesore ekonomike e ulqinakëve ka qenë e lidhur me detin përmes lundrimit, peshkimit dhe tregtisë. Për të shfrytëzuar të mirat e detit ata është dashtë që të shërbehen me mjete të ndryshme lundrimi. Këto mjete zakonisht janë ndarë në ato të peshkimit, tregëtisë dhe për bartje. Normalisht anijet apo barkat tregëtare kanë qenë më të mëdha, të tonazheve dhe llojeve të ndryshme. Po numrojmë disa lloje anijesh me të cilat dikur ulqinakët janë shërbyer: lembë, liburnë, fustë, tartanë, tartanele, fllugë, pulakë, shkunë, pelogë, gali, galeon, gajetë, bracere, fregatë, brik, brigantinë, trabakull, karakel, navë etj.

Në vazhdim duke u bazuar vetëm në librin e Hajro Ulqinakut, Glosari (Fjalorth i të folmes detare të Ulqinit), Bot.II, Ulqini, Ulqin 2011, ISBN 978-9940-570-01-9 po i përafroj lexuesit disa prej shprehjeve detare të cilat i kanë përdorë ulqinakët në anijet e veta dhe në lundrim e që sot janë harruar apo shumë pak përdoren.

Barkatar ose barkaxhi është quajtur detari por edhe mjeshtri i ndërtimit të anijeve.
Anije – quhet barka me dimensione të mëdha. Zakonisht ka tre direkë, i mesmi është më i larti dhe e quajmë arbulë por edhe katartë kurse më i shkurti gjendet në kiç të anijes. Direku i bashit quhet bastundërsamacë quhet trau horizontal që mbante velin e barkës. Kërzheta është një pushimore e vogël në majen e direkut, te barkat me vela.

Anijaapo barka përbëhet prej pjesës së përparme që quhet bash(turc.) por që në Ulqin përveç kësaj fjale është përdorë edhe papël dhe pope. Pjesa e fundit quhet kiç (turc.) e që në Ulqin është përdorë edhe pipël ose pupë. Si dhe pjesa mes bashit e kiçit që quhetshkiverrëose kivertë. Nën shkiverrë gjendet hambari kurse dhoma në të cilën mblidhen detarët për të pushuar e fjetur është quajtur kamare. Në velanije gjithashtu ka qenë një dhomë që është quajtur kajita e që ka qenë gjithashtu dhomë për ekuipazhin e anijes. Kapidani i anijes ka pasë dhomë të veçantë dhe quhet kabinë.
Anija që ka dy direkë, sipas rregullave në direkun e parë ka vela e serena. Në të dytin ka rranga dhe kontrarranga kurse ndërmjet tyre gjenden zaravelat (tregoi Zejnel Smajlaga). Zakonisht kjo lloj anijeje quhet skunë.

Velatjanë pëlhura të formave katrore ose trekëndëshe të cilat mbahen për direkë e për barkë dhe lundrohet me fuqinë e erës. Varësisht nga vendi dhe pozita se në cilin direk gjenden dallojmë këto lloje velash: rang(vel i madh në formë katrore), flok(veli i parë i bashit në formë trekëndëshi), harapose trigintinë (një vel i bashit), gjia një tip i velit, trevë veli i parë poshtë në direkun e bashit. Veli i tretë në direkun e anijes, numëruar nga i fundit quhet gabje ose pashagabje.

Sereniose ceremi, është vel në trajtën e kryqëzuar. Velat e direkut të parë të anijes kanë vetëm një shtyllë që shërben për të çuar dhe për të mbledhur velin. Për këtë shtyllë është ngjitur vetëm ana e sipërme e velave siç janë: treva, gabja, pashagabja, bofinjojadhekuntroja.

Velat për mes litarëve përforcohen për direkë. Andaj litarët janë pjesë shumë e rëndësishme e anijes. Shkalla me të cilën janë ngjitur detarët në majën e direkut për të lëshuar ose mbledhur velat janë quajtur pallasarta. Këto shkallë kanë qenë me litar dhe rripa dërrase. Litari më i trashë i anijes me të cilin bëhet lidhja në mol quhet cimë. Cimën zakonisht e kanë lidhur me një litar më të hollë të quajtur pandullë i cili ka pasur të thurur në kokë një topth dhe pastaj nga anija e kanë hedh në mol në mënyrë që të lidhet për kalu. Gjithashtu lidhja për mol është bërë edhe me një lloj tjetër të litarit të trashë i cili është quajtur kapjan (M.Haxhibrahimi). Gastim quhet ndalja e anijes në mol ose në breg. Zakonisht në det hudhet gadinaqë është një hekur i rëndë me disa veshë me maja të mprehta apo siç njihet në popull spirancadhe shërben për ta mbajtë anijen në një vend. Nganjëherë kur është hudh gadina në det ka ngjarë që ajo të rrëshqasë, sepse ka rënë në rërë ose zall dhe nuk e ka mbajtë fortë barkën atëherë themi se gadina ka kallmu. Gadina është e lidhur me një litar të veçantë të trashë e që quhet pallamar. Një vegël shumë interesante e cila i gjason pjatës metalike dhe në të cilën pshkohet pallamari, me qëllim që të mos munden me hy minjt në anije quhet paratop. Lancani është një lloj tjetër i litarit të hollë të cilin e kanë shfrytëzuar detarët tanë.

Përmes litarit detarët ulqinakë kanë praktikuar lidhje dhe nyje të ndryshme të cilat kanë qenë shumë efikase. Me litarë janë thurur edhe mbrojtësit e anijes të cilat rrinë anash por edhe mbrojnë anijen që të mos përplaset për mol. Këta mbrojtës quhen pajetë ose vardallah (it. Guarda lla).
Ostropi është litari i lidhur në rreth e që mbanë rremin për trapadar gjatë rremimit, lundrimit. Rremi është prej drurit në formë të lopatës dhe përmes tij vëhet në lëvizje barka, sandalli etj. Rremi përbëhet prej: kalavermës që është pjesa e hollë dhe e gjatë e rremit ku rreth saj lidhet ostropi. Kalaverma ndodhet mes pallës që është pjesa e rremit në formë lopate që futet në ujë dhe xhrunit vendit ku mbahet me dorë. Trapadar (spanjollisht) quhet kunji i fllugës për të cilin përforcohet rremi për të mundësuar të rremohet, lundrohet.Murrac quhet mënyra e rremimit nga kiçi; rremim me një rrem duke qëndruar në këmbë e duke mbajtur e lëvizur rremin me të dyja duart majtas-djathtas.Shtajaga ose brena është shkopi i gjatë që shërben për të shtyrë lundrën nëpër ujërat e cekëta. Çardaku i flluges quhet pajollë (it.). Në të vërtetë ajo është një shtrojë prej dërrasash që shtrohet në fund të barkës dhe është e lëvizshme.

Gjatë lundrimit ose rremimit me rrema janë dhënë disa urdhëra. Orca është pasthirrmë urdhërore që do të thotë lundro kah bregu. Gjithashtu shijat është pasthirrmë urdhërore me qëllim të rremimit më të shpejtë. Për të lundruar buzë bregut, afër shkëmbinjëve urdhëri që është dhënë ka qenë arraxha. Kurse vijaxho ka qenë linja e lundrimit prej një vendi në vend tjetër. Gjatë vijaxhove anijet ka ndodhë që të takohen dhe të luftojnë me anijet armike. Andaj, dyluftimi me barka të lidhura me çengele e pallamarë që ekuipazhet të kalojnë nga barka në barkë me qëllim që të luftojnë fytafyt quhet abordazh.

Timoni është në formë të rrotës me dorëza drurit dhe shërben për mbajtjen e drejtimit të anijes. Dorëza e timonit me anë të së cilës përcaktohet drejtimi i lundrimit, i timonit quhet heqje.

Burnelatjanë vrimat në anët e barkës nga del uji prej shkiverrës, kuverta, kur e fusin tallazet ose kur lahet barka.Ndërsa kur barka shtien ujë brenda, pa e vërejtur nga hyn thuhet tajitë barka.

Plasa midis vendeve të kapllatisura të anijes quhet armuz (turc. armoz, nga gr.) e për të qenë më i saktë Beto Kashoxha i jep këtë shpjegim Hajro Ulqinakut “hapsira në mes të dy majereve (dërrasave) që kallafatohet (mbushet me kallafat)”. Kallafatim është zënia e plasave, e të çarave të anijes a të barkës me shtupa, fije litari e me katran të shkrirë. Puna e kallafatimit është bërë në lonxhë (turc.) Lonça, mikrotoponim, punëtori nën strehë kallamash, shkiverra në Ranë, ku meremetoheshin barkat e vogla.Argna është çëkërk i cili shërben për të tërhequr e për të qitur në tokë mjetet e lundrimit. Kurse tarrnuci është një vegël që shërben për të mbështjellë zinxhirin e hekurit ose ndonjë litar të trashë të tij.
Leranë, është njëbarkë e vjetruar që është lënë në mëshirën e detit dhe është gati ta thyejnë tallazet.
Kapidaniështë ai që komandon anijen. Noshtromo timonieri, Muço (it. Muzzo) marinar i ri, fillestar në barkë, një adoleshent që sapo ia ka nisë punës së detarisë. Kogo është gjellëbërës në barkë, peshkatar që zien çorbën e peshkut ndërsa me kumpusnënkuptojmë detarine përkohshëm i cili zëvendeson ndonjërin nga anëtarët e ekupiazhit kur ai mungon, mund të vijë nga ndonjë barkë tjetër. Shiku’s është detari i cili qëndron në shportë, në majë të direkut dhe shikon detin, barkat, token.

Për peshkim zakonisht janë përdorë këto lloje barkash: batanë – barkë e vogël për peshkim me grepa, e gjatë 3-4m, e gjërë 1,5m; braganjë – anije e vogël me vela i hapur; fllugë- anije për peshkim dhe për bartje,lundron me rrema dhe me vel 15m e gjatë, e gjërë 4, bart 12-20t.leut-i, anije e vogël peshkatarësh, i përngjan gajetës; fustë – anije e shpejtë luftarake me perjatdhje ilire, ishte e lehtë, nuk peshkonte thellë, zhvillonte shpejtësi të madhe, ka pasur edhe një direk me një vel latin; gajetë– fjalë veneciane gaeta velanije bregore për peshkim, por edhe për transportin e mallërave, ishte e gjatë 6-12m e gjërë 2-4m, kishte një direk; bilancelë – barkë, anije me nji direk dhe me vel latin, e gjatë 12-18m, e gjërë 3,5-4m etj.

Glosari i lartëpërmendur ofron edhe një mori tjetër fjalësh dhe terminologjie detare unike të cilën vetëm ulqinakët e kanë përdorë. Ato kanë rrënjë nga shumë gjuhë duke filluar nga shqipja, greqishtja, italishtja, spanjishtja, tuqishtja. Pastaj fjalë nga periudha veneciane por duke komunikuar shumë me Dalmacinë ka edhe shumë fjalë dalmate por shpesh hasim edhe në terminlogjinë dalmatine fjalë të cilat i kanë marrë ata nga shqipja e detarëve tanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi