Ushtari i lirisë së fituar, na ka mbledhur sonte jo për një, por, për dy botime të cilat do t’i përurojmë së bashku.
Sonte i jemi bashkangjitur lundrës së lumturisë të krijuesit dhe poetit Ali Gjeçbritaj. Kjo lundër nuk ka pasë gjithmonë ujëra të qeta dhe ne dijmë se me mijëra vjet atë e kanë sharë e vrarë dhe se Ai mbijeton dhe je prapë është gjallë se gjallë.
Ky është libri i shtatëmbëdhjeti me radhë dhe mbanë titullin “Hëna mbi liqen”.
Libri “Hëna mbi liqen” na vjen duke na përkëdhelur e freskuar porsi najniku i Rumisë.
Ushtari i lirisë së fituar përmes këtyre poezive që na i dhuroi na mundësoi që të shohim të tashmen dhe të ardhmen e besa na shtyn që të meditojmë në mënyrë që të krijojmë mendime të reja. Të ndara në 8 perde, 75 poezitë prezente brenda kopertinave të këtij libri lexuesit gjejnë ide, shprehje të zgjedhura poetike, stil. Lexuesi gjithashtu has individualitetin e Aliut i cili shkrihet në mënyrë që poezitë e tija të jenë të arrira artistikisht, të kenë përmbajtjen e mirë, të kenë figuracionin e duhur poetik, të kenë forcën shprehëse e mbi të gjitha të kenë mesazhin. Prandaj, këto poezi si të tilla janë të pranueshme edhe nga lexuesi por edhe nga kritika letrare në përgjithësi.
Duke lexuar poezit nga libri “Hëna mbi liqen”, mund të konstatojmë se kemi të bëjmë me një poet të konsoliduar e meqë përurojmë sonte dy libra atëherë kur ia bashkangjesim edhe librin “Rrugëtim yjesh”. Fjalë lavdate kemi edhe për krijuesit të tjerë të rinjë që kanë vlerën e kënaqshme artistike në krijimet e tyre në këtë libër. Por, nuk duhet anashkaluar as emrat e krijuesve tjerë që edhepse e kanë nisur rrugën e pambarimtë të poezisë ndoshta për momentin janë në intermeco krijuese.
Nëse dëshirojmë të flasim për vëllimin letrar “Rrugëtim yjesh” atëherë mendoj se duhet të pajtohemi se ideja fillestare e Ali Gjeçbritaj për të bërë një punë modeste të përmbledhjes së krijimeve letrare botuar gjatë viteve në revistën shkollore “Valët” nuk rezultoi aspak modeste por rezultoi me botimin e një antologjie të krijuesve të vegjël të vendlindjes. Në këtë vëllim letrar Aliu bashkoi 66 autor të cilët i prezantoi me 90 krijime në prozë e poezi, 20 këngë popullore dhe shumë fjalë të urta dhe thënie popullore nga Kraja.
Shtrohet pyetja kush janë këta të rinjë?
Në kuadër të shkollës funksionon seksioni letrar dhe këta krijues janë anëtarë të këtij Seksioni që quhet “Buzuku”. Ky grup krijuesish që nga themelimi i “Buzukut” në vitin 1970, është dëshmuar si zë i përbashkët dhe burim i artit të bukur të krijuesve të rinjë nga e gjithë Kraja. Këta të rinjë dhe të reja, të cilët sot janë të shpërndarë nëpër botë, nga nxënës krijues – dikur, largësia nga vendlindja i ka bërë mërgimtarë krijues. Pra, përkohësisht apo përgjithmonë ata janë vendos në mërgatë, dhe atje jetojnë e veprojnë bashkë me familjet e tyre por që Kraja gjithmonë u mbetet në zemra dhe mëndje.
Në vëllimin letrar “Rrugëtim yjesh” krijuesit tanë thurin vargjet për vendlindjen dhe sokaqet ku u lindën dhe u rritën, gjuhën, truallin, ublat, liqenin etj. Nga fundi i shpirtit nxjerrin dhe shfaqin ndjenjat për simbolet kombëtare, kujtojnë vlerat dhe personalitetet e popullit, krenohen dhe mburren me herojt kombëtar.
Vit i largët ky 1970. Para më shumë se gjysmë shekulli poeti dhe biri i këtyre anëve Ibrahim Berjashi ia la emrin e Buzukut këtij seksioni letrar. Jo rastësisht sepse ai e dinte se Buzuku ishte nga këto anë. Pas tij me të njejtin pasion punën me të rinjtë e vazhduan Ismail Doda dhe Qamil Maraj kurse më të përkushtuarit dhe më këmbëngulësit të cilët e udhëhoqën deri në ditët e pensionimit janë Aishe dhe Ali Gjeçbritaj. Pa këta të dy të fundit që përmenda çdo gjë do ishte më ndryshe…
Aliu thotë: Një barrë vitesh mbaj mbi supe, o burrë (Idil i heshtur, fq.10) por unë mendoj me me këto dy libra kjo barrë është shpërnda dhe kur kujtojmë 16 librat e mëparshme, plus aktivitetet tjera që skemi kohë të gjitha t’i përmendim. Pastaj Seksionin letrar Buzuku (1970), revistën shkollore “Valët”, numri e parë i nxjerr në mars të vitit 1999. 25 numrat e Valëve që janë të përmbledhura në lidhje të veçantë si dhe sonte librin e veçant me krijime të këtij grupi letrar. Vijmë në përfundim se Aliu përveç aktivizmit të vet në çdo sferë të jetës kulturore ia ka arritë që të nxjerrë në dritë edhe krijues tjerë të rinjë që sot janë bërë mësues, profesorë, mjek, ekonomistë, juristë, inxhinierë, gazetarë, kanë arritur grada shkencore, janë bërë specialistë në fusha të ndryshme të jetës, profesor unversitar etj.
Ali, çdo libër yti, çdo tekst në revista e portale, çdo adresim yti drejtuar publikut në çfarëdo mënyre, gjithmonë ka qenë qëllim-mirë dhe i mbushur me pozitivitet. Për mua Ju pëfaqësoni një mendje që kontribuon për një botë më të mirë dhe më të bukur dhe i përkisni atyre të paktve që nuk kanë hequr dorë nga ideja e përmirësimit dhe e një të nesërme më të mirë.
Në lagjen time ka shumë qenë
Lehin, lehin e lehin pa ndalim
Zgërdhijnë dhëmbët në kalimtarë rasti
Qenë që lehin e nuk kafshojnë. (Qent, fq.14)
Urime
Gazmend Çitaku
Ostros, korrik 2025









