Gazmend Çitaku: MEGALITI I MALIT TË SUMES

Ekspedita për në Malin e Sumës (486 m) gjendej tash një kohë të gjatë në axhenden time. Për këtë aventurë kishte shumë të interesuar por në momentin e nisjes u takuam vetëm unë, studiuesi Sami Flamuri dhe doktori i arkeologjisë Anton Lulgjuraj. Pra, më 18 janar 2022 në ora 9:35 nga Ulqini u nisëm për në malin e Sumës, vetëm ne të tre dhe pas nja 30 min vozitje arritëm në fshatin e Brajshes ku duhej që në anën e majtë të marrim kthesën drejt fshati Sumë. Për habinë time edhepse sipas fjalëve të Samiut se para disa vitesh këtë rrugë fshatarët e Sumës e kishin shtruar me zhavor me siguri kalimi i traktorëve të ndryshëm kishte bërë që rruga të ishte në një gjendje të mjerueshem dhe se vetëm me makina të larta ose traktorë ishte e mundur që të mbërrije deri te kroni i Sumës. Pas një përjetimi rollokaster dhe një rruge shumë shumë të keqe arritëm para kronit të cilin fshatarët duke dashtë që të bëjnë diça të mirë për komunitetitn ia kishin arritë qëllimit që, kronin i cili kishte qenë pjesë një perle urbanistike-ambientale, ta shkatërronin të tërin dhe ta shndërronin në një krua funksional modern e që mua më zhgënjeu fare. Samiu vërejti zhgënjimin tim dhe u mundua që të keqen ta kompensoj me verandën dhe skarën që ishte aty por disa metra më larg zhgënjimi përsëritet. Mbeturinat nga pikniku në vend se t’i mbledhin e t’i marrin me vete ata që ishin kënaqur aty kishin ndotur ambientin me kanaqe, plastikë dhe mbeturina tjera. Andaj apeloj të gjithë ata që dëshirojnë të kënaqen me natyrën mbeturinat doemos t’i marrin me vete. 

Disa të dhëna për Sumën

Sipas dr Bahri Briskut toponime të shtresës shqipe i takojnë oronimi Mali i Sumës dhe Suma i cili si vendbanim për herë të parë përmendet në vitin 1355 kurse në Defteret turke të Sanxhakut të Shkodrës paraqitet në trajtën Sunja. Brisku më tej konkludon se duke qenë toponim mesjetar nuk ka të bëjë me oronimin Sumë e Postribës dhe se ky toponim është tipik vendas. Shaban Peraj përmend të dhënat e Marjan Bolicës (1614) ku ai thotë se fshati Summa përbëhet prej 19 shtëpive, me komandant Pal Niki dhe 40 burra të gatshëm për armë, vazhdon Hajredin Muja i cili sjell një përshkrimi kishtar të vitit 1777 ku del se Suma ka një shtëpi katolike me 5 frymë. Nga të dhënat e regjistrimit të popullsisë së vitit 1991 dhe ai 2003 Suma nuk figuron në të dhënat dhe kjo ka mundësi që të shpjegohet me atë se pas tërmetit të vitit 1979 popullsia janë shpërngulur nga ky fshat dhe sot nuk ka asnjë banorë. Gjithsejt mund të numrohen afërsisht 7 shtëpi por që banorë që jetojnë në Sumë nuk ka. Për të dhëna arkeologjike të parët që kanë shkruar kanë qenë Andrija Joviçeviqi i cili është ngjitur në vitin 1912 pastaj grupi kroat i alpinistëve kurse më gjithëpërfshirësi bashkëvendasi ynë arkeologu Dr. Anton Lulgjuraj i cili ka botuar një studim lidhur me Malin e Sumës dhe ku identifikon dy faza të fortifikatës njëra e periudhës III-II p.e.re. dhe i takon periudhës ilire të mbretit Gent dhe tjera mesjetare.

Te kroi bëmë fotografitë e duhura, unë zakonisht marr masat e krojeve por kësaj radhe nuk veprova ashtu sepse ky krua përveç emrit të vjetër çdo gjë kishte të re. Toni urdhëroi grupin që të nisej sepse dita është e shkurtër dhe sfida e ngjitjes alpine mjaftë e madhe. Filluam të çajmë përmes shkurreve të cilat ishin përmalluar për kalimtarë dhe me therrat e tyre tentonin të na ndalin në përqafimin e tyre. Ngjtija filloi ngadalë. Toni me kmesë hapte shtegun dhe mundohej të gjente gjurmët nga ekspedita e disa viteve mëparë. Pas një gjysmë ore arritëm në një pikë pak më të lartë ku ballkoni natyror shpaloste një pamje të mrekullueshme drejt Kosiqit, Bojkut, Millës, majës së Lipojës, Kalimanit. Ngjitemi edhe pak dhe arrijmë në një pozicion strategjik që kush e di se çfarë ushtrie e kishte shfrytëzuar. Duke ecur në drejtim të perëndimit era e ftohtë na rrihte dhe lodhja e ngjitjes bënte që të djersitemi andaj në shtroherën e parë duhej të lirohemi pak nga rrobat.

Tanimë kishim kapë pikën më perëndimore të faqes së malit andaj fillonte ngjitja drejt majës. Poshtë shiheshin fushat e Zenelajve, rruga gjarpërore dhe pejsazhi mahnitës bënte që lodhejn mos ta ndienim shumë. Duke mos dashtë që të rrezikojmë me gurët e rënë nga erozioni bënim ndalesa të shpeshta deri sa pushtuam edhe metrat e fundit të malit. Kur arritëm lartë nuk u befasuam shumë sepse e dinim se koha kishte bërë të veten dhe se gjurmët duheshin kërkuar sepse ato ishin në zhdukje e sipër. Në ballkonin e parë në të djathtë, prej nga si në pëllëmbë të dorës, kishim pamjen e gjithë rajonit që nga Kepi i Rodonit e deri në Ulqin, që nga maja e Lipojës e deri te Maja i Tomorrit. Edhe këtu bëmë setin e fotografive, pasoi ndrrimi i rrobave dhe vendosëm që të freskohemi dhe të këndellemi nga ngjitja e lodhshme e cila zgjati afro dy orë.

Ishim mu në vendin ku ndërthureshin mitologjia dhe historia, paganizmi dhe monotezimi, iliria e mesjeta, e vërteta dhe iluzioni. Pasi që ishim mu në maje të malit të Sumës dhe edhe pse moti ishte shumë i mirë dronin nuk kishim mundësi ta ngritnim sepse nuk lejonte era që fryente. Në vendin ku ishim duke pushuar Antoni na tegon për gurin e madhë disa tonësh (megalitin) të cilin dikush, dikurë e ka ngritur në pozicion vertikal (menhir) kush e di se për çfarë arsyeje. Hamendësojmë: megalit kulti nga koha e paganizmit për qëllime magjie ose ka mundësi që të jetë ndonjë pikë vrojtuese astronomike. Toni i bën matjet 2,10 m i lartë, 1,42 m i gjërë dhe 1,1 m maja. Arkeologu shpjegon pozicionin e tij si dhe tregon bazamentit të tij të përforcur me megalite shoqëruese. Para se të ngjiteshim me Samiun gjithmonë thonim se po ngjitemi në Piramiden ilire të Ulqinit por që do të gjenim Stonhexhsin e Sumës as në mend nuk na kishte shkuar. Nësë vërtetohet se me të vërtetë ka të bëjë me kultin e megaliteve menhir e që është karakteristikë e dokeve nga koha pagane atëherë doemos i takon kultit të adhurimit të diellit nga ilirët e këtyre anëve. Për këtë monoliti, miku tjetër Memli Kurti, tregon se po të vështrohet nga perspektiva e zogut vërejmë se është i vendosur mu në qendër të Malit të Sumës andaj ky fakt përforcon teorinë se ky menhir mund të ketë qenë edhe një opservator i cili shërbente për të përcaktuar me saktësi pozicionin e hënës dhe diellit. Me kontrollin e terrenit nuk mundëm të identifikojmë ndonjë rreth gurësh përqark monolitit por duke ditë se edhe në mesjetë observatorët e tillë kanë qenë shumë të përhapur atëherë lehtë na shtyejn që të mendojmë në këtë drejtim.

Samiu vendosi të pushojë ende pranë monolitit kurse unë e Toni vazhduam në drejtim të lindjes në kërkim të mureve rrethuese sepse ai si arkeolog dëshironte t’i shihtemë përsëafërmi. Nga ana veriore e faqës së malit drejt humnerës vërenim erozionin e madh që kishte ndodhur dhe muret kishin mbrrit në fushat pjellore shkurret bënin të pamundur një qasje më të përafërt deri sa në një moment u shfaq muri me blloqe të mëdha guri. Toni tashmë i entuziazmuar vërteton artikullin e tij të para disa viteve se është murë ilir. Hapmetrin, bën matjet e duhura dhe mbanë shenimet. Ulemi poshtë murit, ngjitemi lartë.Poshtë gremina. Ja edhe disa copa qeramike. Jo shumë të mëdha por për nga ngjyra arkeologu konstaton periudhën ilire.Unë vërej një fund amfore dhe kjo përforcon teorinë e Antonit. Kënaqësia s’ka fund por vazhdojmë më në lindje dhe gjejmë murin e fundit rrethues. Edhe ky ilir, madje edhe me qoshe. Ky murë ishte më i ruajtur bëjmë matjet e radhës dhe në mënyrë triumfuese fotografohemi duke prekur murin ilir të kësaj fortifikate e cila kontrollonte të gjithë bregdetin që nga Kepi i Rodonit e deri në Ulqin. Ulem edhe 4-5m dhe poshtë shihen shtëpitë e fshatit Brajshë.

Vendosim të kthehemi te megaliti aty ku na pritte Samiu dhe duke pasë kujdes që mos të biem në ndonjë humnerë duke gjarpëruar nëpër shkurret me therra të mprehta gjejmë dy shpella dhe një saranxhë uji. Gjurmë të objekteve nuk mund të vërejmë por në një çast para nesh shfaqet një murë me trashësi 1,2m e që arkeologu ynë e identifikon si murë mesjetar. Shpjegon se kjo është një fortifikatë strategjike tipike ushtarake dhe ky murë paraqet fazën e dytë të fortifikatës, atë mesjetare.

Misteret që lidhen me malin e Sumës janë të shumta. P.sh., lufta e Gjon Vladimirit me ushtrinë bullgare të Samuilit në vitin 995 sipas Analeve të popit të Duklësështë zhvilluar rrëzë malitOblikë ku ai edhe mposhtet dhe dërgohet si rob lufte në Prespë, por duke analizuar konfiguracionine terrenit të shtyn që të mendosh se kjo betejë do të jetë zhvilluar diku tjetër e pse jo rrëzë fortifikatës së Sumës. Kësaj hipoteze përshtati i shkon afërsia e rrugëssë vjetër që ulej prej Kraje e delte drejt e në fortifikatën e Sumës, pastaj në relacionet e kohës thuhet se Gjon Vladimiri u zu rob afër kalasë së Tivarit e Oblika (nuk është gjetur ende kalaja) është më afër Shkodrës se sa Tivarit kurse Suma është e kundërta dhe gjendet mu në mes të rrugëssë vjetër që lidhte Shkodrën dhe Tivarin. Duke shkruar këto rreshta më kujtohet miku im Sejdo Ismaili ku gjatë vizitës që i bëmë fshatit Bojk e që është mu përballë Sumës më pat thënë se Bojku është në mes të rrugës që çon nga Tivari në Shkodër. Pra, edhe fortifikata e Sumës gjendet mu në mes të kësaj rruge dhe shumë afër Manastirit të Shën Mërisë në Krajë, madje edhe mali përballë në drejtim të Krajës quhet Qafa e Shimris (916m). Pastaj një prej mrekulliveqë i shkruhet Gjon Vladimirit është se rrëzë malit kishte pasë shumë gjarpërinjë helmues të cilët kafshonin ushtarët kështu që ai i bën një lutje Zotit dhe duke derdhur lotë bën që kafshimet e gjarpërit të mos jenë fatale për ushtarët e tij si dhe në popull ende sot bisedohet se edhe sot nuk ndodhë të ketë vdek ndonjë fshatarë nga kjo anë nga kafshimi i gjarprit. Pra, besohet se lutja e Vladimirit ende ka efekt. Gjatë hulumtimeve që bëmë lartë në malin e Sumës apo më mirë të themi fortifikatën e Sumës unë nuk kam mundur të identifikoj konstruksione banesore të tipit faltore apo të ngjashme. Ka mundësi që koha dhe erozioni të ketë vepruar me shekuj por toponimia përreth malit të Sumës na jep të dhëna tjera si: Kroni Ablik (përngjan shumë me toponimmin Oblik vër.autori), Kroni Aval, Llaç Prifti (burim uji), Te kisha (Kosiq), Kishat e Cekajve (rrëzë malit mbi lagjen Cekaj), Kisha e Çotajve, Lugu i kishës (në male të Brajshes ana jugore)etj.

Mendimin tim se në majen e Sumes nuk ka pasë kishë i shkon edhe konkludimi i studiuesit malazez Pavle Mijoviq i cili thotë se sipas gjetjeve nga terreni ka mbrrit në konkludim se nga qytetet gërmadha antike,para dyndjeve sllave në Prevalis, ndodhë një urbanizim i ri me zhvendosjen e faltoreve në fusha dhe vende të hapura e që këtu në trevën tonë kemi rastin e kishës në Shën Shirgj (1290), pastaj ajo e Shën Mërisë në Krajë (980), Abacinë e Rotecit (1247) , Trikonka e Tivarit etj. Të gjitha këto kisha janë të rindërtuara mbi themelet e kishave më të vjetra që datojnë nga fillimi i shekullit VI e më heret.

Të humbur në kohë erdhi edhe momenti kur duhej të kthehemi mbrapsht dhe tani fillonte sfida e zbritjes nga mali. Mendoj se që të tre u sollëm shumë mirë me malin andaj edhe ai do të na ndihmojë në zbritje të cilën e kaluam shumë shpejt dhe më lehtë seç e kishim pritur. Kroi i Sumës na priti me ujin e tij të bollshëm dhe shumë cilësor si dhe toponimet e nënës Naxhije e cila na i tregoipër vendilindjen e saj Suma si psh ballkoni nga ku ishte pamja më e mirë ajo e quante Rrahi,pastaj përmend Rruga e veres, Gryka e vogël dhe Gryka e madhe, Krishat, Kroni Aval (kah Tahirt), Kroni Kelç (kah Brajsha), Fushtrak¸ Nën lukthe, Krylyç (zabel), Çel, Kroni Puçilash, Pushtraku, Mas shkami, Lugu i kishes.

Dua të bëj disa lojë me fjalë dhe shpjegime që mendoj se e meritojnë:

Kroni Kelç – supozoj (kelch gjermanisht = kupë), ose nese luajmë me fjalë Kelç=Kelt

Kroni Aval supozojmë disa shpjegime.

  1. Për habinë time Aval në gjuhën frënge d.m.th. në rrjedhën e poshtme.
  2. Aval mund të jetë derivat i fjalës Avar. Ka mundësi që ky krua të jetë në funksion që nga koha e depërtimit të avarëve.

Tani më veç ishim në veturë dhe ishim nisur drejt Ulqinit. Secili prej nesh kishte përmbush pritshmëritë e veta për Malin e Sumës ndaj edhe përshtypjet i ndamë menjëherë me shokët dhe miqtë të cilët edhe na kishin kontaktuar më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Komuna: NË DITËT NË VIJIM NISË ZBUKURIMI I QYTETIT
Komuna: NË DITËT NË VIJIM NISË ZBUKURIMI I QYTETIT

Në fillim të javës së ardhshme do të fillojë zbukurimi tradicional i Ulqinit në prag të festave të Vitit të Ri dhe të Krishtlindjeve. Siç mësojmë, qyteti do të dekorohet shumë më larmishëm se në vitet

Emërimet – diplomacia: BERNARD ÇOBAJ DO TË JETË I NGARKUARI ME PUNË I MALIT TË ZI NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
Emërimet – diplomacia: BERNARD ÇOBAJ DO TË JETË I NGARKUARI ME PUNË I MALIT TË ZI NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Bernard Çobaj, së shpejti do të emërohet i ngarkuar me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Prishtinë, mëson Portali Ul-info. Mali i Zi dhe Republika e Kosovës

Sweet December – Ulqini 2022/23: BAZARI I VITIT TË RI, YJET E MUZIKËS DHE SHUMË AKTIVITETE TË BUKURA
Sweet December – Ulqini 2022/23: BAZARI I VITIT TË RI, YJET E MUZIKËS DHE SHUMË AKTIVITETE TË BUKURA

  Nëse dëshironi që dhjetorin dhe festat e fundvitit ti kaloni në bregdet, Ulqini është zgjedhja juaj e duhur sepse kete vit Ulqini do të shëndrrohet në një destinacion feste, festat e fundvitit do

Akademia e shkencave e Shqipërisë dhe Art Club: 50-vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit
Akademia e shkencave e Shqipërisë dhe Art Club: 50-vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë do të organizojnë veprimtarinë shkencore dhe jubilare “NJË KOMB – NJË GJUHË LETRARE”, me rastin e

Komuna: NËNSHKRUHET KONTRATA PËR RIKONSTRUKSIONIN – ASFALTIMIN E BULEVARDIT TEUTA DHE RRUGËS “28 DHJETORI”
Komuna: NËNSHKRUHET KONTRATA PËR RIKONSTRUKSIONIN – ASFALTIMIN E BULEVARDIT TEUTA DHE RRUGËS “28 DHJETORI”

Komuna e Ulqinit dhe SH.P.K. Putevi Bar, si ofertues me ofertën më të volitshme, kanë lidhur Kontratën për Rindërtimin – Asfaltim të Bulevardit Teuta dhe Rrugës “28 Dhjetori”. Vlera e kontratës së nënshkruar