(H.Ulqinaku dhe G. Karamanaga, “Shkolla shqipe në Ulqin” (Historiku dhe veteranët), BKSHMZ, Ulqin 2022)
Zhvillimi i shoqëris njerëzore dhe kalimi nga mënyra primitive e jetës në nivel pak më të lartë ka bërë që shoqëria njerëzore të ketë nevojë për njerëz të ditur. Këta njerëz të ditur, secili në lëminë e vet edhe pse të suksesshëm në fillim dijen e vet e kanë shpërndarëpërmes fjalës, pra gojarisht, gjë që me kalimin e kohës nuk ka qenë e mjaftueshme. Dijmë se shkrimet e para na paraqiten diku 3100 vjet p.e.re, kurse në Kinë afro 2000 vjet p.e.re kanë ekzistuar t’i quajmë ashtu “shkolla të kohës”.
Në periudhën e krijimit të “Iliadës” dhe “Odiseut” shek. VIII-VII p.e.re., popullsia e atëhershme e Greqisë antike ka patur mundësi arsimi por, ekskluzivisht vetëm popullsia e lirë, jo sklevërit. Filozofi i madh Sokrati, nëpër shetitore, të interesuarve u mbante ligjërata. Më vonë Aristoteli e Platoni diku në shek. IV p.e.re, themelojnë shkollën e parë në Athinë. Gjithashtu, nga historia dimë se Leka i Madh mësues kishte Aristotelin.
Zbulimi i letrës pas shek. Ibën revolucion.Kështubëhet e mundur që më lehtë të përcillet dituria përmes shkrimit në letër. Por edhe tani sikurse në fillim ekskluzivitet në të nxënit e shkrim-leximit kishin shtresa e pasur dhe normalisht ata të cilët iu përkushtuan fesë. Kësisoji në kuadër të institucioneve fetare lindin edhe shkollat.
Kur flasim për Gadishullin ilirik atëher duhet përmendur të ashtuquajturat “institucione arsimore” të Apollonisë, Butrintit, Durrësit etj. Apollonia ishte e njohur me shkollën filozofike ku studentët mësonin oratorinë, filozofinë, letërsinë dhe gjuhën. Lidhur me Apolloninë vlen të cekim dy fakte: Straboni në veprën e tij Geographica e cilëson “qytet me ligje të mira” (Polis eunomotate) dhe Ciceroni kur e kishte vizituar këtë qytet në vitin 58 e.re., në veprën e tij Philipicae e kishte cilësuar Apolloninë “qytet i madh hijerëndë” (Magna urbs et gravis). Pra në Iliri kanë funksionuar institucione arsimore ku fëmijët e shtresës së pasur të ilirëve janë shkolluar dhe arsimuar.
Po Ulqini, Colchini,Olcini, Ducigno-ja si qëndron në lëmin e arsimit? E dimë se ulqinakët kanë qenë dhe janë detarë të shkëlqyer, anijendërtues të zot, ullishtarë duarartë, sot mikpritës të veprimtarisë së turizmit. Të gjitha këto cilësi nuk janë të rastësishme por dëshmojnëpëhapje diturie brez pas brezi.
Në duar kemi një libër të veçantë, me titull “Shkolla shqipe në Ulqin” të autorëve Hajro Ulqinaku dhe Gani Karamanaga. Në shikim të parë libër modest, por kur fillon shfletimin bombardohesh me të dhëna dhe fakte të rralla dhe shumë interesante. Libri është i konceptuar në një mënyrë interesante duke përcjell studime e artikuj lidhur me arsimin shqip të Ulqinit të disa autorëve, si:Gani Karmanaga, Ymer Avdiu, Ruzhdi Ushaku, Nail Draga, Faik Luli, Palokë Berisha, Hajro Ulqinaku, Gjekë Gjonaj, Ismet Karmanaga dhe Gazmend Çitaku.
Secili në mënyrë të vet duke trajtuar çështje të ndryshme pasuruan librin dhe e bënë që ky libër të jetë një udhërrëfyes për përpilimin e një monografie për arsimin apo të ngjashme.
A e keni ditur se shkolla e parë shqipe ka mundësi se është hapur në Ulqin, në vitin 1258?! Këtë të dhënë e mësojmë në këtë libër në faqe 11 përmes autorit Ymer Avdiu.
Nga Ruzhdi Ushaku mësojmë se shkolla e parë, pas aneksimit, hapet më 8 nëntor 1882 dhe ajo ka qenë e vendosur në shtëpinë e ulqinakes File Pashabegu nën Kala (fq.13).
Mësuesit e parë të gjuhës shqipe erdhën nga Zara. Në kohën e Austro-hungarisë (1914-1918).Arbreshët e Zarës u gjenden para faktit “O ushtarë në front, o mësues në shkollat shqipe në Mal të Zi”. Kështu intelektualët arbresh si: Kristo Peroviqi, Josip Rela, Zef Duka, Nikollë Peroviqi, Stjepan Moroviqi, Mirash e Vladimir Kërstiqi, Eleonora Moroviqi erdhën dhe mësuan jo vetëm nxënësit ulqinakë por edhe ata të vendeve tjera ku ka shqiptar në Mal të Zi. (N.Draga, fq.25).
Monumentale është fotografia e shkollës “Skënderbeu” (fq.32) që funksionoi me këtë emër gjatë periudhës 1941-1945 dhe që nxënës të kësaj shkolle ishin ulqinakët Bahri Brisku, Mefit Hoxha, Ilmi Cungu, Shefki Karamanaga, Ali Peshku (fq. 6) etj. Më duhet të them se autori i këtyre rreshtave i ka njohur të gjithë të lartëpërmendurit kurse Mefit Hoxhës i dëshirojmë jetë të gjatë dhe plot shëndet sepse ende është mes nesh. Drejtor i kësaj shkolle ishte Jahja Domnori nga Shkodra e që përveç shkollës në Ulqin ai administronte edhe shkollat në Shtoj, Darzë, Pistull, Salç, Peçuricë, Goranë, Kosiq, Katërkollë dhe Sukubinë (fq.33).
Në vitin 1941/42, në nënprefekturën e Ulqinit së bashku me Krajën dhe Tuzin gjithsejt numërojmë 1809 nxënës nga 51 fshatra dhe me ta punonin 30 mësues.
Prof.dr. Palokë Berisha na sjell 22 biografi të shkurtra të mësuesve.Po numërojmë vetëm disa prej tyre: Muhamet Zejnelaga, Paulinë Pepgjoni, Sadie Alibegu, Hajrudin Pufja, Pjetër Mirdita, Bajram Rexha, Xhemal Milla, Jonuz Divani etj.
Dhe vazhdojnë portretet e mësuesve nga Hajro Ulqinaku i cili na përafron: Antonija Rogin Markoviqin, Qouthere Llunjin, Dilavere Alibegu Venhari, Naxhije Alibegu Buçinca, Ruzhdi Alibegu, Hinda Alibegu Bicaj, Vatë Martini Elezaj, Faik Avdiu, Shyqyri Mollabeqiri, Limone Llunji Tarani dhe Shefqet Peku.
Mësuesja ndër të parat në Ulqin, Qouthere Llunji, na tregon për kushtet e vështira të punës.Tregon për klasë me nga 50-60 nxënës ku të shumtën e herave mësimi zhvillohej pa libra e pa mjete konkretizimi madje nganjëherë edhe pa fletore. Por, falë sakrificës, angazhimit dhe vullnetit të mirë gjithmonë i është arrit qëllimit dhe është krenare për gjeneratat që ka nxjerrë.
Lexojmë edhe kujtimet e Naxhije Alibegut: – Në fillim të vitit shkollor 1949/50, një grup i madh i nxënësve nga Ulqini dhe Ana e Malit: Ruzhdi dhe Naxhije Alibegu, Hilmi Cungu, Ismet Lamoja, Hasan Gorana, Bahri Brisku, Kabil Veliaga dhe të Anës së Malit: Fadil Taipi, Xhevdet e Sabri Hollaj etj. e morën “rrugën për kurbet”, u nisën për Kosovë, për t’u shkolluar, për t’u bërë mësues në Shkollën Normale, në Gjakovë e cila sa ishte hapur…dhe vazhdon Në mënyrë të organizuar, kemi hipur në një kamion dhe, nëpër Çakorr, kemi shkuar në Gjakovë. Rrugë e vështirë, e gjatë, me shumë mundime, rrugë e cila nuk mbaronte, por të rinj ishim, e kemi përballuar. (fq.104)
Më duhet t’ia përafroj lexuesve se në atë kohë, flasim për vitet e pesëdhjeta të shkullit të kaluar, si shkonin këta të rinjë – mësues të ardhëshëm deri në shkollën e tyre në Kosovë kur prindrit e tyre as që kishin dëgjuar për këtë vend. Udhëtohej nga dy-tri ditë e netë duke përdorë pothuaj të gjitha llojet e mjeteve të transportit përveç aeroplanit. Niseshin me anije nga Ulqini për në Raguzë (Dubrovnik) dhe vazhdonin Mostar – Sarajevë – Uzhicë – Çaçak – Kralevë – Mitrovicë – Fushë-Kosovë – Prishtinë – Normale.
VËREJTJE: Kurrkush nuk ka pasur bursa. Të gjithë janë shkolluar me shpenzimet e prindërve, sado që ka pasur varfëri…
Vazhdojnë protretet e dy eruditëvë të vëtetë të Ulqinit Ruzhdi Alibegut dhe Vatë Martinit Elezaj.Mësues Vata kështu e kanë thirrë të gjithë.
Faik Avdiu si pionier i arsimit të Anës së Malit tregon për shkollën në Bukmirë ku frekuentonin fëmijët e fshatrave Amull, Fraskanjel, Shtodër dhe Lisën kurse më i gëzuari ka qenë me rastin e hapjes së shkollës në Amull ku për herë të parë në klasë të parë regjistrohen 20 nxënës djem e vajza.
Pasojnë portretet e mësusesit dhe pilotit Shyqyri Mollabeqiri, Limone Llunjit dhe Shefqet Pekut.
Është interesante të përmendet se çdonjëri prej mësuesve të rinjë me vite të tëra së pari është dashur të shërbejnë nëpër fshatrat më të largta të Ulqinit madje edhe në Krajë dhe në fund shumica prej tyre as që iu është ofruar mundësia që të japin mësime në shkollat e Ulqinit. Me një fjalë disi kanë qenë të internuar.
Portrete të mësimdhënësve na sjellin edhe Gjekë Gjonaj dhe Ismet e Gani Karamanaga të cilët e zgjerojnë rrethin me portrete të intelektualëve të cilët nuk ishin përmendur më parë si: Paulina Pepgjoni, Hilmi Cungu, Ruzhdi Ushaku, Izet Lula, Ismet Lamoja, Qamil Kurti, Shefko Karamanaga etj.
Nga kujtimet e mësues Shefki Karamanagës mësojmë se në vitin 1956 mbyllen të gjitha shkollat në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Rezistencë bëjnë shkolla në Shtoj me Vatë Elezaj dhe ajo në Katërkollë me Jonuz Divanin. Në vitin 1962 hapen sërisht shkollat shqipe.
Se ulqinakët kanë qenë dhe janë patriotë të vërtetë dëshmojnë edhe shkrimet lidhur me demonstratat e viti 1969 që u zhvilluan si rezultat i pakënaqësisë së grumbulluar lidhur me persekutimin e inteletualëve shqiptarë, mohimin e arsimit në gjuhën amtare dhe çështjene flamurit kombëtar. Në biseden e zhvilluar me Bahri Briskun vijmë deri te këto të dhëna interesante lidhur me organizimin e demonstratave: …mbledhja e parë e organizuar u mbajtmë 23 maj 1969, në pemishten e tij (Bahri Briskut) në Kodra, në periferi të Ulqinit. Grupi organizativ përbëhej prej: Bahri Brisku, Elez Nikeziqi, Bajram Sela, Hasan Bojku, Selatin Bajraktari, Ruzhdi Alibegu, Qemal Dervishi, Avdyl Murati, Caf Shkodrani, Esat Hoxha, Lekë Vukmarkoviq, Naxhije Alibegu, Medete Brisku, Nikë Marnika, Ali Murati. Këtij grupi në organizim dhe realizim i bashkangjiten edhe shumë ulqinakë tjerë që në ditën e demonstrative më 3 qershor numri i demonstruesve arrinnë 1000, që nuk është numër i vogël për një qytet të tillë.
Plotësisht pajtohem me recensentin Gjekë Gjonaj kur thotë: “populli ynë liridashës dhe arsimdashës, edhe në kushte shumë të rënda pune, kurrë nuk ka hequr dorë nga e drejta e shkollimit. Ai ka luftuar përherë në hapjen e shkollave në gjuhën amtare shqipe. Andaj, rrugëtimi i shkollës shqipe i shtenjë rrugëtimi gjatë, i dhimbshëm dhe me pasoja të rënda e tragjike. Megjithatë shqiptarët e kuptuan se arsimi është drita e jetës së tyre. Se, pa arsim, s’kanë as ecje përpara. Se arsimi është vet shpirti i tyre. Se vetëm ai popull që e ka arsimin e zhvilluar është popull i civilizuar dhe përparimtar”.
Andaj boshti i ngritjes së mësuesve të pare shqiptar nga Ulqini është vendlindja e tyre, Ulqini, ndërsa ideali dhe interesat e tyre lidhen natyrshëm me kombin, për të cilin shkrinë gjithë jetën e tyre.









