(Fjala e mbajtur më rastin e përurimit të librit “Tinguj shprese” të nxënëses Edina Bajri, Ulqin më 14.04.2025)
Leximi ashtu sikurse edhe shkrimi nuk janë veçori me të cilat lind njeriu por janë shprehi që duhet krijuar.
Për një kohë të gjatë është menduar se letërsia për fëmijë dhe të rinjë është vetëm ajo që përfshinte tregimet fantastike, përrallat, poezinë etj. Ka shkrimtarë, madje prej tyre edhe të famshëm botëror, të cilët kur kanë shkruar nuk kanë menduar se janë duke shkruar për fëmijë por që ja ato janë bërë vepra kapitale të letërsisë për fëmijë dhe të rinjë.
Të ju them të drejtën edhe unë personalisht kur kam shkruar librin tim “Tregime të çuditshme nga Ulqini”, nuk kam menduar që jam duke bërë libër për fëmijë dhe të rinjë. Por, ja që fati deshi që disa tregime nga ky libër të futen në antologji të letërsisë për fëmijë dhe padyshim se mua më sjell kënaqësi të veçantë dhe privilegj.
Fëmijët për nga natyra janë qënie optimiste, por edhe ata deri në një masë të konsiderueshme sepse kjo mvaret nga jeta dhe situata në të cilën jetojnë.
Sot, Edina Bajri ka guxuar, madje edhe nxit bashkëmoshatarët që të ndjekin ëndrrat e veta:
Guxo të luftosh për ëndrrat e tua,
Pa e ditur udhën që të pret.
Kur bota të duket e errët dhe pa fund,
Në çdo moment të vështirë gjej forcen që gjëndet thellë në shpirtin tënd. (GUXO
Fq.6)
Për fëmijët nuk ka rëndësi nëse letërsia është e krijuar nga fëmijët apo prej të tjerëve për fëmijët.Për ta,nuk ka rëndësi nëse është letërsi apo jo, por ka shumë rëndësi nëse ajo flet me një gjuhë të pranueshme për ta dhe në nivel të knaqshëm artistik. Fantazia fluturon shumë larg madje arrin edhe te hëna e që hëna shpesh bëhet edhe mike dhe shoqja më e mirë.
Edina gjithashtu e ka hënën shoqe madje edhe mikeshë të afërt:
Flas me hënën, sepse e ndjej si një mikeshë të afërt,
Në heshtjen e natës ndajmë gjëra të pathëna bashkë,
Sikur më kupton e më qetëson shpesh herë më duket,
Nje mike e dashur që flet me mua pa thënë asnjë fjalë. (FLAS ME HËNËN…Fq.23)
Dua të jap një mendim timin personal e që ndoshta pak do të tingëllojë vrazhdtë: Kushdo që leximin nuk e ka filluar që nga literatura për fëmijë dhe të ngritet shkallë-shkallë deri në letërsinë e bukur, klasike e moderne mendoj se ka mangësi në identifikimin e tij si lexues i mirë që di çka do dhe çka kërkon nga libri.
Fëmijërija është shumë e thjeshtë e njëkohësisht edhe e komplikuar. Loja, shkolla, mësimi, obligimet ndaj familjes e shoqërisë nuk janë aqë të thjeshta për menaxhim ditor të fëmijës. Ju fluturoni poshtë lartë sikurse skifteri që mbretëron ajrin dhe e dini se shpesh gaboni por shpresat gjithmonë i keni te prindërit që ju mbështesin dhe ju udhëzojnë.
Fluturo në ato pjesë që shpendët s’munden të arrijnë,
Lartë e poshtë, për të gjithë s’mund të jesh i mirë,
Mbreti është ai që mbretëron,
Por jo të gjithë e duan dhe e lavdërojnë.(MOS NDRYSHO Fq. 8)
Një familje është ajo që të ngre të fluturosh,
Familja është dashuri që asnjëherë s’ndalet, (FAMILJA fq.24)
Shoqata amerikane e padiatrisë, inkurajon dhe këshillon prindërit e ri që fëmijëve t’u lexojnë dhe t’u flasin që në ditët e para të jetës.
Ky fakt i shkon përshtati teorisë se fëmija ka nxënë fjalë shumë më parë para se ka filluar të flasë. Andaj edhe është shumë thelbësore që prindi gjatë bisedës me fëmijët t’u japë atyre sa më shumë përshkrime nga më të ndryshmet. Duke lexuar këto krijime përveç tjerave më preku poezia për prindërit e veçanërisht ajo për babanë:
BABAIT, Fq.37
Babi im ti je magjia e ditëve të mia,
Në duart e tua, gjej paqe, pa frikë,
Me sy që shohin më larg se drita,
Ato sy që më dhurojnë siguri.
Me fjalë të thjeshta, më bën të rritem,
Në çdo hap prania yte më fal veç gëzim,
Kur bota është e errët, ti je ylli,
Me zemrën tënde, ndriçohem edhe unë.
Kur jeta s’është e lehtë, ti je aty,
Me buzëqeshjen që shuan çdo dhimbje, me fjalët që më ngushëllon
Babi im, një hero i heshtur,
Një shok i pandarë, që gjithmonë më lartëson.
Kur ndonjë gjë më mungon, je aty, gjithë botën ma dhuron,
Kur qesh, je aty, për të ndarë gëzimin,
Ti je burim i pafund dashurie,
Me ty nuk njoh moment vështirësie.
Por edhe vargjet për nënën janë shumë të thella e të ndiera:
Në zemrën tënde, nëna lind dashuri,
Një dritë që ndriçon ditët e mia,
Në duar të tua gjej paqe dhe ngrohtësi,
Aty gjej vet lumturinë. (NËNA, Fq.42)
Një këshillë e vogël nga unë: “Tani që i ke hedh hapat e parë të krijimtarisë përmes këtij botimi ku gjetëm ndjenjat, mendimet, dëshirat dhe synimet tuaja – duhet t’i përkushtohesh më shumë leximit të librit. Përveç lektyrave shkollore të cilat janë të detyrueshme, në kohë të lirë duhesh të zgjedhësh sa më shumë romane e novela të autorëve shqiptarë. Si nga autorë vendas, mendoj shqiptarë nga Mali i Zi ashtu madje edhe më shumë nga autorë e shkrimtarë nga Kosova e Shqipëria. Unë të këshilloj sa më shumë libra të autorëve shqiptarë e mes tyre gjithmonë edhe ndonjë të huaj sepse leximipasuronimagjinatëndhefjalorin, forconpërqendrimindheintelektin, hap horizontetdhezgjeronnjohuritë, kanjëefekttëfavorshëmnëzhvilliminpsikologjikdheemocional. Leximi është i rëndësishëm sepse do mësosh se si të tjerët shprehen dhe se si e ndërtojnë rrëfimin, si e artikulojnë mendimin dhe si komunikojnë me publikun.”
Urime e suksese në jetë!
Biografia
Edina Bajri ka lindur me 09.08.2012 në Ulqin. Është nxënëse e klasës së shtatë në shkollën fillore Marshall Tito në Ulqin. Ajo është e shkelqyer në mësime dhe pothuajse çdo lënd e don dhe e mëson me dëshirë. Por përveç mësimëve Edina kohën e lire ja kushton letërsisë me të cilën ndihet mire dhe me plotë dëshirë ajo me pendën e saj të artë shkruan prozë dhe poezi të cilat ja bëjnë më të plotësuarj etën.
Nga dëshira e mirë Edina botoi përmbledhjen e saj të parë me prozë e poezi – “Tinguj shprese”, përmbledhje kjo e cila tregon se në çdo hap që hedhim jeta hap udhë të reja e shpresa jeton kudo.