Gazmend Çitaku: ULQINI DHE ULQINAKËT NË BETEJËN E LEPANTIT

Me rastin e 450 vjetorit

Gjatë historisë kanë ndodhë shumë beteja detare. Më të mëdhatë që kanë ndikuar në ndryshimin e rrjedhës së historisë janë: Beteja e Salamis 420 p.e.re, Pushtimi mongol i Japanit 1274, Beteja e Lepantit 1571, Beteja Trafalgar 1805,Beteja Midway 1942. Ajo që do të trajtohet kësaj radhe është Beteja e Lepantit pasiqë është viti 2021 edhe shënon 450 vjetorin e kësaj beteje.

Beteja detare e Lepantit u zhvillua më 7 tetor 1571 në Gjirin e Lepantit ndërmejt dy koalicioneve të mëdha detare. Në njërën anë gjendej flota e Perandorisë Osmane e cila ishte në ekspansion dhe vinte në këtë bëtejë pas shumë fitoreve dhe pushtimeve që kishte bërë në Mesdhe e veçanërisht e motivuar nga pushtimi i Qipros. Kurse në anën tjetër tri superfuqitë detare të Mesdheut: Venediku, Spanja dhe Papati që formuan koalicionin Liga e Shenjtë, të cilës iu bashkëngjitën edhe shumë qytete-shtete të kohës.

Flota e Perandorisë Osmane përbëhej prej afro 300 mjetesh lundrimi të mëdha e të mesme dhe të gjitha këto ishin nën komandën e vezirit Pertey Pashës, kapudanpashës Mujezedin-zade Ali, bejlerbegut të Tripolit Xhafer Begut, bejlerbegut Uluç Alisë dhe mëse 15 sanxhakbejë tjerë.[G.Çitaku, Exclusive nr29,2002, fq.95] Po ashtu edhe flota e Ligës së Shenjtë përbehej prej pothuaj numërit identik të mjeteve ludruese por që venedikasit për herë të parë kishin përshtatur 6 galere gjigande me mjete zjarri që shkatërronin me projektilet e tyre në distancëprej 500m e që kjo u tregua shumë e qëlluar dhe ndryshoi kahjen e luftës. Komandën e përgjithëshme në anën e Ligës së Shenjtë e kishte Don Juani i Austrisë, gjysmë-vëllau i mbretit të Spanjës Filipit II, por që të tri blloqet kryesore kishin komandantët e vet. Anijet e Venedikut ishin nën udhëheqjen e Sebastiano Venierit, anijet e Spanjës nën komandën e Gian Andrea Doria kurse anijet e Papatit kapidan kishin Markantonio Colonna.[N.Malcolm, Agjentë perandorakë, 2016, fq.165]Para se të grumbulloheshin që të dy flotat ndërmorrën fushata të ndryshme ushtarake në mënyrë që të plotësohen sa më shumë si me fuqi njerëzore ashtu edhe lundruese.

Liga e Shenjtë nuk obligon Dubrovnikun që të marrë pjesë në këtë Betejë, por mbush radhët e veta me ushtarë nga Dalmacia e këtu duhet përmendur edhe bokelë nga Perasti e Kotorri që atëherë ishin pjesë e Albania Veneta. [N. Malcolm, Agjentë perandorakë, 2016, fq.165] Në këtë betejë nga Gjiri i Kotorrit marrin pjesë afro 200 bokelë [http://www.bokeljskamornarica.com/Zanimljivosti%20BM.htm] të rreshtuar pranë forcave të Venedikut. Gjithashtu merr pjesë edhe galerae quajtur “San Tripone di Cattaro” [A. Sbutega, Historija pomorstva Crne Gore,2018, fq. 136] nën komandën e Jeronim Bizantit. [S. Dabinović, Bokelji u Bitci na Lepantu, Muzeu i Kotorit, 2021]

Sipas historianëve të kohës, beteja detare u zhvillua për rreth 4-5 orë dhe kishte filluar aty nga ora 13. Në të dy anët marrin pjesë një numër shumë i madhë i luftëtarëve, detarëve dhe robërve prej të cilëve mbi 20.000 ushtarë dhe detarë osman mbyten, mbi 220 anije shkatërrohen kurse në anën e Ligës mbyten mbi 8.000 ushtarë e detarë dhe shkatërrohen një numër i konsiderueshëm i anijeve luftarake. [J.von Hammer, Historija Turskog-Osmanskog Carstva, 1979, vëll. II, fq.40]

Një ndër ata që kanë humbur lirinë në Betejën e Lepantit e i cili më vonë bëhet shumë i famshëm është edhe shkrimtari i madh spanjoll Servantesi. Ate në këtë betejë e robëron Uluç Aliu [M. de Cervantes Saavedra, Don Quixote de la Mancha, London, 1853, fq. 192] i cili pasi që shkatërron krahun e majtë të flotës së Ligës merr anijet dhe njerëzit e zënë rob dhe ikën nga fushëbeteja dhe kthehet së pari në Ulqin dhe pasi që aty riparon flotën e vet kthehet në fund të muajit dhjetor në Stamboll si i vetmi fitues i kësaj beteje. Nuk duhet harruar se Servantesi në këtë betejë humbet krahun dhe si i tillë me një gjymtyrë vuan një lloj gjysmë-robërimi në Ulqin. Nga kjo lehtë edhe mund të ketë ndodhë që inspirimin për Don Kishotin ta ketë marrë gjatë kohës së robërimit në Ulqin.

Kush janë ata ulqinakë që u dalluan në Betejëne Lepantit

Para se të fillojmë të flasim për Ulqinin, ulqinakët dhe lidhjen e tyre me këtë betejë së pari përmendim disa fakte. Perandoria Osmane pushton Shkodrën më 1468, Durrësin 1501 [N. Malcolm, po aty, fq.35], Herceg Novi e Risani bien nga viti 1482 deri më 1687 [Dr B. Kojić, Dr R. Barbalić, Ilustrovana povijest Jadranskog pomorstva, 1975, fq. 64], Sarajevën e themelojnë Osmanët më 1461 gjatë fushatës së pushtimit të Bosnjës nga viti 1450 [https://en.wikipedia.org/wiki/Sarajevo#Ottoman_era]. Pra, vijmë në përfundim se Ulqini dhe Tivari, mbesin nën Republikën Venedikut deri në vitin 1571 kurse të gjitha qytetet përrreth Ulqinit kishin më shumë se 100 vite që ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane.

Në fushatën për Betejën e Lepantit flota Osmane e cila ishte në ngritje e sipër, me anijet e veta përfundimisht pas 13 muajsh përpjekjesh pushtojnë Famagustën (1571). Në të njejtën kohë bie edhe Ulqini e Tivari por që këto dy vende asesi nuk mundtë merren nga toka. Kështu,pas disa tentimeve të pasuksesshme të Ahmet pashës së Shkodrës, që t’i pushtojnë nga toka, së pari Ulqini e pastaj edhe Tivari vendosin të hyjnë në biseda direkte me admiralin Pertey Pashën (pasi që ishte me origjinë shqiptare) dhe që me te të merren vesh për kushtet e dorëzimit.[N. Malcolm, po aty, fq.153]Në kuadër të flotës që udhëhiqte Pertey Pasha ishin edhe anijet që komandonte Uluç Aliu, një renegat kalabrez (arbëresh) të cilin ulqinakët e njihnin mirë, andaj edhe Ulqini e Tivari vendosin t’i dorëzohen mu Uluç Alisë dhe se me te ishin më të sigurt sepse negocionin me shqiptar.[G. Çitaku, Revista Ekskluzive nr.29, fq. 96-99]

Pas dorëzimit të Ulqinit e Tivarit anijet e Uluç Alisë vazhdojnë drejtimin kah Budva e Korçulla kurse forcat ushtarake të Ahmet pashës i cili kishte origjinë ortodokse nga Herceg Novi nga inati fillon t’i ndëshkojë të gjithë ata qytetarë ulqinakë dhe tivaras që nuk e kishin lëshuar vendin e vet.[J. von Hammer, Historija Turskog-Osmanskog Carstva, 1979, vëll. II, fq.38]

Sipas raportit të Giovanni Battista Giustinian-it të vitit 1553, tri familje kryesore fisnike ulqinake ishin Bruni, Bruti dhe Pamaliotti.[N. Malcolm, po aty, fq.45]

Giovanni Bruni shqiptar nga Ulqini ishte arqipeshkëv i Tivarit nga viti 1551-1571 [N. Malcolm, po aty, fq.73]. Është në rreshtin e parë udhëheqëstë popullsisë për mbrojtjen e Tivarit, dhe duke ditë angazhimin e tij, osmanët me rastin e rënies së Tivarit e robërojnë dhe për ta poshtruar e vendosin në bankën e një anije osmane të rremojë si rob lufte së bashku me nipin e tij Nikolla i cili ishte stradiot i Ulqinit. Pasi që osmanët humbin luftën në vend se të gëzojë lirinë, Arqipeshkvin e Tivarit, ulqinakun Giovanni Bruni e vrasin ushtarët e Ligës së shenjtë me qëllim plaçke lufte edhe pse, sipas kronikave të kohës ai thirrte me gjithë zë se ishte i krishterë dhe arqipeshkv i Tivarit. [N. Malcolm, po aty, fq.174]

Gasparo Bruni shqiptar nga Ulqini, sipas të dhënave arkivore, është shqiptari i parë Kalorës Hospitalier i Urdhërit të Shën Gjonit të Jerusalimit [N. Malcolm, po aty, fq.92](templar) dhe nuk është e rastësishme që mu ai të emërohet kapiten i anijes flamurtare të Papatit e që Marc Antonio Colonna ishte komandanti gjeneral.[N. Malcolm, po aty, fq.163]

Antonio Bruti është shqiptar nga Ulqini, e që sipas të dhënave arkivore në vitin 1559 në një ceremoni të zhvilluar nga Doxhi i Republikës së Venedikut, Lorenzo Pruli, shpallet “Cavaliere” (kalorës) i Urdhërit të Shën Markut.[N. Malcolm, po aty, fq.70] Në Betejën e Lepantit ulqinaku Antonio Bruti hyn si kapiten i anijes flamurtare të bllokut të anijeve të Venedikut të cilat ishin në komandën e Sebastiano Venieri-t. [N. Malcolm, po aty, fq.73] Ai me vete në anijen flamurtare merr edhe dy djemt e vet Marko dhe Jakomo si dhe 10 harkëtarë shqiptarë.

Në Betejen e Lepantit marrin pjesë edhe ulqinakë tjerë me një galerë ulqinake e me komandant ulqinakun Antun Eudemontin.[M. Milošević, Boka Kotorske, Bar i Ulcinj od XV do XVII vijeka, 2008, fq. 70.]

Në pika të shkurtra përfaruam lexuesit me tre personazhe të jashtëzakonshme të kohës të cilët falë namit dhe angazhimit të dhënë dy prej tyre emërohen kapitenë të anijeve flamurtare të dy prej blloqeve më të fuqishme të koalicionit të Ligës së Shenjtë – Venedikut dhe Papatit e ata janë Antonio Bruti dhe Gasparo Bruni. Gjithashtu sollëm edhe fatin e keq të ulqinakut tjetër i cili ishte arqipeshkv i Tivarit për 20 vite, Giovanni Bruni. Fati i familjeve Bruni dhe Bruti të cilët kishin krushqi mes vete prej Ulqinit lidhet me qytetin e Koprit në Slloveninë e sotme ku familja Bruti dhuron pallatin e tyre në qendër të qytetit për Bibliotekë dhe sot është e njohur si Pallati Bruti. Kështu kontributi i ulqinakëve në këtë betejë ishte i konsiderueshëm kurse sot e gjithë ditën kujtohet patronimi Bruti në Kopër duke u bërë të pavdekshëm duke u shndërruar pallatin i tyre në bibliotekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuzhina tradicionale: ENCIKLOPEDI ME MBI 300 RECETA TË SHIJEVE TË ULQINIT

Nxënësit vizituan centralin me erë në Mozhur: MBOLLËN EDHE DISA PISHA

Zjarri përfshinë ordinancën private: SHKAKTON DËME TË MËDHA MATERIALE

Ulqin: KODRA E PINJESHIT, FUSHA DHE TYRBJA E HARAPIT
Ulqin: KODRA E PINJESHIT, FUSHA DHE TYRBJA E HARAPIT

Mbi pyllin e Pishave ndodhet kodra e Pinjeshit, me pamje të mrekullueshme në det dhe Kalanë e Ulqinit. Në Ulqin për shekuj me radhë kanë jetuar zezakët të cilët i sollën këtu kusarët dhe detarët e Ulqinit

Ljubitelji kazino igara će ovog puta biti u teškoj situaciji!
Ljubitelji kazino igara će ovog puta biti u teškoj situaciji!

Sigurni smo da je veoma mali broj ljudi na svijetu koji nisu čuli za mega popularnu kazino igru koja nosi ime Aviator! Bilo da ste ljubitelji online kazina, ili ne, pomenuta igra je “zarazila” cijeli svijet,

CEDIS: TË HËNËN DHE TË MARTËN PA RRYMË NJË PJESË E ULQINIT
CEDIS: TË HËNËN DHE TË MARTËN PA RRYMË NJË PJESË E ULQINIT

Nga Sistemi Malazez i Elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të hënën dhe të martën, më 6 dhe 7 dhjetor, në periudhën prej orës 08 deri në 15, pa energji elektrike do të jenë vendbanimet

Gjeka: KRIVOKAPIQ HUMBI BESIMIN, SA MË PARË TË JAP DORËHEQJEN
Gjeka: KRIVOKAPIQ HUMBI BESIMIN, SA MË PARË TË JAP DORËHEQJEN

Kryetari i Partisë Demokratike dhe deputeti në Kuvendin e Malit të Zi Fatmir Gjeka deklaroi se kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq duhet të jap dorëheqjen. „Ai nuk është në lartësinë e detyrës,

Kuvendi i Malit të Zi: DO TË HETOHET “AFERA MOZHUR”
Kuvendi i Malit të Zi: DO TË HETOHET “AFERA MOZHUR”

Nënkryetarja e Kuvendit të Malit të Zi Branka Boshnjak paralajmëroi inicimin e hetimit parlamentar dhe formimin e këshillit anketues për aferën “Mozhur”. Boshnjak e deklaroi këtë gjë gjatë takimit me djalin