Proverbi romak thot se “të gjithë rrugët çojnë në Romë”, kurse realiteti i sotëm politiko-social thot se ”të gjitha arritjet e fundit çojnë deri tek një adresë”
Thënia e vjetër “Të gjithë rrugët çojnë në Romë” tregon qartë një nga aftësitë e mëdha të Romakëve, që kanë krijuar një sistem të gjerë dhe kompleks rrugor, që u mundësoi të lehtësojnë dhe në përputhje me rrethanat, të inkurajojnë udhëtimet dhe bizneset. Rrugët ishin një mjet i rëndësishëm i qytetërimit dhe romanizimit, si dhe boshti kryesor dhe i domosdoshëm për kohezionin politik dhe administrativ të Perandorisë.
Pas sundimit tridekadësh të një sistemi në Malin e Zi, i cili gjithnjë në frymën tradicionale ndante Malin e Zi ne dy kampe politike, subjekti politik URA, pas zgjedhjeve te gushit 2020 dhe pozites së saj të gamechanger-it, ne krye me ulqinakun tonë vizionar Dritan Abazoviq, sjell vlerën e re. Forcat të cilat politikisht u mposhtën, tani janë në rënie të lirë. Këte e tregojnë të gjitha hulumtimet relevante, madje edhe në rënie shumë te madhe është edhe ajo me të cilën më së shumti frikësoheshin popujt pakicë.
Dhe, triumfi më i madh qëndron – ata forca tani kanë ardhur në politikën e URA-së. Goja e tyre është plotë pajtim, ekonomi, projekte, investime etj. Brenda natës u harrua retorika se shtetit i kanoset rrezik nga armiq të ndryshëm. Dritani me URA-ën e ndezi kandilin e lirisë, shkruajti historinë e re, besimin në një të nesërme më të mirë të afërt. I bindi të rinjët se nuk ka nevoj për të ikur nga këtu. I bindi të madhe të vogël – theu mitin që i ‘gjati’, personifikimi i moszhvillimit te Ulqinit, është i pamposhtur, siç besohej deri para tre vitesh.
Ulqinin tani e pret një “bum i madh” investimesh dhe një lidhje rajonale, që do të sigurojë mirëqenie më të madhe dhe lidhje njerëzish në dobi të ndërsjelltë. Mesazhi i fuqishëm që jepet është ai, se puna e përkushtueshme dhe e ndershme herdokudo jep fryte dhe se nuk duhet të dorzohemi kurrë! Përqindjet janë të ndryshueshme kurse ideja rron përherë.