Gazsjellësi Trans Adriatik (Trans Adriatic Pipline) është tubacion i gjatë 520 km i cili do të transportojë gazin natyror nga Azerbajxhani, nëpër Turqi, Greqi, Shqipëri dhe Adriatik deri në Italinë jugore, dhe më tej në Evropën perëndimore, do të kalojë edhe nëpër territorin e komunës së Ulqinit.
Sipas propozimit të Qeverisë së Malit të Zi, gazsjellësi në këtë shtet do të hyjë në fushën e Anës së Malit dhe pastaj të vazhdojë drejt Tivarit, pastaj rrugës nënujore deri në Llushticë, duke vazhduar nën det deri në Kroaci.
Sipas vlerësimeve të mëparshme, me kalimin e Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP-IAP) nëpër territorin tonë, Mali i Zi në bazë të taksës së transitit do të përfitojë rreth 21 milion euro.
Projekti TAP IAP duhet të përfundojë në vitin 2018.