Gëzim Ibroçi: I LINDUR FAJTOR

Në pa mundësi të bëj më shumë për momentin të kërkoj falje biri im, bile po të kërkoj falje publike.

Ti linde dhe u rrite, fillove shkollën por jo i barabarte me moshatarët e tu, linde me faj si duket, edhe pse autokton ne tokën tënde, ti linde me fajin që linde shqiptar.
Ti nuk konsiderohej i barabarte me moshatarët e tu, që në vegjëli ti po shkelej dhe po ofendohej po mëson nga librat që nuk janë për ty.
Fillove shkollën por jo i barabarte, fillimisht biri im ti paguan librat më shtrenjtë, vetëm pse po mëson në gjuhën amtare, i ndëshkuar pse je shqiptar!
Biri im, në ato libra që ti i paguan më shtrenjtë se moshatarët e tu të kombësisë tjetër gjen ofendimet e rezervuara për ty që në vegjëli.
Në vend të shembujve me emrat si Genc, Kreshnik e Petrit, Teuta apo Yllëza ti i gjen emrat që vështir i shqipton si Davori, Ivani, Natasha apo Danijella.AbetarjaBiri im, derisa moshatarët e tu që nuk janë shqiptar mësojnë nga libra, ti mëson nga përkthime.
Jo vetëm përkthime por tekste qe ofendojnë biri im, tek libri i muzikës të ofrohen këngët e komshinjve bile edhe në shkronjat që ti nuk i kupton, derisa këngën e tona do ti mësojmë te shpija.
Në shkollë ti mëson më shumë për të tjerët sesa për veten , për kombin tënd për at çfarë je.
Sa turp më vjen biri im që për momentin nuk mund ta ndryshoj këtë situatë përveç të të kërkoj ndjesë.
Derisa te dajt e tu biri im në Preshevë protestojnë dhe duan librat e shtetin amë të mësojnë si shqiptar ashtu si edhe janë , këtu biri im që në vegjëli të edukojnë se si duhet të aprovosh dhe të pranosh gjithçka , duhet të robërohej, të vrasësh shpirtin e lirë që kundërshton padrejtësinë.
Biri im ty po të kërkoj falje unë por….. mendoj që ka edhe tjerë që të detyrohen ty dhe shokëve të tu një kërkim falje e pakta dhe ngritje zëri ndaj këtij turpi, ndaj kësaj pa drejtësie.
Pyes publikisht institucionin që sipas meje duhet të të ndihmoj ty dhe shokëve të tu që duan në vendin e tyre të shkollohen shqip si shqiptar.
Pyes kryetarin e Këshillit Kombëtar të shqiptarëve Genci Nimanbegu, deri kur nxënësit shqiptar do torturohen me këto përkthime, deri kur do ofendohen në këtë mënyrë?
Ju zotërinj politikan që nga futja e sistemit shumëpartiak që kërkuat votën dhe besimin e popullit dhe qe jua dhamë, çfarë betë dhe çfarë po bëni për fëmijët tanë , duke mos dashur të ju përmend emrat veç e veç publikisht ju pyes , a ju keni borxh të paktën të ju kërkoni falje nxënësve shqiptar ?
Publikisht pyes edhe institucionet e shtetit amë Shqipërisë a e dinë se si u shkollohen shqiptarët në mal të zi, apo informacionet për ne i merrni nga Podgorica zyrtare ?!!
I nderuar kryeministër Gjukanoviq dhe ju ministra në qeverinë e Malit te Zi, pyes si qytetar i shtetit të Malit të Zi, përse fëmijët e mi nuk janë të barabartë me tuajt?
Si nxënës shqiptar, si popull autokton në vendin e vet që nga klasa e pare si të obligueshme mësojnë gjuhën malazeze, përse u dashka që përpara këngëve të veta ti mësojnë të huajat, në vend të emrave të tyre të përdorin emrat e komshinjve, përse nuk u mundësohet shkollimi si shqiptar , a nuk ju krijon edhe ju kënaqësi që fëmijët të jenë të barabartë , pa marrë parasysh ngjyrat, fenë dhe kombësinë ?!! (FB)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit
Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit

  Promovimi i dy librave të njohur, të autorit Adriatik Kelmendi, do bëhet në hapësirat e Muzeut të Ulqinit, të premten nga ora 20:30, në Kalanë e Ulqinit. Këtë e bëri të ditur vet drejtori i Klan

Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË
Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË

Mbrëmë rreth orës 19:30 policia ka ndaluar veturën në Kodra dhe ka kontrolluar shoferin P.P. (42) nga Tivari, është bërë e ditur nga Drejtoria e policisë. “Aty është gjetur një pako PVC me lëndë narkotike

Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT
Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT

Nga e martja do të ketë zbritje të re në të gjitha llojet e karburanteve nga nëntë deri në 12 cent në pompa, shkruajnë mediat. Eurosuper 98 do të kushtojë 1.39 euro, Eurosuper 95 do të kushtojë 1.35 euro,

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do