Gj.Gjonaj: Kolë Zagreda sjell 10.000 dollarë ndihmë në Kumanovë

Kole Zagreda - KumanoveMërgimtarët nga fshati Reç dhe Qurkaj të Komunës së Ulqinit , Kolë Zagreda dhe Azem Zeka më 9 qershor 2015 vizituan Lagjen e Trimave  në Kumanovë, ku forcat policore maqedonase më datë 9 dhe 1o maj të këtij viti brenda 28 orësh zmbrapsën një grup të armatosur. Ai me këtë rast solli 10.ooo dollarë të cilët i ka  grumbulluar  vullnetarishtbashkë me disa shokë të tij bashkatdhetarë bamirës në Nju-Jork. Ata me këtë vepër konkrete treguan dhe dëshmuan anën humanitare dhe shpirtin fisnik e bujar.

“Pas shumë skemave trishtuese, tronditëse e të tmerrshme që pamë  dhe lexuam në media dhe deklaratave rrënqethëse të familjarëve të Kumanovës, që humbën më të afërmit e tyre, që gjenden në burgjet e Maqedonisë, dhe të atyre që mbetën pa shtëpi dhe u shpërngulën tek familjarët dhe miqtë, kam marrë iniciativë, që së bashku me disa  shokë të mi fisnik të japim kontributin tonë modest, duke u solidarizuar me nevojat, hallet dhe shqetësimet e vëllezërve tanë, me familjet e dëmtuara shqiptare në Lagjen e Trimave në qytetin e Kumanovës”, thotë Zagreda dhe apelon tek njerëzit vullnetmirë dhe shoqatat  bamirëse  e humanitare t’i ndihmojnë shqiptarët e Kumanovës për të   tejkaluar atë tmerr dhe ato monstra që i përjetuan.

Zagreda  gjatë kësaj vizite njëditore Lagjes së Trimave në Kumanovë u takua me përfaëqsuesit e kësaj lagjeje, të cilët e njoftuan me  pasojat e rënda dhe tragjike  të këtij aksioni policor në  këtë qytet   dhe e falënderuan për ndihmën e dhënë vullnetare.

“Ajo çka pashë në Kumanovë është shumë e dhimbshme dhe shokuese. Shtëpi të djegura, të bëra shkrumb, kulla të rrënuara, të shkatërruara, të dëmtuara, që të çojnë mallin e kullave të Jasharajve në Prekaz të Kosovës. Ajo që në fokus të veçantë vërejtëm edhe nga rrëfimet e njerëzve ishte diskriminimi që i bëhej popullit shqiptarë të Kumanovës karshi popullit maqedon. Shqiptarët me të cilët biseduam  edhe përkundër të gjitha traumave që përjetuan  flisnin me plot krenari e buzëqeshje për hallet e tyre të bindur se nuk ka forcë policore e cila do t’i shpërngulë ata nga  qyteti i tyre Kumanova dhe se do të vazhdojnë ti ruajnë vatrat e tyre stërgjyshore dhe traditën e lashtë shqiptare.”, pohon Zagreda. Ai shprehet i bindur se dëmet materiale edhe mund të kompensohen, por jo dëmet shpirtërore dhe besimi i thyer dhe i humbur i kumanovarëve ndaj shtetit dhe ndaj institucioneve të këtij shteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi