Gj.Pepgjoni: REVISTA BUZUKU VAZHDON TË BOTOHET NË KONCEPTIN E RI

BuzukuPas regjistrimeve të nevojshme dhe sygjerimeve që i kishin prej Institucioneve që merren me kulturen shqipëtare, shoqata vendosi konceptin e ri të botimit të Buzukut me formimin e Këshillit konsultues  dhe redaksisë së re. Gjër më tani kemi botuar 46 numëra.  Jemi krenarë që në krye të Këshillit konsulltusë të Revistës Buzuku është profesori eminent Ardian Marashi, si dhe fytyra më të njohura që merren me hulumtimet e kulturës shqiptare. Ky organ është i përkohëshem derisa të profilohet forma e re e kësaj reviste.

Poashtu redaktorë kemi prof.Bahri Briskun i cili është ekspert në laminë e kultures dhe të letërsisë por edhe me prejardhje prej  këtyre trevave ku merret Buzuku. Në redaksi kemi profile të ndryshme e që është organ i përhershëm me fytyra të njohura të cilët kanë doktoruar në Univerzitetet Austrijake ku siç pohojnë ata gjenden dokumentet më reale në periudhen e formimit të vetdijes kombëtare për popullin shqiptarë. Këto dokumente do të ndikojnë në ndrimin e disa fakteve historike dhe nuk janë në përputhje me historinë siç e kemi mësuar ne. Buzuku gradualisht do të merret me publikimin e këtyre dokumenteve.

Kemi nderin që para disa kohësh për Kryetar  nderi të redaksisë kemi akademik Mark Krasniqin i cili edhe pse në moshën mbi 90 vjeçare ka vullnet dhe forcë të na ndihmojë. Poashtu duhet të cekim se kishte dëshirë të jetë anëtar i Këshillit konsulltusë edhe akademik Aleskander Stipçeviqi, mirëpo me e-mailin që na njoftoj se  me keqardhje konstatoj se për shkaqe shëndetsore nuk mund të marrë pjesë. Ai na përkrahi dhe na uroj punë të mbarë. Jemi në konsullëtime që prej arbreshëve të Zarës të kemi përfaqësuesin i cili merret me këtë lëmi.

Në periudhen e ardhshme në kuadër të shoqatës për këtë lëmi do të angazhohet Asosacaioni i intelektualve në Mal të Zi ku poashtu siç e kemi njoftuar publikun ka mjaft fytyra të njohura të kulturës shqiptare në Mal të Zi. Në të ardhmen në kuadër të saj do të shqyrtohen problemet kulturore, por jo politike, për vlerat e pazbuluara të Pellgut veriperendimor të Liqenit të Shkodrës.

Besojmë se puna kolektive në çdo lami jep rezultate por presim edhe përkrahjen e institucioneve politike në Mal të Zi, posaçërisht ato shqiptare, siç e kemi përkrahjen e diaspores shqiptare. Në kohën që vjen do të merremi me elementet e tradites dhe kultures Shestanashe në territorin e Tivarit, posaçërisht disa fakte historike  në Rotacin e Tivarit. Do të bëjmë përpjekje që në baza historike dhe filologjike ti tejkalojmë ndarjet sa u takojmë Shestanit si pjesë përbërse e Krajës. Nuk shohim asnjë pengesë që veçuritë kulturore të Shestaanit të trajtohen si pjesë e posaçme. Jemi duke bërë përgaditjet për organizimin e  vazhdimit të Konferencës shkencore e cila do të merret në elementet e vlerave kulturore shestanase në teritorin e Tivarit. (Gjergj Pepgjoni, jurist)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi