Gjakonoviq: ADA HUMBI DHJETË PËR QIND NGA SIPËRFAQJA, DËMI QINDRA MIJËRA EURO

Bojan DjakonovicDrejtori i Ndërmarrjes Hoteleriko – Turistike “Riviera e Ulqinit” Bojan Gjakonoviq tha në Programin e mëngjesit në TVMZ se po vonohet një vit me marrjen e masave në Adë, si dhe që problemi duhet të ishte i pozicionuar lartë në agjendën e institucioneve shtetërore përgjegjëse.

“Jemi ku jemi, duhet të bëjmë çmos që procesin eroziv ta zvogëlojmë në masën sa më të vogël dhe të mbrojmë objektet tona në masën më të madhe”, tha Gjakonoviq.

Tashmë objektet pësuan dëm me vlerë disa qindra mijëra euro, por, siç thotë Gjakonoviq, ky dëm është më pak e rëndësishme nga fakti se ishulli humbi rreth dhjetë për qind të sipërfaqes, ose 42 hektarë siç thonë ekspertët.

“Ky është problem serioz i cili duhet të ndez të gjitha alarmet e sistemit. Ky ishull është i njohur në tërë botën dhe ndoshta është më i bukuri në Adriatik”, tha Gjakonoviq.

Sipas vlerësimit të tij, u zhdukën më shumë se 35 metër plazh, ndërsa uji depërtoi në objektet që janë në linjën e parë afër detit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do

Në kuadër te IPA Mal i Zi – Kosovë 2014-2022: Është organizuar për gazetarë vizita studimore tek përfituesit e projekteve
Në kuadër te IPA Mal i Zi – Kosovë 2014-2022: Është organizuar për gazetarë vizita studimore tek përfituesit e projekteve

Sekretarijati i përçashkët teknik i programeve ndërkufitare Mal i Zi – Shqipëri dhe Mal i Zi – Kosovë ka irgnaizuar vizitë studimore për gazetarët e medijave malazeze, gjatë së cilës kanë vizituar përfituesit

Organizata turistike: KËNGËTARËT MË TË NJOHUR TË RAJONIT TË MUZIKËS KLASIKE TË MARTEN NË KALA
Organizata turistike: KËNGËTARËT MË TË NJOHUR TË RAJONIT TË MUZIKËS KLASIKE TË MARTEN NË KALA

  Organizata Turistike e Ulqinit në bashkepunim me Komunen e Ulqinit me date 16.08.2022, organizojnëkoncert të muzikës klasike me fillim në ora 20.30 nëambijetin e muzeut të Kalasë. Bëhet fjalë për tenorët

Bulevardi Teuta: SË SHPEJTI TENDERI, ASFALTIMI NË SHTATOR
Bulevardi Teuta: SË SHPEJTI TENDERI, ASFALTIMI NË SHTATOR

Komuna e Ulqinit me mbështetjen e Drejtorisë së Punëve Publike së shpejti do të shpallë tenderin për asfaltimin e Bulevardit Teuta, mëson Portali Ul-info. Pritet që kjo punë të kryhet menjëherë pas përfundimit