Kryetari i Shoqatës për kthimin e ullishtës në Valdanos Lluka-Batko Gjakonoviq ka deklaruar se do ti dërgojë ftesë korit diplomatik në Mal të Zi të vizitojnë gjirin e Valdanosit që në vendngjarje të binden për gjendjen katastrofale të ullinjve.
“Të gjithë e kanë të qartë se vetëm pronarët e mëparshëm mund të revitalizojnë ullinjtë, të cilët për shkak të disa dekadave moskujdesje, shpesh nuk mund të shihen nga çubat dhe drunjtë”, tha ai duke theksuar se do të nevojiten vite dhe shumë mjete që ullishtat të ripërtërihen.
Sipas fjalëve të tija, prona e marrë në vitin 1978 në mënyrë mashtruese nuk është shfrytëzuar për qëllime që është marrë kështu që duhet ti kthehet pronarëve të vërtet.